Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Nëse ‘Babalja’...

Nëse ‘Babalja’...

Nga Gent Strazimiri - 21/05/2018

Nëse ‘Babalja’, ky shqiptar që ka bërë burg në Itali për trafikim drogash, do kishte qenë deputet a kryetar bashkie i rilindjes, e gjithë historia e tij penale do kishte qenë një ‘lapsus adoleshence’, një përpjekje ‘zhan valzhan-eske’ mes librash e sfidash intelektuale për të gjetur rrugën e drejtë, me një fund të lumtur, njësoj si Agroni...

Por ‘Babalja’ nuk është!

‘Babalja’ është ai që është e që nuk e fsheh e as e spërdredh. Nuk paguan askënd të sheqerosë historinë e tij, zgjedhjen e tij qoftë dhe të gabuar. Pse? Sepse ‘Babalja’, ai ‘i ligu’ që për shkak të së shkuarës së tij nuk na qenkësh ‘kredibël’ për mjerot e jargosur të propagandës qeveritare, ka zgjedhur po ashtu vetë, të mos jetë ‘bir kurve’ si Agroni, Sajmiri, Fatmiri ... Edvini!!!

‘Babalja’ nuk ka shkollë, as ‘Master’ ... Nëse ‘Babalja’ do t'i kishte këto, nuk do ishte njohur kurrë me Agronin...

Me Agronin dhe shokët e tij të cilët prej 5 vitesh kanë në dorë parlamentin, policinë, ministritë, bashkitë d.m.th shtetin dhe ligjin, mund të njiheshe vetëm nëpër semaforë pas orës 2 të natës ... jo në bibliotekë...

Mjerot e bandës që ‘dëshmitarin e Agronit’ e duan me fedinë penale të pastër, të shkolluar mirë, të pajisur me disa certifikata profesionale po që njëkohësisht ta ketë njohur Agronin mirë ‘në punë’ ... kërkojnë të pamundurën teorike!

‘Babalja’ dhe qëndrimi i "elitës së mendimit" ndaj tij, në fakt janë prova se sa poshtë kemi rënë si shoqëri. ‘Babalja’ me gjithë dënimet mbi shpinë, është më i ndershëm se cilido prej tyre! Më kurajoz se të gjitha ata të marrë së bashku! Më i vlefshëm si standard moral se të gjithë palaçot kombëtarë dhe internacionalistë që poterosin nëpër ekrane duke ndjellur drejt së keqes së relativizuar rininë, me taktikën e prostitutës në semafor.

‘Babalja’ nuk është demokrat! Nuk i ka interesuar politika (veçanërisht ajo që me ligj ndaloi skafet dhe industrinë e transportit të drogës) sepse ‘e la pa punë’, duke qenë se kishte zgjedhur tjetër jetë.

Ta ‘akuzosh’ sot si demokrat (sharja më e keqe për birat e kurvës që sundojnë sot), është përpjekja më qesharake e mjerane e një bande që po ndjen se fundi është afër. Për shkak të strukturës dhe kodit të heshtjes, asnjë organizate mafioze deri sot, fundi nuk i ka ardhur nga jashtë radhëve, nga përballë por, gjithmonë nga brenda, nga një ‘Babale’ që prish rreshtin e krimit, duke u bërë simbol i kurajës qytetare që ata që duhet ta kishin, gazetarët, prokurorët, gjyqtarët, policët ... politika ... e kishin hedhur tej në rrugë e sipër si një peshë të panevojshme që të vonon hapin në udhëtim. Në Siçilinë e fundviteve '70 ‘Babalja’ quhej Tomaso Busceta dhe mafia e quajti ‘infame’, të pabesueshëm...

Mafia! Jo gazetarët, opinionistët, intelektualët, madje as politikanët! Mafia! E vetme!

Në Shqipëri sot Albert Veliut i janë vërsulur ‘gazetarët’, ‘opinionistët’, ‘intelektualët’ ... qeveria ... E quajnë ‘Babale’ në përpjekje për ta zvogëluar, përqeshur e diskredituar, për ta vulosur si ‘infame’...

"Babale" e quajta edhe unë, e do vazhdoj ta quaj, pikërisht sepse nuk ka asnjë rëndësi nofka që i kanë vënë miqtë e shokët në atë qytetin e tij të trazuar. E rëndësishme nuk është kjo! E rëndësishme është që Albert Veliu na tregoi me kurajo si pakkush, se pikërisht ata që e paraqesin si ‘Babalja i Vlorës’, si ‘infame’, janë MAFIA!

Albert Veliu, ‘Babalja’ na e tregoi historinë e tij, njohjen dhe jetën me Agronin, paligjshmërinë dhe dënimet që e lidhin me të...

Pyetja që mbetet ende sot është: Kryeministri nga i njohu të gjithë ‘Agronët’ që ai vetë i solli në parlament, nëpër bashki, nëpër polici e burgje, drejtori qendrore e vendore?

A duhet mirëkuptim edhe për të?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco