Kontraktoni një hajdut t’ju mbyll dosjen!

Kontraktoni një hajdut t’ju mbyll dosjen!

Nga Flamur Vezaj - 24/05/2018

Në Shqipëri ka filluar një trend i ri! Zhdukja e dosjeve ose provave me ndihmën e hajdutëve! Dikur zhdukjen e provave e bënte policia, më pas duke parë se ishte biznes me leverdi filluan disa prokuror të prishin provat me metoda të ndryshme kundrejt pagesave të majme!

Por shpejt kjo metode kaloi në Gjykatë, e cila në respektim të parave të futura në Kodin e Procedurës Penale filluan të zhvlerësonin provat me procedurë! Por edhe kësaj metode i doli boja, sidomos me avancimin e teknologjisë dhe zhurmës së “Vetingut”! Tashmë gjërat kanë ndryshuar! Me emërimin e  Prokurores së Përgjithshme të Përkohëshme (që do zhbënte komandimet por që po zhytet në të njëjtin llum si paraardhësi i saj me këtë fenomen) filloi ndryshim i ri nga qyteti bregdetar i Durrësit! Fillimisht komandoi shoqen D.Prela si drejtuese të prokurorisë së Durrësit, e cila me ndihmën e shoqes tjetër po prokurore A.Jella i mbyllën “kallëzimin penal” shefes së përkohshme të Prokurorisë A.Marku !

 Në kohën e D.Prelës hajdutët e nisën me grabitjen e postës sekrete dhe u larguan në drejtim të paditur! Ditën e vjedhjes së postierit prokurorja e përkohshme e gradoi duke komanduar D.Prelën në krye të Krimeve të Rënda dhe në vend të saj komandoi shoqen tjetër A.Jella! Akoma pa u tharë boja në letrat e nisjes së procedimit për hajdutin e postës sekrete, grabitësit të orientuar me kordinata të sakta i mësyjnë zyrës së prokurorit A.Shehu, i cili mban edhe detyrën e shefit të “task forcës” kundër korrupsionit ose thënë ndryshe me modelin “Xhafa” shef i prokurorëve të operacionit në letër të quajtur “forca e ligjit”!  #Hajdutët nuk paska kursyer dosjet e piketuara, disa ekspertiza, kompjuterin e punës së prokurorit, USB-të që kanë gjetur në zyrë etj etj dhe serverin e kamerave të sigurisë duke u larguar të pashqetësuar në drejtimin e tyre! Misioni u mbyll me sukses!

 #Edhe këtë rast, prokuroria do thotë “nuk kanë vjedh gjëra me rëndësi” ama pas pak muajsh do mësoni se cilat dosje të grabitjeve të pronave, korrupsionin e zyrtarëve, tenderat e bashkisë, pasurit e personave me të kaluar kriminale,  etj, janë pushuar! Ndërsa dosjet e tjera që janë gjetur në zyrë, për pak ditë i gjeni në tregun e zi, në shitje!

 #Ja pra metoda e re e mbylljes së dosjeve me ndihmën e hajdutëve!

##

P.S. Po Policia ku ishte, nuk kishte fare informacion operative, në parandalimin e ngjarjeve të tilla të rënda? Po kush do mbaj përgjegjësi apo si gjithmonë vetëm roja i shkretë?!!!

#KUJDES_Krimet_e_Rënda_se_do_mësyjnë_hajdutet_edhe_andej#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kokepalari26/05/2018 16:46

zoti moderator, une desha te kontaktoj me gazetarin Vezaj po eshte e mundur;
kam nje pergjim te nje gjyqi ne Durres te zbardhur ku tre gjyqtaret dhe prokurori vendosin mosfillimin e çeshtjes penale per nje çeshtje trualli ku kater firma ndertimi kane ndertuar mbi truallin e nje personi qe nuk ju a ka dhene firmen.A mundet ti kaloni gazetarit adresen time mail
ju lutem?

