Të na rrojnë mercenarët mediatikë!

Të na rrojnë mercenarët mediatikë!

Nga Flamur Vezaj - 18/05/2018

Po shihja debatet ne Shqipëri qe aludonin se dëshmitari A.Veliu njeheras denoncues i rrjetit te trafikut te drogës se vëllait te “ndershëm” te Ministrit te Brendshëm qenka i pabesueshëm! Me arsyetimin se “është një i dënuar për trafik droge apo me precedent penal ne te shkuarën”! Po me gjeni një denoncues apo dëshmitar deri tani ne proceset e mëdha ne Shqipëri qe nuk ka pas probleme me ligjin!??? Se jane keta individ qe futen ne grupe te caktuara kriminale dhe jo nje i ndershëm! Këta te fundit denoncimet e shumta i bëjnë te emisionet si “Stop”, “Fiks Fare” etj, e qe janë te pafundme rastet kur edhe prokuroria i ka marr dhe i ka trajtuar me kujdes duke marr te mirëqene fjalët e denoncuesve!

#Ti kthehem rasteve kur personat qe kane denoncuar krime kane qene pjesëmarrës ne këto krime ose si dëshmitar okular apo qe kane pas dijeni për një çështje te caktuar!

#Rasti me i diskutueshëm ne Shqipëri ka qene dëshmitari qe identifikoi A.Frrokun si vrasës te kryekomisarit! Ky dëshmitari nder te tjera ne te kaluarën e tij ka qene i dënuar edhe për “mashtrim” dhe gjykata e pranoi ideshmin e tij duke dënuar A.Frrokun mbi bazën e dëshmisë se këtij personi me burgim te përjetshëm! E pse ne rastin Frroku dëshmitari paska pas te drejt dhe është pranuar dëshmia e tij dhe ky A.Veliu i dënuar për trafik droge dhe jo akuze “mashtrim” nuk duhet besuar!!!!??

Disa raste tjera:

#Banda e Lul Berishës u dënua nga dëshmia e vrasësit Adriatik Coli, disa edhe me burg te përjetshëm, denoncuesi ishte vrasës!

#Banda e Cërrikut u dënua ne baze te dëshmisë se njërit prej autoreve qe morën pjese ne vrasjen e policeve!

#Banda e tritolit u zbërthye dhe u dënuan pasi vet vrasësi Julian Sinanaj tregoi vrasjet!

#Banda e Shullazit po gjykohet dhe pritet dënimi i tyre nga dëshmia e nje biznesmeni i kërcënuar (i shume përfolur edhe për mashtrime)!

#Banda e grabitësve si “babgjyshl u zbërthye dhe u dënuan nga dëshmia e njërit te dënuar për shume vjedhje e krime!

#Banda e vrasësve te drejtuar nga burgu nga i dënuari A.Tafili u dënuan nga rrëfimi i vrasësit!

#Banda e grabitësve te makinave qe transportonin para u zbërthye nga një person i dënuar qe vëzhgonte lëvizjet e makinave me para!

E shume e shume raste te tjera...

#Epo dikush tha se “janë te penduar ata dhe mund te merret dëshmia e tyre”, por pse A.Veliu nuk mund te përfitoi ketë status kur ai denoncon një rrjet te trafikut te drogës apo ai ka ngatërruar rruge ka kaluar nga opozita!?? Po D.Zagani ku e beri denoncimin dhe ku përfundoi, ju kujtohet!?!!

#Po pse ne rastet e ”bandave”, deshmia e ketyre individeve duhet pranuar dhe deshmia e nje te denuari per trafik droge qe thote se vellai i ministrit vaZhdon te drejtorj transportin e droges nga Shqiperia ne Itali nuk duhet pranuar!???

#Dhe kete arsyetim po e degjoja edhe ne keto debate televizive nga lloj-lloj lepiresi qe mundohet te bej avokatin e vellait te ministrit dhe vet ministrit, e nga ana tjeter thone se flasin ne emer te opinionit publik! E kur e mendoj se vet quhen gazetar ose anal-ist me vjen per te vjell!

Por prap i kuptoj se sistuate eshte e keqe ne Shqiperi, dikush do te perfitoi ca leke me shume duke bere avokatin e ministrit dhe vellait te tij pa ndonje argument bindes por me kunder akuza, dikush do te ruaj vendin e punes se te afermit te tij, disa te tjere bejne lepirjen se i duhet Xhafa per ti shpetuar burgut ose Vetingut te afermit e tyre dhe perfundimi qytetari behet lemsh dhe propaganda qeveritare bene punen e saj!

#Nga ana tjeter them shyqyr qe jane keta debatet televizive qe ja kane thjeshtesuar gjykimin qytetarave per te bere dallimin mes nje GAZETARI dhe nje mercenari mediatik te te gjitha pushteteve!

#Suksese_ne_daljet_e_tjera#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Dani18/05/2018 11:32

Po mire mor Flamur, ti flet per mercenarizem????

Shto koment

Denonco