Pse solli kaq shume trazim në Opinion, Gaz Bardhi

Pse solli kaq shume trazim në Opinion, Gaz Bardhi

Nga Edi Lesi - 18/05/2018

Ditët e fundit, një djalë i ri, i hijshëm me sqime, po dhe me syze ka qenë në krye të një fushate denoncimesh të Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi është kthyer në një fenomen, veçanërisht për saktësinë e paraqitjes dhe interpretimit të fakteve ligjore dhe juridike.

Kjo duket qartë nga reagimi i publikut, që e ka pritur mirë daljen e këtij politikani të ri, në një ambient të ndenjur analistesh, ku një pjesë e mirë e tyre dredhin tespiet, dhe mendojnë se nuk ka nevojë të lexojnë, të kërkojnë, e sidomos të hetojnë rreth të vërtetës, pasi sipas tyre, mjafton që ata janë ata që janë.

Pra, është boll te jesh muchi, lenchi, s’ke pse i hap zallave krese për të ditur gjerat. Statusi që kanë fituar si VIP-a, ua justifikon mendjelehtësinë dhe nganjëherë ata kujtojnë se janë aq gjeni, sa u lejohen dhe budallallëqet, apo fyerjet.

Me këtë lloj bullizmi të dënueshëm, këta analiste marrin para këdo që është i huaj, i ri në ambientin e tyre. Kështu bënë mbrëmë edhe me Bardhin. Por, me një nderkryerje të pazakontë, se këta medemek janë aq të stervitur, pasi dalja në televizion është një nga vaktet e ditës se tyre, sa duhet ta kontrollojnë nervozizmin, ta tërheqin e lëshojnë sipas kurbës qe u intereson.

Por nja 12 orë me pare, ata u çmeriten, u lëshuan fare, dolën nga fiaskoja në një farë feje sa as vete nuk po mblidhnin dot copat e tërbimit.

Pse?

Bardhi e ka shkundur rehatinë e bosëve te debatit, me standardin që përfaqëson. Me saktësinë e argumentit, dhe me faktet që sjell. Faktet, po faktet. Këto prishin punë, dëmtojnë rendin, mënyrën e tyre të jetesës në një hapësirë ku zakonisht tirren llafe pa fund.

Bardhi, ka prishur rehatinë e bosëve të debatit se ai nuk ka asnjë kompleks në ato që thotë, beson ne to, dhe nuk është aspak i detyruar të qëndrojë në ato teza. Ai mbron zgjedhjen që ka bërë. Këtu është superioriteti natyral, mbi dikë që merr të shkruara disa talking points, dhe shfaqet në anën e keqe të historisë.

Me rastin e Bardhit, tërbimi i analisteve të ndenjur, vjen veçanërisht nga ajo se, nuk gjeten një vjegë ku ta godasin personalisht, megjithë hetimet që kanë bërë. Nuk kanë ku e kapin.

Kjo është një diferencë e madhe, në një ambient sedentar mendimtarësh ku pasanikë të mëdhenj shumë, shpesh dhe miliarderë, të gjithë të dyshimtë, flasin për parime, për drejtësi, flasin madje dhe në emër të popullit.

Këto rrethana sollën tërbimin mbrëmë në Opinion, ku titanë të vizioneve dhe ideve, përfunduan si lacë lagjesh duke sharë me fjalor si; kërriç, palaço, satëme, e deri duke i përmendur z.Bardhi, një defekt në shikimin e tij, siç shumë njerëz e kanë, pra duke e sharë nga syzet.

Këta mujshare që ushtrojnë këtë bullizëm, kanë shkuar aq larg në mendjemadhësinë e tyre, sa për asnjë moment nuk reflektojnë për të kuptuar se të jesh në një studio, në një emision me audiencë të lartë si Opinion, është privilegj i madh, është po ashtu përgjegjësi publike, pasi të është dhënë mundësia që pak vetë e kanë, për të komunikuar me dhjetëra mijë qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz18/05/2018 15:12

Mut nano! Thjesht nuk ja vlen te merresh shum me kete injorant provincial, vetem kujtoni thirrjen e tij drejtuar te gjith qelbesirave te kombit per te rrezuar Sali Berishen. Ky nuk eshte tjeter veç njeri prej atyre qelbesirave.

Zana18/05/2018 14:39

Kur u preken interesat keta lloj si Muci behen bisha dhe fatkeqesi qe te tille ka shume

Askushi18/05/2018 11:50

Kontrast shume i math midis kristalit ( Bardhi) dhe llumit te plerave ( muc muti) midis drites dhe erresires, midis inteligjences dhe ingjornatit, midis fisnikut dhe harbutit,
Fevziu nuk duhet ta ftoj me ate qelbesir ne opinion

Boti18/05/2018 10:47

Sakte! Pastertia e figures se ketij personazhi i jep avantazh ne debat pasi nuk jep shkas per diskutim te jetes personale. Shpresojme te rezistoje !

githbo18/05/2018 10:21

ketu kane shku per lesh sistemet e vleresimit. kur llogaritet e muçi per analist, vari lesht pastaj

Shto koment

Denonco