E26/05/2018 09:23

Keto vjedhje I organizon vete shteti per te zhdukur faktet qe kane bere me tendera dhe krime . Nuk guxon kush pervec shtetit ti vjedh keto dokumenta.

gramoz25/05/2018 15:21

Do bejme shtet de more de, si lum ti popull qe na ke. Narkoshteti me breket ne fund te kembeve, i vidhet prokuroria dy here brenda dy javeve.Seriali i qeverise se llumit vazhdon.

droga25/05/2018 15:01

Të mos harojmë se pikërisht në kohën e qeverisjes Rama, në zyrat e ministrisë së mbrendëshme të Tahirit, ra "rastësisht" zjarri që dogji gjithë dokumentat sekrete të ndjekjes së krimeve. Po kësaj kohe i përket edhe rëmbimi i kompjuterëve po në ministrinë e mbrendëshme ku si personazh i dyshuar në këtë rembim, doli Spartak Braho që zëvëndësoi Tahirin si deputet..
Po dëgjoja në opinionin e Fevziut debatin për skandalin e fundit të ministrit të mbrendshëm Xhafa.
Gazetari Peza që është akuzuar për një shumë prej një milion euro të pa justifikuar, i dilte në krah Ramës e Xhafës.
Fatmir Xhafa, një piktor deputetet vlonjat, i dilte në krah adashit të tij Xhafa e kolegut Rama, duke zhurmuar gjatë gjithë kohës debatin me ulurimat se PD po mbron "babalen".
SpiroPali që u mbath mirë me para duke vjelur doganat, ulërinte gjithë kohën se protestat e opozitës bëhen për të baltosur ......... Shqipërinë e Ramës e Xhafës.
Më pëlqeu politikani e deputeti i ri i PD, Salianji që njëkohësisht investigoi më shumë se edhe gazetarët shqiptare për drogën në Shqipëri, që në pamundësi që të merte "lejen" për të folur nga Fevziu, ju a përplasi Fates e Spiropalit duke ju thënë se është normale që ju të dy, njeri që vuri mbi gomar Sknderbeun (Fatja), e tjetra që bëri gomarin Skënderbe (Eliza), që keni erdhur këtu jo për debat, por vetëm për të zhurmuar.
Jam plotësisht dakord me z. Shehi, që në diskutimin e tij, theksin e vuri në përgjegjesinë morale të ministrit Xhafa me kërkesën llogjike që ai duhet të japë dorheqje. gjë që e bëri edhe gazetari Rakipi.
Por të binte në sy se drejtuesi i debatit Fevziu, ndonëse pretendonte që debati duhet të përqendrohet tek ngjarja konkrete, fare hapur ju la kohë veçanërisht Spiropalit që vetëm të llapte me gjuhës e Ramës e të Taulant Pallës. se po të kritikoheshka Rama e Xhafa, baltoset e gjithë Shqipëria ???????

Tarasi25/05/2018 09:13

Ram e mban fjalen, tha do bejme shtet e shtet po ben, ky eshte Skenderbeu i Spirdhjopalit.

krasasi tp25/05/2018 08:07

ONM(Operacioni Nderkombetar i Monitorimit) ne kuader te Reformes ne Drejtesi, duhet te mbeshtetet edhe me nje FNS(Forca Nderkombetare e Sigurise) .Si hap i dyte te shkrihet policite private dhe institucionet e rendesise se vecante (polici, prokurori, banka, arkiva, hipoteka, institucione te sigurise kombetare, institucione shteterore dhe ato vendore etj, te jene nen ruajtje dhe mbrojtje te policise se shtetit.A qendrojne ne krye te policive private, te pa afte, te pa pergjegjegjshem ,apo te perzgjedhur dhe te licensuar nga familjet mafioze, kete dileme duhet ta zgjidhin organet e sigurise kombetare dhe qeverija.

Shto koment

Denonco