Si dështoi me sukses turi i piktori dështak!

Si dështoi me sukses turi i piktori dështak!

Nga Sali Berisha - 19/05/2018

Te dashur miq, piktori dështak ndërmori këto dy muajt e fundit te ashtuquajturën ofensive te sharmit për te bindur vendet skeptike te BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Këtë ofensive ai e hapi me vizitën e tij ne Berlin, ne te cilën, për shkak te qëndrimeve te tij staliniste mori si “sukses” bojkotin e paprecedent te darkës se shtruar ne China Club prej tij nga grupi politik parlamentar me i fuqishëm ne Bundestag dhe ne Europe, grupi parlamentar i CDU/CSU.

Ky dështim total u shoqërua me një rumor dhe zhurme mediatike negative ne te gjitha vendet, kancelaritë dhe mediat e Europes. Ne ofensivën e tij te sharmit, Rama u përsëriti qëndrimin e tij stalinist ndaj delegacionit parlamentar te Mbretërisë se Holandës, te cilët, mosbesues njëlloj si koleget e tyre gjermane ndaj raportit te Komisionit Europian, kishin ardhur per te vërtetuar, verifikuar, pare vete zhvillimet ne vendet para se Mbretëria e Holandës te votoje për Shqipërinë.

Deputetet hollandezë pas takimit prej tre orësh me Ramen dhe takimeve te zgjatura me Bushatin, u sulmuan egërsisht nga Rama dhe Ruçi etj., vetëm se nuk ata nuk besuan gënjeshtrat e tyre. Ne fillim te javës qe shkoi, Rama, pas anulimit te dy vizitave ne Shqipëri te autoriteteve me te larta franceze, u prit nga Presidenti Macron. Ne fakt, nga Parisi u kthye me kepuce te kuqe!

Mediat e informuara gjermane njoftuan se Rama mori një jo te qarte ne Elize. Kjo jo se Franca, një vend mik, nuk dëshiron te ndihmoje shqiptaret por para se gjithash sepse këtë vit Shqipëria renditet e para ne Europe dhe ne bote për numrin e azilkërkuesve ne France, dhe natyrisht per funksionimin e shtetit ligjor.

Pa u thare ende boja e “Jo”-se se fundit, pra te Parisit, Rama mori një goditje fatale ne samitin e Sofjes, nga i cili u largua para kohe me bisht nder shale dhe këpuce te kuqe, duke i kujtuar kështu zonjës se zeze Nexhmije largimin e burrit te saj dhe te atit shpirtëror te Edvinit nga Samiti i Bukureshtit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco