Negociatat s’hapen për 2 arsye që lidhen vetëm me Ramën

Negociatat s’hapen për 2 arsye që lidhen vetëm me Ramën

Nga Shënim - 23/05/2018

Është bërë e qartë nga Gjermania, Franca, Hollanda, po jo vetëm se është e parakohshme të hapen negociatat me Shqipërinë. Se Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin qeveritar. Se duhet të shkatërrojë lidhjet e krimit dhe trafiqeve me qeverisjen. Se duhet të mbyllë lavatriçen më të madhe në Europë të pastrimit të parave të pista. Kjo është e VËRTETA e artikuluar përkatësisht në gjuhën gjermane, frënge, hollandeze.

 Nuk është E VËRTETA e opozitës shqiptare që Rama e cilëson BALTË. Nuk janë të VËRTETAT e publikuara nga mediat kundërshtare të qeverisë që Rama i cilëson Të Vërtetat e Kazanit. Kjo është arsyeja bazë që artikulojnë vendet anëtare të BE për mos hapjen e neociatave të Shqipërisë me BE. Pavarësisht raportit të sheqerosur të Komisionit Europian i cili për shkak të rreziqeve, ruse, kineze dhe turke, ka dashur të nxisë vëndet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE.

Kjo arsye “ndërkombëtare” është krejtësisht për çdo shqiptar që di të lexojë dhe të kuptojë raportet e ndërkombëtareve dhe fjalimet e liderave europianë; pavarësisht se të gjithë shqiptarët janë të dëshpëruar që e humbi edhe këtë radhë shansin.

Por arsyeja e dytë që e kanë të qartë të gjithë shqiptarët është se Rama nuk e do hapjen e negociatave, pavarësisht se luan mbrapsh duke u hequr si i djegur për hapjen e negociatave. Sepse hapja e negociatave me Shqipërinë përcakton momentin e fillimit të artikulimit të së Vërtetës së madhe për korrupsionin e qeverisë, lidhjet e kryeministrit e të ministrave të tij me klanet kriminale, dhe familjet mafioze të narkotrafikut. Sepse me hapjen e negociatave fillon sekuestrimi i pasurive korruptive e kriminale të Ramës, të ministrave të tij, dhe të afërmeve dhe klientelës oligarkike. Këtë Rama e ka të qartë si drita e diellit dhe prandaj ai nuk e do hapjen e negociatave, ka frikë nga hapja e negociatave, punon ditë e natë kundër hapjes së negociatave.

Pra dy janë arsyet që negociatat s’do të hapen në qershor kurse përgjegjësi është vetëm një: Edi Rama. Edi Rama bën sikur nuk e zë gjumi për hapjen e negociatave dhe bredh sa andej këndej për të krjuar alibinë se ai ka punuar mirë. Në fakt ka vepruar me vullnet të qartë kundër hapjes së negociatave dhe tani që e ka marrë vesh që ndërkombëtarët s’mund të hapin negociatat e Shqipërisë me BE ai ka rritur dozën e demagogjisë e të mashtrimeve. Ka vetëm një shkak për të shpejguar këtë lloj demagogjie.

Rama i lumtur se negociatat s’do të hapen kërkon tja hedhë fajin të tjerëve, kryesisht opozitës. Prandaj në çdo dalje televizive apo shfaqje prej kllouni akuzon opozitën se po pengon hapjen e negociatave. Se po hedh baltë mbi arritjet e qeverisë së tij. Se po gënjen në gjuhë të huajt për korrupsionin, krimin dhe trafiqet.

Fatkeqësisht edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët e kanë të qartë lojën e Ramës dhe lidhjet e tij dhe të qeverisë së tij me korrupsionin, krimin dhe trafiqet.

Kot lodhet këtë radhë duke bredhur me tuta nëpër Shqipëri. Nga të gjitha sa thuhen, njëra është e vërtetë absolute: Nuk ka mandate të tretë për Ramën!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment