Rama mendon vetëm për pushtetin personal, as e do e as punon për integrimin e vendit

Rama mendon vetëm për pushtetin personal, as e do e as punon për integrimin e vendit

Nga Kastriot Islami - 24/05/2018

Rama ka bërë dhe bën gjithçka vetëm për pushtet personal. Gjithçka tjetër që thotë është gënjeshtër, demagogji, mashtrim.

Rama gjykon se integrimi i vendit është pengesë e madhe për forcimin pa kufi të pushtetit të tij personal. Prandaj Rama as e do dhe as punon realisht për integrimin e vendit, apo më saktë në këto momente për hapjen e negociatave.

Rama i ndodhur përballë vendimmarrjeje të BE për mos hapjen e negociatave, ndjehet në thelb shumë i lumtur që dëshira e tij anti-integrim është realizuar por ndërkohë përpiqet që të maskojë gëzimin e tij duke ja hedhur fajin të tjerëve për këtë vendim të vëndeve të BE. Në shumicën e rasteve fajin ja hedh opozitës. Jo rrallë edhe forcave ekstremiste në Europë. Disa herë edhe “deputetëve europianë të painformuar”, gjermanë apo holandezë apo disa të tjerëve të furnizuar me “baltë” nga opozita shqiptare.

Ja disa raste që tregojnë qartas përse Rama as do dhe as punon për integrimin europian:

Rama largoi mbi 20 profesorëve të laureuar në perëndim dhe që kishin mbajtur mbi shpatulla reformimin dhe modernizimin e PS dhe zëvendësimin e tyre me 20 individë me rekorde kriminale. Ky është një veprim i qëllimshëm dhe i mirëmenduar vetëm për sigurimin e pushtetit të tij personal. Ky është një veprim që tregon qartë se Rama nuk e do dhe nuk punon për integrimin në BE. Sepse individët me rekorde kriminale Rama i ka përdorur për të blerë vota dhe kërcënuar votuesit; veprime këto që i sigurojnë Ramës pushtetin personal por që janë në kontradiktë me integrimin e vëndit në BE.

Rama ka vendosur në krye të ministrisë së brendshme me lidhje familjare me trafiqet e drogës; vetëm një kryeministër që nuk dëshiron hapjen e negociatave do ti drejtohej rezervuarit të individëve me lidhje të dyshimta me trafiqet e drogës për të caktuar ministrin e brendshëm.

Rama duke menduar vetëm për zotërimin i vetëm të “tepsisë dhe timonit të pushtetit” dhe duke mos e çarë kokën fare për integrimin ideoi, realizoi dhe orkestroi strategjinë e Kultivimit masiv të Kanabisit.

Rama për të siguruar një pasuri të paligjshme, që në vitin 2013 vlerësohej nga OSBE 200 milion euro të fshehura në llogari off shore në emër të të vëllait dhe jetëgjatësi pa limit në pushtet, që nga dita e parë në Bashkinë e Tiranës ideoi dhe krijoi grupin e oligarkisë klienteliste duke u shpallur haptas kundër integrimit në bashkësinë e vlerave të vendeve europiane.

Rama duke e bazuar të gjithë drejtimin e shtetit në propagandë dhe mashtrime ideoi dhe ngriti grupin e manjatëve të medias klienteliste duke vendosur nën kontroll shumicën e medias dhe imituar në këtë mënyrë regjimet autoritare Rama i frikësuar nga ndëshkimi pas humbjes së pushtetit arriti të vendoste nën kontroll gjyqësorin për të mos ndëshkuar lidhjet e qeverisë me korrupsionin, krimin dhe trafikantët dhe për të bërë gjueti shtrigash ndaj kundërshtarëve politike; kjo është një praktikë anti-integrim që tregon se Rama as do dhe as nuk punon për hapjen e negociatave por vetëm për pushtetin e tij personal.

Rama nuk ka model as një lider europian, dhe kjo e ka shtyrë të krijojë lidhje dhe marrëdhënie personale me drejtues autoritarë nga vende që nga BE klasifikohen si rreziqe për Ballkanin Perëndimor dhe që punojnë kundër integrimit të Shqipërisë dhe BP në BE.

Të gjitha këto e kanë shtyrë opozitën të kërkojë me insistim hapjen e negociatave, ndonëse disa njerzve iu duket e çuditshme dhe demagogjike që në situatën që ndodhet Shqipëria, opozita kërkon hapjen e negociatave. Opozita kërkon me insistim hapjen e negociatave për të monitoruar Edi Ramën. Pra thënë ndryshe opozita përmes hapjes së negociatave gjykon se mund të vendosë nën darën e hekurt dhe nën presionin ndërkombëtar qeverinë e korruptuar, të lidhur me krimin e trafiqet. Opozita vlerëson se kjo do të mund të ishte “rruga e vetme e butë” për larguar nga pushteti një rregjim oligarkik e të inkriminuar dhe për të shmangur në këtë mënyrë largimin e tij përmes revoltës popullore.

Syri.net/ 24 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp 25/05/2018 20:53

Celja e negociatave eshte nje hap larg.Si shalgjate qe eshte Z.Rama do ta hedh kete hap dhe do mbrije ne kohen e duhur ne Berlin dhe Paris.

Shto koment

Denonco