Faleminderit Ambrozia

Faleminderit Ambrozia

Nga Andi Bejtja - 18/05/2018

Në fakt, dhe pse po i them faleminderit, jam i sigurtë që Ambrozia, ashtu si çdo gazetare në botë nuk ka nevojë për falënderime kur bën detyrën.

Po i themi me gjithë zemër faleminderit, se ruajti me profesionalizëm dinjitetin e nëpërkëmbur nga Kryeministri të gazetarëve të terrenit dhe jo vetëm.

Në fakt, ishte një pyetje e thjeshtë që e kanë bërë shumë njerëz në telefonatat e tyre në emisionet e mëngjesit.

Por, ishte pyetja që Kryeministrit i prish pasqyrën ku e sheh veten si do dhe jo si është. Ambrioza, në të njëjtën kohë i prishi sot pasqyrën dhe shumë e shumë të ashtuquajturve  analistë nëpër studiot e së enjtes.

Sot, ra prime time i së enjtes politike, fitoi primetime i dinjitetit të gazetarit të terrenit. Sot, kuptuam dhe njëherë sa e thjeshte të jesh gazetar në këtë vend: mjafton të mos jesh i shitur!

Sot e dimë të gjithë ku është tamam kazani, kazani që na bëri t'i themi në mënyrë të pazakontë faleminderit, dhe atij që bën punën e përditshme.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tarasi19/05/2018 14:37

Kurajoze e burrneshe, hyjnore Ambrozia, e vertete dhe e palekunder. Mbushem me shprese e gezim se ky vend mund te behet, kane lindur e po rriten nje brez i ri me vajza e djem kurajoz, te cilet duhen pergezuar e inkurajuar. E verteta e hidhur banditit Rama nuk i pelqeu, por gazetarja nuk u lekund nuk u tund dhe kur u intimidua nga palaçoja kryeminister. E verteta fitoi mbi genjeshtren, morali fitoi mbi vesin, kurora e lavdise te takon ty Ambrozia.

Askushi 18/05/2018 19:14

Bravo kesaj vajze te mencur dhe kurajoze. Sote shume gazetar te rinje i nenshtrohen pronarit te tyre qe i jep rrogen, disa te tjre ne nivele me larta jane te blere dhe i sherbejne mafies. Te lumte moj vajz. Qendro e fort.

N.C18/05/2018 18:07

U emocionova shume dhe e falenderoj me zemer Ambrozia qe Pyeti sic do kishte pyetur cdo Shqiptare.

idi18/05/2018 17:13

Nje bravo te madhe per gazetaren e vertete jo ata te shiturit qe vetem pune po i prishin mazhorances se droges. Tipa si Muci me shoke do kujtohen si turpe te gazetarise shqipetare. Te lumte Ambrozia

kot18/05/2018 16:53

....as Panorama online, as Balkanweb, nuk shkruan nje rresht per guximin e kesaj gazetare te devotshme ne kryerjen e detyres se saj.......mos valle, vellai i pronari te saj (irfani qe ka edhe panoramen edhe balkanwebin, ka ndonje video-pergjim???)))......turp kolegeve te Panorames dhe Balkanweb

Gacgaca18/05/2018 16:32

Ku je futur o Gac, apo je duke kërkuar fjalët për të sharë e denigruar vajzën trime? Para se të vjellësh vrer të qelbur, shko merr ymër tek kryellarministri yt.GacGaca

Daj Jaku18/05/2018 16:28

Shpresa e Shqipërisë sa më shumë si ty Ambrozia. Jo të gjithë janë nxënës në gazetari të Ben Blushit, të Neim Çilit, të Aleksandër Frangajt, të Blend Fevziut.

Shto koment

Denonco