Gjaku në fytyrën e Bledi Kasmit, gjak në fytyrën e shtypit të lirë

Gjaku në fytyrën e Bledi Kasmit, gjak në fytyrën e shtypit të lirë

Nga Sali Berisha - 27/05/2018

Të dashur miq, dje, në revolten e opozitës, kriminelë me uniformë, maska dhe skafandra, me porosi të kryekriminelit Edvin Kristaq Rama, në një akt hakmarrje primitive goditën tinëzisht dhe pas shpine me shkopinj të trashë në kokë, i çanë kokën, e përgjakën dhe e rrëzuan në asfalt pa ndjenja kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike, gazetarin e njohur Bledi Kasmi.

Pas këtij krimi të shëmtuar, Rama dhe Xhafa së bashku me puthadorët në mediat e tyre mashtruan poshtërsisht duke deklaruar se gazetari dhe kryeredaktori i RD, Bledi Kasmi u qëllua me gurë nga protestuesit.

Për të larë duart si pilati me krimin e tyre politik, ata dërguan në spital narkodrejtorin e përgjithshëm të narkopolicisë Geron Veliun, i cili pafytyrësish i bën presion kirurgut që kishte vendosur dhjetë qepje në plagën në kokë të gazetarit në prani të këtij të fundit, duke i thënë se plaga nuk është shkaktuar nga goditje me shkopinj. Mjeku natyrisht hodhi poshtë në prani të gazetarit Kasmi pretendimet e tij kriminale, me të cilat Ardi Xhafa kërkonte të mbulonte krimin politik ndaj kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike!

Të dashur miq, hakmarrja e egër dhe staliniste e Edvin Kristaq Ramës, dhuna ndaj njeriut që ka qëndruar i pamposhtur në denoncimin e të gjithë veprimtarisë kriminale të Edvinit dhe qeverisë së tij, gjaku në fytyrën e Bledi Kasmit është gjak mbi fytyrën e fjalës së lirë dhe mbarë popullit opozitar që kërkon shpagim.

Ky gjak fton sot me shumë se kurrë të vazhdojmë betejën tonë dhe të flakim një minutë e më parë në koshin e plehrave Edvin Kristaq Ramën dhe pushtetin e tij të drogës dhe krimit! sb

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Qytetari i thjeshte28/05/2018 11:16

Kushdo mund te flas per lirine e shtypit por jo juve i nderuar ish...Ne vertet jemi popull dele por memorin e kemi te forte!
Megjitahte denoj cdo forme dhune, mbi kedo qe ajo shfaqet nga dora e shtetit!!!!

Ladi27/05/2018 22:38

Media e lire? me shume rrezikohet media e lire po te rrahesh nje dizajner fletepalosjesh sesa Kasmin

Shto koment

Denonco