Protesta e ndërprerë

Protesta e ndërprerë

Nga Enton Abilekaj - 27/05/2018

Kur Lulzim Basha largoi protestuesit nga përplasja në Ministrin e Brendshme, mbështetësit e opozitës nuk e fshehën zhgënjimin. U tha se ishin diplomatët e huaj që kërkuan ndërhyrjen për të qetësuar situatën. Mund të ketë qenë edhe kështu, por situata nuk ishte aq e papritur sa të habiteshin diplomatët e huaj, apo të bënte sikur nuk e dinte Basha. Përpara protestës, të gjithë drejtuesit e opozitës, deklaronin se nuk do të ketë tërheqje pa dorëheqjen e Xhafës, se protestën do ta drejtonte populli, opozita vetëm sa e organizonte. Këto paralajmërime ishin të natyrshme për atë që kishte ndodhur në më shumë se dy javë. Që nga fillimi I denoncimit të çështjes Xhafaj, me akuzat, audiopërgjimet dhe dëshmitarët, opozita përdori gjuhë të ashpër, lëshoi akuza të forta, ndërtoi një kauzë që nuk mund të përfundonte pa realizimin e kërkesës për largimin e Ministrit. Këtë mesazh e kishin marrë të gjithë, por më shumë ata që iu përgjigjën thirrjes për protestë dhe nuk largoheshin nga beteja në Ministrinë e Bredshme. Në këtë kontekst, ata që përlesheshin me forcat speciale, nuk habitën askënd.

Ai që habiti ishte Lulzim Basha, i cili bëri të kundërtën e asaj që tha për më shumë se dy javë. U tha shqiptarëve si fillim se Fatmir Xhafaj nuk esktradon vëllain e dënuar në Itali, pastaj tha se shfrytëzoi mandatin e deputetit për të të ndryshuar papritur nenin 491 të procedurës penale, që të mos lejohej ekstradimi, pastaj u tha që ai si ministër nuk e arreston për ta çuar në Itali që të vuajë dënimin, më pas doli audiopërgjimi dhe ministri u akuzua që i kishte krijuar kushtet vëllait për tu marrë me trafik droge. Kur Agron Xhafaj iku në Itali, e akuzuan Fatmirin që e kishte mundësuar këtë, për të shmangur skandalin e trafikut që doli nga audiopërgjimi. Për dy javë, këto bindën të paktën ata që ishin dje në protestë, se Fatmir Xhafaj është bashkëpunëtor në krim dhe kurrsesi nuk mund të qëndronte në krye të Ministrisë së Brendshme. Pas luftës politike në Kuvend, me bojkotimin e komisioneve dhe seancave, me deklaratat dhe spektaklet, protesta u thirr si arma e fundit për të detyruar, Xhafën të dorëhiqej, ose Ramën ta shkarkonte. Ishte vetë Basha që i ngarkoi protestës barrën e largimit të Xhafajt, si kulmim të aksionit që kishte nisur.

Retorika e ashpër politike, nxiti aksionin e ashpër të pjesëmarrësve. Dukej sikur protestuesit e kishin kuptuar mesazhin, deri kur Basha i largoi nga beteja pa realizuar qëllimin. Retorika e ashpër politike përfundoi me një aksion të vakët, të trembur, të paorganizuar. Ai që denoncoi publikisht dhe pastaj, duke akuzuar Prokurorinë mori atributet e saj duke ngritur akuzën e duke bërë pretencën dhe pastaj, duke injoruar Gjykatën dha verdiktin për dënimin e Fatmir Xhafajt, i dha vetes edhe fuqinë që ta amnistojë. E mbylli protestën, i largoi protestuesit dhe e quajti çështjen të mbyllur, i vuri kapakun zemërimit që ziente.

