Miniera e vdekjes

Miniera e vdekjes

Nga Klodian Tomorri - 29/05/2018

Me kujtohen shumë mire daljet publike te deputetëve socialiste kur ishin në opozitë, sa herë që në minierën e Bulqizës ndodhte aksident. Me tone të ndjera për minatorët që humbnin jetën, por tone zemërimi ndaj qeverisë së Sali Berishës ata kërkonin drejtësi.

Dhe bënin mirë.

Atëherë disa nga ata deputetë i kam ndihmuar edhe vetë me materiale dhe dokumente që tregonin se si ishin favorizuar investitorët në kurriz të punonjësve. Se si bizneset që shfrytëzonin minierat privatizonin fitimet e pasurisë publike, por nuk respektonin planin e detyrueshëm të investimeve as për minierën as për kushtet e sigurisë në punë.

Kohët ndryshuan për të gjithë, por në kahe të kundërta.

Për deputetët socialistë ndryshuan për mirë. Ata u bene ministra, shtinë duart në pasuritë e vendit. Për minatorët, ndryshuan për keq.

Në 6 muajt e fundit, në minierat e Bulqizës kanë ndodhur aksidente thuajse çdo jave me një ritëm të paprecedentë ndonjëherë më parë. Por tonet e deputeteve socialistë, nuk janë më të ndjera dhe as të zemëruara. Ato janë bërë të heshtura. Deri diku kjo është e kuptueshme. Ky është ai rasti kur hesht njeriu, por flet paraja.

Ajo që nuk kuptoj dot është heshtja e opozitës. Pse nuk flet opozita? Jo me tone të ndjera dhe të zemëruara si socialistët dikur se ndoshta është shume. Por të paktën të pyesë.

Pse vriten minatorët?

Por me sa duket opozita nuk flet dot. Arsyen nuk e dimë, por nuk e kemi të vështirë ta marrim me mend. Kur flet paraja, njerëzit heshtin.

John Adams dikur tha: Kur pushteti ekonomik përqendrohet në pak duar atëherë edhe pushteti politik shkon pikërisht tek ato duar.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp29/05/2018 15:53

Ndjese nese gaboj per vitin por ndoshta ishte viti 2012 kur jo me shume se 100 minatore nga Bulqiza ja behen para ish lulishtes dhe ish PD.Te dyja sot kane ndryshuar identitet, per t'ja lene "trashegimnine" Toptanit.100 minator te lodhur ,te drobitur ngaqe kishin disa dite qe e spostonin "miniprotesten" sa nga Kryeministrija ne Presidence, sa nga Kryesija e Kuvendit, te Parlamenti.Duke mos qene as bulqizakas dhe as ish minator, mendova se nuk kam asnji motiv ti bashkohem kesaj proteste.Po mendoja mire une, po matianet e tiranizuar pse nuk solidarizohen me bashke patriotet.Po sindikatat e tjera ku jane?.Po opozita qe ne parlament e"kosite" me fjale mazhorancen ,ku eshte keto dite?.Te vetmit qe u solidarizuan me keta minatore ishin disa qytetar te ulur jashte lokalit.Ata ofruan nga nje shishe me uje per minatoret.Qe ne ato momente dhe me pas me ka brejtur dyshimi i arsyshem se , askush nuk leviz pervec minatoreve nga qe mazhoranca dhe opozita jane bashke."Pas ferres se vogel, fshihet lepuri i madh".Ata minatore te Bulqizes mund te vihen ne balle te nje proteste dhe tu prijne te gjithe atyre qe, pa qene as filozof dhe as ekonomist te shquar si J.Adams dhe as gazetar si Z.Tomorri, e dine shume mire se ne disa kilometra katror, ne nje fushe te rrethuar me male, mazhorancat dhe opozitat e kohes dhe partneret e tyre jashte, kane ndare miliarda .Nji cope Bulqize atje, nje cope ketu, e nje cope atje tej, shume copa bejne te teren.E cfare ka ngelur nga e tera?.Vetingu pas gjykatseve dhe prokuroreve, duhet te vazhdoj se pari, me te gjithe ata qe kane shkelur qofte edhe nje here ne Bulqize.(e kam fjalen per vellezerit M-O te radhes.

Shto koment

Denonco