Rreziku që i vjen Shqipërisë nga ‘Sulltani’ shqiptar

Rreziku që i vjen Shqipërisë nga ‘Sulltani’ shqiptar

Nga SYRI.net - 29/05/2018

Integrimi i Shqipërisë rrezikohet vetëm nga “Sulltani” shqiptar dhe bëmat e tij. Për më tepër që ky ka lidhje e marrëdhënie me një “mik shumë të ngushtë” që i do të mirën dhe të cilin ky e adhuron, por që BE e shikon me dyshime.

Lidhja e “Sulltanit” shqiptar me mikun e tij të ngushtë s’është aspak politike. Është një lidhje që ka nisur të konsolidohet pas ardhjes së tij në pushtet. Kjo lidhje e “Sulltanit” shqiptar ka marrë formën e një Vëllazërie, duke përfshirë edhe “sulltanë” të tjerë nga trojet e tjera të banuara nga shqiptarët. Kjo lidhje është shumë e ngushtë dhe e pakrahasueshme me marrëdhëniet  që “Sulltani” shqiptar ka me drejtues të vendeve të tjera, qofshin nga SHBA apo BE.

Kjo lidhje është e tillë për një “arsye shumë të fortë”: “Sulltani” shqiptar e adhuron modelin e qeverisjes së mikut të tij. Adhuron sidomos sjelljen e tij ndaj kundërshtarëve. Ëndërron fuqinë ekonomike dhe kontrollin e bizneseve sipas modelit të tij. Synon ta imitojë atë deri edhe në marifetet për të qëndruar gjatë në pushtet i vetëm. Madje do të dëshironte ta kishte atë një strofkë të sigurt nëse do të detyrohej një ditë të largohej nga vendi e të kërkonte azil.

“Sulltani” shqiptar ka bërë dhe bën gjithçka që ta ruajë dhe forcojë këtë lidhje, madje duke shpërfillur edhe qëndrimet e SHBA apo Gjermanisë.

“Sulltani” shqiptar i ka bërë mikut të tij vizita private, pa pritur të legjitimohej dhe ka qëndruar si “vllam” në rezidencën e tij.

“Sulltani” shqiptar është ftuar dhe ka marrë pjesë edhe në evente të rëndësishme familjare, përfshi edhe në dasmën e vajzës së mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar, e ka shpallur vendin e mikut të tij, për herë të parë, partner strategjik, njëlloj si SHBA, madje duke shkuar edhe më larg me premtimin për të pasur në cdo ministri këshilltarë prej vendit të tij.

“Sulltani” shqiptar i mban lidhjet me mikun e tij përmes një ambasadori personal, njeriu shumë të “besuar” që i ka mbajtur financat dhe ka mbikëqyrur “pastrimin e parave” të tij.

“Sulltani” shqiptar për shkak të lidhjeve të forta është përplasur me Presidentin e SHBA, Trump, për t’ju bindur vullneteve dhe interesave të mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar i ka premtuar mikut të tij dhe me shumë gjasa ka vepruar sipas kërkesës së tij për të ekstraduar disa nga armiqtë e mikut të tij, të cilët miku i tij mezi pret ti burgosë.

“Sulltani” shqiptar ka marrë nga miku i tij një dhuratë prej 30 milion dollarë për ndërtimin e Xhamisë më të madhe në Ballkan.

“Sulltani” shqiptar ka biseduar shpesh me mikun e tij në mënyrë ilegale për shumë çështje të cilat nuk ka dijeni asnjë zyrtar tjetër i shtetit shqiptar. Madje thuhet se në disa nga këto bisedime ilegale janë marrë këshilla për qëndrimin e “Sulltanit” shqiptar ndaj shteteve fqinje apo partnerëve kryesorë.

“Sulltani” shqiptar për shkak të këtyre marrëdhënieve ilegale me mikun e tij ka krijuar shumë dyshime te partnerët strategjikë për rolin dhe ndikimin që ai ka mbi Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

“Sulltani” shqiptar duket se është i vendosur ta lidhë fatin dhe fundin e tij me mikun e tij, sepse ndjehet më i sigurt së bashku me të si gjatë “mbretërimit” por edhe pas tij nëse do të paraqitej nevoja.

“Sulltani” shqiptar, për të gjithë këto arsye është gati të sfidojë apo të shpërfillë çdo këshillë që do ti mund ti vinte nga SHBA apo Gjermania që do të stigmatizonte lidhjen e tij të ngushtë me mikun e tij, pavarësisht se në biseda konfidenciale me ndonjë ndërmjetës të fuqishëm mundet ta shesë edhe mikun e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp31/05/2018 14:42

Benca, do ta botoj vete adresen e emailit dhe kush jam une por do ishte mire qe te njejten gje ta beje edhe per vete.Une autorizoj syri.net qe ta publikoj qe sot te dhenat e mija por me kushte qe ato te publikohen edhe per ty, pasi edhe ti ta autorizosh syri. net qe te publikoj edhe te dhenat e tua.Behu me aktiv ne kete portal dhe jo vetem kur te thone te me sulmosh mua personalisht dhe te me fyesh.Sa here qe takohemi nuk me bene ndonji vrejtje per antiamerikanizmin qe demostrokam ngaqe ti e di qe une nuk jam nji i tille.

Benca30/05/2018 16:52

O tepelenas i Krasit, ti je nje kriptokomunist qe mund te besh komente te media komuniste e Mero Gelbazes dhe Dita sigurimse e pinjolleve te diktatures, qe ne fakt jane bere streha e antiamerikanizmit dhe komunisteve qe mezi presin te shkaterrohet SHBA. O tepelenas i Krasit ti vjen te syri net se te hapet por ti si kriptokomunist e paske te hapur deren edhe te mediat e komunisteve dhe sigurimsave. Pra a e kupton dallimin dhe kjo eshte nje arsye qe ti si kryekomuniist e sigurims sduhet te pjerrdhesh e dhjesesh ne perendim pasi ke ngerene mut te komunistet e sigurmisat. Heren tjeter, do te nxjerr emrin e vertete dhe adresen e emailit qe kujton se e ke fshehur, prandaj kut te vish ne perendim te syri.net eja me uturak me vete dhe me helmete, perndryshe do te ngopesh me ate qe ke ngrene.

krasasi tp30/05/2018 12:48

Benca,edhe mund te komentoja, edhe te Tema, edhe te Dita, pasi per shume gjera mund te ndaj shqetesime dhe pikepamje te njejta. por per hire te se vertetes nuk kam postuar komente atje. Falenderoj syri.net qe i kalon komentet,qe do te thote se eshte nje portal i hapur per shume pikpamje ,jo se i pelqejne apo i vleresojne per permbajtjen.Gjithsesi i kalojne ndoshta edhe pa u thelluar, sepse e dine qe e kane nje filter .Sa here qe komentet stonojne nderhyn Benca per ti modifikuar.

Gladiator.30/05/2018 12:25

Edhe në Europe do të hyjmë,edhe barë do të hamë edhe drogë do shpërndajmë.
Rrofte ''Demokracia''.

Ceni30/05/2018 08:47

Me sa shihet paskerkan ngelur akoma Turkoshake ne Shqiperi. Stambolli qe nga koha e pushtimit nga barbaret ,as ka qene e as do te jete ndonjehere Europe. Ketu ne France ku jetojme , kur duan te thone "Injorance" perdorin djalen "Turqi".

Y30/05/2018 07:40

Tuneli u ndertua me taksat tona ai vjen vetem per interesa te veta se firma turke fitoi miljona me ate rruge dhe ndoshta ishte neglizhenca e asaj firme qe u vodhen miljona...pra ardhja ne inagurim vetem atij i ka hyre ne pune per tr marre disa vota me shume ne turqi....

luma 29/05/2018 23:35

Por , sulltanit te anadollit kartmonedha e tij turke TL ka nisur ti zhvlersohej . Dita dites ajo po devalvon dhe , deri sa dje ishte
1 € = 2.5 TL , me vone shkoi ne 3.5 TL , e ne 5 TL kurse sot , sot 1 € = 10 TL
Edhe Dinari jugosllav keshtu filloi te devalvoje ne kohen e Millosheviqit , vazhdoi me luftra te pergjakeshme ne Slloveni me 1991 , Kroaci , Bosnje dhe perfundoi ne Kosove me 1999 dhe vdekjen kjlinike te ish Jugosllavise . Keshtu , sulltani i anadollit dhe sulltanet e vegjel shqiptar ne te ia vejne gishtin kokes dhe ne te kujtojne kete fakt se a eshte ma mire te kapen per dega dhe " ta djegin nji shpi ,per ta pjekur nji buke " apo , te kapen per trungun e forte te listit ...!

