Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Ja, përse Makron është kritik me Shqipërinë!

Ja, përse Makron është kritik me Shqipërinë!

Nga Kastriot Islami - 18/05/2018

Gazeta gjermane, duke analizuar fjalën e Presidentit Makron në Samitin e Sofjes shkruan se ‘Makron është veçanërisht kritik me Shqipërinë”. Dhe për të mbështetur këtë përfundim shton se “Arsyeja është: vitin e shkuar, ndryshe nga Gjermania, Franca ka shënuar një rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, krahasuar me një vit më parë.”

Për Edi Ramën kjo duket një kritikë e vogël që ai mund ta korrigjojë duke bërë lojra fjalësh apo duke tentuar të mashtrojë Presidentin francez sic bën në Tiranë me Vllahutin apo në Bruksel me Mogherinin. Dhe për tu bindur për këtë, mjafton të lexoni gazetën gjermane e cila shton se “Në fillim të kësaj jave, Makron hodhi poshtë shqetësimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në një takim që zgjati një orë e gjysmë në Pallatin Elize, Paris”. Ose thënë me shqip, Makron nuk i besoi asnjërit prej mashtrimeve që Rama tentoi ti bënte Presidentit francez për situatën në Shqipëri. Shpjegimi është i thjeshtë: Presidenti francez, ndonëse shumë i sjellshëm e priti dhe dëgjoi Ramën, dhe në fund ia tha të vërtetat në sy”.

Po cilat janë arsyet e vërteta të emigrimit të shqiptarëve apo më saktë që Makron i ka përcjellë Ramës në mesazhin e tij?. Arsye që nëse Rama nuk e ka përthithur mesazhin e Makron, lidhen me paaftësinë e

Ramës për të kuptuar gjuhën elegante të diplomacisë e politikës franceze. Arsyet reale që qarkullojnë në tavolinat e vendimmarrësve francezë pra edhe të Presindetit francez dhe përmes të cilave i jepet përgjigje numrit shumë të lartë të azilkërkuesve shqiptarë në Francë apo largimit të një të tretës së shqiptarëve drejt vendeve të BE dhe SHBA lidhen me faktin se:

  • Shqipëria është një vend i qeverisur nga një grusht njerëzish të pasur, përfaqësues të interesave të korrupsionit, krimit e trafiqeve; ose thënë me shkoqur,
  • Një vend ku votat blihen dhe votuesit kërcënohen.
  • Një vend ku krimi është i lidhur ngushtë me qeverinë,
  • Një vend ku Rama zëvendësoi 20 profesorë me 20 individë me rekorde kriminale
  • Një vend ku përmes një strategjie të qartë të Ramës dhe veprimit të policisë nën drejtimin e Tahirit, Shqipëria u kthye në kultivuesen kryesore të kanabisit në Europë.
  • Një vend ku klanet e drogës dhe familjet mafioze të lidhura ngushtësisht me Ramën dhe ministrat e tij, e kanë kthyer Shqipërinë në vendin kryesor tranzit të narkotrafikut në Europë.
  • Një vend ku në qeveri bëjnë pjesë një grusht individësh të paaftë që nuk realizojnë asnjë objektiv, dhe kanë për aftësi vetëm servilosjen ndaj Ramës dhe arrogancën ndaj vartësve dhe qytetarëve.
  • Një vend ku qeveria ka vënë nën kontroll biznesin e madh duke e shndërruar një pjesë të tyre në anëtarë të kupolës oligarkike e klienteliste.
  • Një vend ku shoqëria civile është nën kontrollin dhe në shërbim të qeverisë.
  • Një vend ku pjesën më të madhe të medias e kontrollon kryeministri.
  • Një vend ku goditet opozita për tu rrudhur apo eleminuar.
  • Një vend ku qeveria ka vënë nën kontroll sistemin e drejtësisë.
  • Një vend ku tentohet te kompromentohen zyrtarë të lartë në Bruksel e përfaqsuesit e tyre në Tiranë.

Këto arsye ka parasysh Makron. Këto ka parasysh edhe Merkel. Këto kanë parasysh edhe të gjithë drejtuesit seriozë të vëndeve të BE. Rama kujton se duke i mashtruar apo “kërcënuar” me teza idiote do të mund të ndryshojë opinion e tyre dhe vendimet e vëndeve serioze.

Vendet serioze, Franca, Gjermania, Hollanda, Danimarka, e tjerë shprehur skeptikë për hapjen e negociatave me Shqipërinë por në fakt janë kundër haojes së negociatave sepse ata e kanë shumë të qartë realitetin shqiptar. Për ta Rama dhe qeveria e tij janë pengesa e vetme e hapjes së negociatave pavarësisht se këtë konkluzion ata e shprehin në mënyrë shumë të kujdeshme dhe me një gjuhë diplomatike dhe elegancë politike. Që Rama ose nuk e kupton ose nuk dëshëron tja përcjellë publikut shqiptar. Po gradualisht kjo e vërtetë po zbulohet për të gjithë shqiptarët.

Syri.net/ 18 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco