Koha është tani! Fjalët i merr era

Koha është tani! Fjalët i merr era

Nga Patrik Sadikaj - 23/05/2018

Kam një mik që sa herë e takoj më thotë: këta ia bënë naftën këtij vendi. Nuk e rilindën siç premtuan, por e vranë siç besuan.

Por pasi më thotë këtë, ai ikën në punën e vet dhe nuk e kalon masën. Normalisht e kuptoj. Ka nevojë për një rrogë të mbajë fëmijët, ka frikë se mos ia heqin gruan nga puna e kështu me radhë. Është intelektual tipik I periudhës rilindase, ku heshtja vlerësohet sa floriri. Ai ruan heshtjen e tij të shtrenjtë dhe duke më folur mua ashtu nën zë mendon se e ka bërë detyrën e tij prej elementi të Shoqërisë Civile. (Ajo realja, jo ajo që është OJQ e blerë nga qeveria)

E kam mik, por për mua ai është armiku më i madh. Jo i imi personalisht, por i të gjithëve ne që ndonjëherë përpiqemi të shkojmë përtej fjalëve. Ai është armiku i demokracisë.

Po të ishim nja 30 vjet më pas në kohë, mendja do më thoshte ta pagëzoja si “njeriun e ri”. Besoj e mbani mend, shpikjen e diktaturës për të mbjellë farën që sot është produkti që korr pushteti i rilindur. Këto produkte të mbjella si njerëz shumë vite më parë, sot vijnë në forma të ndryshme. Herë si gjëma, herë si termetë e herë si ai miku im intelektual. Këtë të fundit dua ta ndaj, se pak më lart e quajta armik të demokracisë.

Ai nuk ka zgjedhur të jetë i tillë, madje ai mendon se nuk është aspak i tillë. Por, pa e kuptuar ai është produkt i farës së hedhur për njeriun e ri këtu e 30 vite kusur më parë. Duke heshtur, mbytur në zemërimin e tij ndaj drogës, papunësisë, mjerimit dhe krimit që ka domeinin e jetës së tij ai bën pikërisht atë që do pushteti. Tashmë I bindur se përballë ka një model Putinist të pushtetit që kontrollon diçka ai është I dorëzuar dhe pa asnjë shpresë.

Jo se nuk e ka shpresën! Ajo është alternative që ofrohet më së paku nga një ofertë e painkriminuar dhe që reflekton një model perëndimor nga Partia Demokratike. Ai miku im e di këtë, se ma thotë ashtu me heshtjen e tij, por I druhet modelit që ka mbi kokë dhe që i kontrollon edhe qarkullimin e gjakut.

Fjala nuk mjafton. Thënë ashtu nën zë, nuk ka asnjë vlerë. Në një botë ku rreziku i një pushteti pjellë prej krimit është gjithnjë edhe më afër derës tënde, fjala merr vlerë kur ajo kthehet në veprim.  Ndaj të gjitha ata si ky miku im, e kanë një shans ta bëjnë këtë gjë. Që nesër të mos kenë pendesën mbi kurriz, sot të dalin e ti thonë boll. Nuk duhet të lejojnë që vota e tyre të shkojë si para trafiku në xhepin e kushërinjve apo vëllezërve të pushtetit. Mundësia është aty, të shtunën në orën 11.00 para qeverisë, të cilën duhet ta çlirojmë nga barrë e rëndë e drogës. Sëbashku, jo me fjalë por me vepra mund të ja kthejmë pushtetin qytetarëve dhe jo vëllezërve, kushërinjve apo vetë pushtetarëve të damkosur nga shenja e veshprerit e ti hapim rrugë drejtësisë së vërtetë dhe integrimit në BE.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment