Ëndrra për pak dhunë që nuk i doli Edi Ramës

Ëndrra për pak dhunë që nuk i doli Edi Ramës

Nga Patrik Sadikaj - 28/05/2018

Nuk dua të zgjedh fjalë të ndërlikuara për të thënë dy fjalë për protestën e opozitës të shtunën që sapo lamë pas.

Askush më shumë se Edi Rama nuk e ëndërronte një gur të vetëm mbi qeverinë apo ministrinë e brendshme. Po e priste me duart hapur që ta kapte me të dyja duart e të ia kthente kokës Partisë Demokratike. Nuk e pati dhe kjo i dhemb më shumë sesa ai gur ta kishte goditur në kokë, atje strukur maleve të Skraparit.

E gjithë shpresa e tij, si gjithmonë ishte dhuna. Nëse demokratët do të shkonin më tej se protesta paqësore europiane ai do të ishte sot “gjeli majë plehu” që do të trumbetonte fitoren më të madhe politike: inkriminimin e opozitës dhe mbështetësve të saj. Kjo do të ishte arma më e fortë që do ti jepnim në këtë moment ku ai është më i ç’armatosur se kurrë.

Me sigurinë se negociatat ka më shumë mundësi të mos hapen, Edi Rama do të shpëtonte nga përgjegjësia e mos arritjes së të vetmit objektiv integrues të Shqipërisë. Ai gur do të ishte mjeti me të cilin ai dhe qeveria e tij do të hidhte themelin e një muri balte ndaj shqiptarëve opozitarë dhe të PD si shkaktarët e mos hapjes së negociatave. Tani nuk ka më me çfarë të mbrohet. Ai dhe qeveria e tij janë shkaktarët e mos hapjes së negociatave. Protesta e opozitës ishte zhgënjyese për të. Ajo ishte europiane, e drejtuar nga një lider europian që e thotë pa droje se kërkon të jetë një lider normal për të ndërtuar një vend normal europian.

Duke falënderuar “ata që nuk dolën” në protestë, ERTV shpreh dhimbjen për faktin se ata që dolën nuk i dhanë frymëmarrjen që ai priste për të shtyrë edhe pak përrallat me armiq imagjinarë brenda dhe jashtë vendit. Madje jo vetëm që u ndje keq, për gurin e munguar, por që të merrte këtë ishte I pari që e provokoi këtë duke derdhur shkopa gome mbi kokën e një gazetari opozitar. por edhe në këtë rast nuk e gjeti atë që kërkoi.

Tani s’ka më asgjë me të cilën të kapet për të shpëtuar nga vorbulla ku e ka future vendin. Negociatat nuk hapen jo se protestoi opozita, por se mbarë bota e sheh se ku flet lepuri. Tashmë BE e ka kuptuar se qeveria është fajtorja dhe prodhuesja e të gjithë arsyeve që nuk e lejojnë shumicën e vendeve europiane që të mos japin viston e negociatave. Ai priste vetëm gurin që të binte në oborrin e tij, ndërsa në fjalimet e tij të gjata e boshe ishte shkruar pjesa ku gishti drejtohej tek PD dhe opozita si shkaku. Tani ai duhet ta grisë këtë fjalim e të gjejë të vërtetën për t’u thënë shqiptarëve dhe të botës.

Vetëm e vërteta është rruga e shpëtimit. Guri që pret nuk është kurrsesi shansi që opozita europiane e shqiptarëve i jep një qeverie që fatin e ka lidhur me krimin e drogën. Armiqtë e vërtetë janë ata që Rama nuk i sheh dot brenda radhëve të vetë dhe që po e damkosin këtë vend çdo ditë e më shumë para BE-së e jo vetëm. Edhe sikur dy ministrat e brendshëm të mos kishin asnjë lidhje me ato për të cilat akuzohen, mjafton që të jenë të përfolur dhe për një dashnor të Europës të tregonte dashurinë e tij për integrimin e t’i largonte si pengesë nga rrugë e negociatave. Sot pengesa janë ata, jo Lulzim Basha që i largon njerëzit nga rruga e dhunës që nuk është e nuk do të jetë kurrë rruga e Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

ONKEZMI29/05/2018 18:17

SHQIPTAREVE U PELQEN DHUNA,QE BEN BERISHA DHE RAMA.GEZOJNE KUR IKEN NJE DHUNUES DHE VJEN NJE TJETER,PO ME DHUNUES.VEPRIMET E LULEZIMIT DALIN MBI PLEHRAT DHUNUESE.KUSH KA SY I SHIKON,KUSH KA VESH I DEGJON,KUSH KA MENDJE E KUPTON...

t28/05/2018 14:04

mos i beni qejfin lulit dhe mos e mbroni kot per servilizem(nuk gjej aresye tjeter).Me ate retorike gjate ketyre 2 javeve qe ka folur ai,vetem kjo pritej,sepse ai nuk parashikoi asnje strategji per protesten,ai nuk realizoi as ate qe deputete te tij e shpallen neper portale,rrethimin e kryeministrise per 3-4 dite,dhe ne kete rast po te ndodhte kjo,,dhune do te ushtronte vetem policia,dhe mendoj se kjo strategji ,do ushtronte me shume trysni ndaj qeverise per te reaguar.
Nje proteste e vogel,gazetaresh e shoqeri civile u be para ministrise te brendshme, kundra ish ministrit te brendshem te atehershem, Luan Rama,dhe ai te nesermen dha doreheqjen,kurse pprotesta si kjo e fundit duhet te kishin rrezuar qeverine ,jo me min.e brendshem,prandaj nuk justifikohet luli qe deshtoi me ate proteste.po te kishte sadopak ndergjegje,tani duhet te kishte dhene doreheqjen

Shto koment

Denonco