Bela29/05/2018 22:40

Me kujtohen vitet e zise 90, kur ne Turqi u jepnin tregtareve te pare shqiptare mall pa lek, ne emer te vllazerise..faleminderit popullit mik turk

Benca29/05/2018 22:08

O Tepelenas i Krahesit qe as kupton dhe as lexon. Lexo shkrimin me kujdes dhe mend ne koke.
Ne kete shkrim nuk analizohet Turqia dhe Erdogani, por Sulltani Ervin.
Shqiperia ka partner kryesor SHBA sepse ekzistenca dhe siguria e saj lidhen me SHBA. Prandaj kete partner kryesor duhet ta respektoje para cilitod vendi tjeter. Nesi ti mendon ndryshe ose je Turkoshak ose je komunist.
A e di ti se Erdogan ka vene kusht per financimin e xhamise heqjen e kryetarit te Komunitetit Mysliman gje qe eshte nderhyrje ne punet e brendshme te vendit, apo ty s'te ben pershtypje dhe nese kjo eshte e vertete atehere ti je nje turkoshak medioker.

Integrimi i Turqise ne BE nuk varet as nga ti dhe as nga Rama por nga vendet e BE dhe kjo gje duket se nuk do te ndodhe. Degjo se cfare thuhet o turkoshak ne SHBA, Gjermani, France per Erdoganin qe Rames keto kohet e fundit sja mban prapanica ta takoje nga frika.

O krric tepelenas, lexo se cthote Krichbaum, njeriu me i afert i Merkel dhe presidenti francez qe per shkak te Tahirit, Xhafj, Rames, Termet Pecit dhe tendin o turkoshak, Shqiperise nuk do ti hapen negociatat.

Dhe mos u sorrollat neper blloqe sa te gazeta e Mero Gelbazes te Dita e pisave dhe pastja vjen e na qelb edhe te syri.net

krasasi tp29/05/2018 20:58

Turqija eshte nje vend mik dhe Erdogan nje udheheqes vizionar.Ngritja e xhamise ne Tirane i ben nder edhe Kryeministrit edhe Erdoganit.Si ishte me mire qe Bajram qytetaret te faleshin ne shesh.Kush na mburrte.Turqija eshte Stamboll,dhe Stambolli prej me shume se dy shekuj eshte Europe.Toleranca fetare eshte nje vlere qe i ka rrenjet nga Stambolli.Turqija eshte nje shtet shekullarist , ku besimi dhe traditat respektohen, dhe ku grushtet e shtetit denohen dhe ku shqiptaret nderohen.Ne Gjermani ka mbi 3 miljon turq qe jane integruar ne shoqerine gjermane dhe nuk kane krijuar probleme.Integrimi i Turqise ne BE eshte e shendetshme per te dy palet, nderkohe qe Turqija duhet te rishikoj disa probleme qe lidhen me te drejtat dhe lirite themelore te njeriut.Nuk eshte nevoja ti theksojme se te gjithe i dine ,se si keto te drejta te pakicave ne vende te tjera te BE respekton qofte ne arsim, ne aspekte te pluralizmit fetar, te respektimit te gjuhes etj.Nuk jam as avokat i Erdoganit dhe as i Kryeministrit se nuk ma ka nevojen njeri dhe as jam i zoti ta beje kete, por nese bashkepunimi me Turqine dhe xhamija na qenkan pengesa per integrimin ne BE, e keni gabim.Pamvaresisht retorikave, celja e negociatave me BE eshte i sigurt.Te gjitha forcat politike ne vend, kane dhene dakortesine .Bashkepunimi ne komisione dhe ne parlament ,dhe implementimi i reformave duhet te vazhdoj.

X29/05/2018 19:59

Po kur vinte sulltoni per te inaguru tunelin e kalimashit ishte burri mir apo i keq.

Shto koment

Denonco