'Grabitësit' e Prokurorisë, dyshimet që provojnë një rrezik të madh

'Grabitësit' e Prokurorisë, dyshimet që provojnë një rrezik të madh

Nga Ylli Manjani - 28/05/2018

Nuk më bind aspak që dy fakirë, të cilët e shohin njëri-tjetrin për herë të parë në një sallë gjyqi me pranga në duar, të jenë grabitës të disa dokumentave hetimore në Prokurorinë e Durrësit.

Të dy të akuzuarit shpjeguan mjaft thjeshtë në sallën e gjyqit, se në kohën e pretenduar të grabitjes kanë qenë diku tjetër. Ata përmendën edhe persona të tjerë me të cilën kanë qenë.

E vetmja provë që flet kundër tyre janë disa gjurmë gishtash që janë gjendur në dy vende specifike.

Por askush nuk sqaron se si ato gjurmë janë vendosur aty?! Janë lënë vërtetë nga personat e akuzuar apo i ka vënë dikush tjetër? Ta zëmë nga vetë Policia e Shtetit, e cila donte se sbën një arrestim për këtë ngjarje të rëndë...

Janë disa pyetje që e tejkalojnë llogjikisht dyshimin se ata fakirë të jenë grabitësit e vërtetë.

1. Si mund të grabitet prokuroria nga dy persona që nuk njihen me njëri-tjetrin?

2. A mund të imagjinohet se të dy janë takuar “rastësisht” në vendin e grabitjes?!

3. A mund të grabitet një institucion publik që ruhet, të paktën pa dijeninë e rojes? Në të kundërt roja do ishte neutralizuar disi...

4. Si ka mundësi që gjenden gjurmë gishtash dhe jo pëllmbe? A mund të thyhet një sirtar tavoline me gishta, pra pa pëllmbë?

5. Vështirë të besohet se grabitjet të bëhen pa doreza, ndaj pyetja që ngrihet është a janë mendërisht në rregull “grabitesit”?!

6. A ka lidhje grabitja e zyrave me grabitjen e postës sekrete të po kêsaj prokurorie?

7. A mund të rrëzojnë disa gjurmë të dyshimta gishtash alibinë e të arrestuarve, të cilët provojnë se kanë qenë diku tjetër?

8. Po punonjësit e Prokurorisë a i kanë zbatuar rregullat për ruajtjen e dokumentacionit hetimor?

9. Kush janë personat që kishin dijeni për përmbajtjen e dokumentave të zhdukur?

10. Si ka mundësi që dy fakirë shkuan fiks tek dosja dhe morën vetêm aktin e ekspertimit? Si ka mundësi që ata e dinin që duhej marrë dhe serveri, kur fjalën “server” e dëgjojnë për herë të parë tani?!!

Këto pyetje meritonin përgjigje dje, por askush nuk dha asnjë hint! Dikush mund të thotë se këto pyetje do t'i sqarojë hetimi. Por, mendoj se duhet të ishin sqaruar tashmë ose s'mund të kishim arrestime. Për ndryshe llogjika fut ujë...

Ajo që kemi parë deri tani është vetëm propagandë për të fshehur realitetin.

Dje vunë gjumë opinionin duke shpallur “grabitës” dy fakirë që jo vetëm nuk e njohim njëri-tjetrin, por paskan grabitur dokumenta me vlerë hetimore që atyre nuk ju intereson!!!

Kjo është maskaradë!

Ministria e Brendshme që ka nën hyqëm edhe prokurorinë, po luan keq!

Kështu ka qenë në komunizëm...

Kujdes!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

lori28/05/2018 20:59

O Ylli pse fshiheni pas gishtit pse keni frike, a do dale ndonje burre shteti dhe te kerkoje te behet konfederate sepse keshtu nuk vazhdohet me. Kane marre pushtetin ekonomik c eshte e verteta e kane pasur qe ne kohen e PD, kane pushtetin politik mediatik dhe po deshe edhe pushtetin e bandave, atehere cila eshte zgjidhja ?!

krasasi tp 28/05/2018 15:42

Si ish minister dhe si jurist dhe konstitucionalist i njohur ,fjala juaj ka shume peshe ne perceptimin e publikut, por pse jo edhe nje ndikim ne ecurine e hetimeve.Pranija e shenjave te gishtave ne institucion eshte baze per nje dyshim te arsyshem.Cili eshte personaliteti i te arrestuarve edhe kjo ka percaktuar ne nje fare mase veprimet paraprake te prokurorise.Po nese prokurorija nuk do ndalonte te dyshuarit ,dhe porositesit do ti eleminonin fizikisht,sic ndodh rendom ne veprime mafioze?.Jo vetem ju, por edhe te tjere, do akuzonin prokurorine, por domosdo Z.Xhafaj, i cili pamvaresisht bashkepunimit qe organet policore dhe ato te prokurorise kane ,paragjykohet si "komandant i pergjithshem i prokurorise ".Ndaj ta leme prokurorine dhe organe te tjera ligj zbatuese, ta bejne detyren.

Rabbi Yehuda28/05/2018 12:08

Komiko _Tragjike
Ne vitet 50 kur diktatura ndertoi strukturat e dhunes dhe terrorit machiavelist, pak njerez dinin se cpo ndodhte. Dhe ata individe qe nga brenda diktatures nisnin te dyshonin ose te perceptoheshin si rivale potenciale, eliminoheshin. Gjithesesi, misteri i asaj periudhe magjepste si fabula e Vampirit Drakula!
Por tani, kur Banko, Magbethi, studiohen prej vitesh ne shkolle, nuk ka me magji te enigmes djallezore intelektuale. Ka nje gje mjerane qe ka mbetur si komike!
Pinjollet e diktatures gati pretendojne kuroren qeverisese te shqiperise sepse jua lane eterit, dhe ata i kane skilluar kaq mire ed sjelljet e diktatures, zhdukjen e dokumenteve, shkaterrimin e provave, deformimin e fakteve! Jane me vese si te droguarit, qe duan dozen ditore, dhe keta duan prepotencen te bejne cte duan me fatet e nje populli. Thjesht sociopate!

Shto koment

Denonco