Raportin e Mogherinit e ‘grisën’ Gjermania, Franca dhe Holanda

Raportin e Mogherinit e ‘grisën’ Gjermania, Franca dhe Holanda

Nga SYRI.net - 24/05/2018

Edi Rama vazhdon të mburret me raportin/rezolutën e Mogherinit për Shqipërinë. Me prezantimin e shkëlqyer që këtij raporti i bëri ambasadorja Vllahutin.

Rama s’mbron dot raportin e sheqerosur se shqiptarët e njohin mirë realitet, por kërkon tu mbushë mendjen shqiptarëve se realiteti është sic e përshkruan Mogherini e Vllahutin dhe jo ashtu siç shqiptarët vetë e përjetojnë.

Përballë këtij ‘bombardimi’ me sheqer për qeverisjen Rama, shqiptarët e përvuajtur dhe të drobitur që nuk ju ka mbetur rrugë tjetër veçse të largohen me shpejtësi e pa shpresë nga ky vend, heshtën dhe mbeten pa gojë.

Nuk ju besonin as syve dhe as veshëve për përshkrimin pozitiv të realitetit që ata vetë përjetonin çdo ditë negativisht dhe të cilit përpiqeshin ti largoheshin duke emigruar. Megjithatë përshpërisnin çdo ditë të gëzuar me njëri tjetrin duke falënderuar Europën që më këtë raport të pavërtetë e të sheqerosur po ju jepte mundësi të largoheshin masivisht, pas vendimit për hapjen e negociatave, në mënyrë të ligjshme nga ky vend për të mos patur mundësi ti kthenin mbrapsh policitë europiane.

Të gjithë shqiptarët pavarësisht se e konsideronin jo realist raportin e Mogherinit ishin shumë të kënaqur me të dhe të gjithë shpreheshin me optimizëm se nëse do të merrej vendimi i drejtuesve të vendeve të BE sipas raportit të sheqerosur të Mogherinit ata do të kishin mundësi të largoheshin masivisht drejt vendeve të BE dhe askush nuk do të mund ti kthente më mbrapsh në Shqipëri.

Ky ishte besimi i verbër te e Pavërtetë e Madhe por që tyre ju zgjidhte hallet.

Por gëzimin shqiptarëve jua prishën Gjermania, Franca dhe Holanda.

Këto vende, por edhe të tjerë, pa e sulmuar drejtpërdrejtë raportin e Mogherinit pavarësisht se së brendshmi kanë shumë rezerva për integritetin e hartuesve të tij si edhe për paraqitjen e zbukuruar të një realiteti të zymtë që detyro shqiptarët të zënë vendin e parë në botë për sa i përket numrit të azilkërkuesve.

Gjermania, Franca, dhe Holanda dhanë disa indikacione për korrupsionin qeveritar, lidhjet e qeverisë me kriminelët e trafikantët dhe për ekonominë e rrënuar nga kapja e shtetit nga qeveritarët e korruptuar duke i përmbledhur në përcaktimin se “Shqipëria ende nuk është bërë gati për hapjen e negociatave”;

Pa dashur të krijojnë dëshpërim edhe më të madh mes shqiptarëve zbuluan vetëm pak dhe artikuluan vetëm disa nga e vërteta mbi realitetin shqiptar;

Në mënyrë indirekte mund të thuhet se për fatin e keq të shqiptarëve e hodhën në kosh të plehrave raportin e Mogherinit;

I dhanë një shuplakë të fortë, edne në takimet kokë më kokë me Ramën edhe në fjalimet e tyre publike, mashtrimeve të drejtuesit të qeverisë shqiptare duke e paralajmëruar edhe për kërcënimet e tij naive nacionaliste apo për lidhjet e tij me faktorët e tretë të rrezikut;

Nuk morën në konsideratë as kërkesat e opozitës për hapjen e negociatave;

S’pranuan as raportin e Mogherinit e as fushatën qesharake të Ramës se kuptuan që një qasje e tillë do ti shtynte shqiptarët të vërshonin në vëndet e BE.

E gjithë kjo është shembulli i qartë se Gjermania, Franca dhe Holanda, por jo vetëm, nuk mund të lejojnë që Shqipëria, apo vendet e tjera të Ballkanit, duke “vrarë” të Vërtetën, qoftë edhe me ndihmën e Mogherinit, t’ju hedhin atyre hi syve, ti hedhin hi syve Europës, duke bërë sikur punojnë për integrimin ndërkohë që liderët e Ballkanit pasurohen në mënyrë të paligjshme, korruptive e kriminale për të forcuar pushtetin e tyre personal.

Gjermania, Franca dhe Holanda, por jo vetëm, i treguan Ramës dhe strongmenëve të tjerë ballkanikë se ata nuk do ti lejojnë që ata të imitojnë Putinin dhe Erdoganin dhe nga ana tjetër të pozojnë apo shtrëngojnë duart me Merkel dhe Makron.

Kjo është e gjithë e vërteta e hidhur për raportin e Mogherinit që e ‘grisën’ Merkel e deputetët e saj, Makron dhe deputetët holandezë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku24/05/2018 23:17

I Deleguari thotë "kurva plakë" me shaka. Ku është shakaja këtu? Partitë e këtyre kurvave kanë humbur besimin e popujve të tyre gjithandej, megjithatë kurvat vazhdojnë të kurvërojnë në Europë e USA. Kurva kroate, kurva Italiane, kurvi kunez... bëqirat e Sorosit. Me kurvëri kanë vënë pasuri të pamatura, nuk ke çi bën, profesioni më antik i Globit.

Femija naiv24/05/2018 17:41

Sa i bukur ky xhaxhi qe ka dale ne fotografi aty siper titullit te lajmit...

coli24/05/2018 16:51

Edhe pak ditë e Gjermanisë, Hollandës e Francës do ti shtohet edhe Italia ku partia e Mogherinit i jep fund qeverisjes.

i deleguari24/05/2018 14:56

E cfare pastaj,mos duhet te ketheje thesin?! Po te mos kishte si Mogerini,Europa nuk do te quhej kurva plake (kuptohet me shaka)!

Shto koment

Denonco