As nga pozita e mbështetësit dhe as nga pozita e kundërshtarit nuk mund të shpjegohet ajo që ndodhi. Nëse Xhafaj është ashtu si e tregon Basha dhe PD, nëse ai është i lidhur aq ngushtë me krimin dhe i kapur në flagrancë, nuk mund të jetë Ministër I Brendshëm, protesta nuk mund të ndalej, opozita nuk mund të merrte përgjegjësinë e bashkëjetesës me krimin. Nëse e gjithë çështja ishte konsum politik, nëse audiopërgjimi është i rremë dhe është përdorur për të nxitur një betejë pa kokë dhe pa fund, për të bërë një zhurmë për të justifikuar pushimet e verës, opozita nuk mund të marrë përgjegjësinë e çorientimin dhe destabilizimit në prag të vendimit të Këshillit Europian. Ka vetëm një mundësi që këto dy variante të bashkëjetojnë, ajo që Basha, ashtu si gjithë të tjerët përpara tij, nuk marrin asgjë seriozisht, nuk duan të bëjnë asnjë betejë, duan vetëm të mos humbasin flamurin e opozitarizmit dhe të dalin jashtë loje. Luajnë pjesën, ndërsa presin frutin e pushtetit të bjerë vet në prehrin e tyre, pavarësisht se mund të jetë i kalbur.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

edvin28/05/2018 20:19

"Kur me genjen nje here,eshte faji yt!Kur me genjen perseri,eshte faji im!"
Autori e ka pase fjalen per Lul Bashen

t28/05/2018 09:29

Llogjika jote o pr.gjithollog eshte e njejte me te rilindjes

krasasi tp28/05/2018 08:52

Shqiptaret ne gjithe historine e tyre qe nga lashtesija, por edhe ne kete te rene ,kane zhvilluar beteja minilokale ,nacionale, por edhe internacionale.Ti paragjykosh shqiptaret si nje popull pa nerv,e te nenshtruar ,e duke gjykuar nga momenti ku i kane kllaposur, trysnuar, demagogjija qe derdhet lume, nga "familjet" dhe struktura te lidhura me to, e ne funksion te interesave te tyre, eshte ne rastin me te mire injoranci, ne rastin me te keq nje cirak dhe perfitues i therrimeve qe ngelen nga sofra.Nje mengjez lutjesh, eshte nje moment meditimi dhe reflektimi per te gjithe, dhe ndoshta nuk eshte as etike dhe as morale qe te perfundoj ne nje feste cingish, aq me shume qe kemi permbyllur nje proteste, me nje kryeredaktor te sakatuar.

Doll Lili 27/05/2018 23:31

Nese audipergjimi eshte i rreme, sic e ke permendur kalimthi more zotni, Lulzimsat i pret burgu. Si orotesta e Kuksit qe e shujten plehrat e PD ashtu edhe kete here loja u be sipas rregullave te Lulit. Heren tjeter do dali vetem Luli me Luldhimsat e tij dhe oas kesaj do instalohet perfundimisht pushteti i bijve te kurvave.

Pr Gjithollogt27/05/2018 23:26

Për të kritikuar Lulin është shumë kollaj, sidomos nga ata që nuk kanë ndërmarë në jetë të vet ndonjë aksion të përmasave minilokale dhe jo më nacionale. Opozita hapi dosjet e Xhafaj-ve ndërtoj planin e vet dhe e zhvilloj aksionin deri në atë pikë ku ata donin ta zhvillonin. Ju gjithollogëve që nuk ju pëlqeu fundi i aksionit të Lulit, thërriteni popullin "trim dhe liridashës shqiptar", i cili në gjithë historinë e vet nuk ka jetuar as një ditë vërtet i lirë, rrethojeni kryeministrinë deri sa Rama të heq Xhafën dhe të fus Ballën ose derisa qeveria të kërkoj zgjedhje të parakohshme, që të grabis pas kësaj jo 74 mandate, por 93. Nuk them se Luli është kundërshtari perfekt i Ramës, por tani për tani atë kemi. Kështu që ai duhet mbështetur më të gjithë fuqitë. Në qoftë se bëni llogari, ta heqim Lulin në 2021 pastaj të përkrahim atë tjetrin në 2025, nga viti 2050 ja lëshoi Rama ndonjë çerreje të FRESHIT që do i ket ndenjur pranë në vitet e fundit.

Shto koment

Denonco