Jeruzalemi/ A do të marrë Shqipëria pjesë nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme në Stamboll?

Jeruzalemi/ A do të marrë Shqipëria pjesë nesër në mbledhjen e jashtëzakonshme në Stamboll?

Nga Kastriot Islami - 17/05/2018

Erdogan ka lajmëruar para dy ditësh një mbledhje urgjente të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) pas hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Mbledhja do të zhvillohet nesër në datën 18 maj 2018 në Stamboll. Kanë lajmëruar pjesëmarrjen, pas një seri telefonatash nga Ministri i Jashtëm i Turqisë, Irani, Azerbaxhani, Sudani, Pakistani, Katari, Guinea, Kuvaiti dhe Indonezia.Turqia dhe personalisht Erdogan ka dënuar ashpërsisht qëndrimin e SHBA për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Rama para 6 muajve u rrjeshtua së bashku me disa vende të tjera pas Erdogan, duke votuar në OKB kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem, pra kundër SHBA. Ky qëndrim ishte në linjë edhe qëndrimin e Merkel dhe Makron. Por Shqipëria duke marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jeruzalem përmes ambasadorit të Shqipërisë në Tel Aviv, mund të thuhet se e ndryshoi qëndrimin e saj të para 6 muajve duke e mbështetur hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Rama ka heshtur për këtë qëndrim të Shqipërisë. Duke qënë se Shqipëria është anëtare e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik bëhet pyetja: i) A do të marrë pjesë Shqipëria në këtë mbledhje urgjente të thurrir nga Erdogan”? dhe ii) A do të mbajë Shqipëria vendimin e fundit për të mbështetur vendimin për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem?

Qëndrimi i Ramës në OKB kundër hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem…

Rreth 6 muaj më parë, Edi Rama bëri gafën e madhe duke votuar në OKB kundër nismës së presidentit Trump për vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Ky qëndrim shkaktoi një tërmet në Shqipëri. Reaguan kundër qëndrimit të Ramës, Presidenti i Republikës, e gjithë opozita dhe segmente të rëndësishme të shoqërisë civile duke e konsideruar antiamerikan këtë qëndrim të Edi Ramës më shumë rreziqe për Shqipërinë. Dhe nuk vonoi të vinte reagimi nga administrata Trump që klasifikonte Shqipërinë në grupin e vëndeve “jo mike”. Rama i friksuar nga këto reagime, përmes një batute ja transferoi “fajin ambasadorit amerikan në Tiranë i cili nuk ja kishte kërkuar votën Pro nismës së Presidentit Trump”. Por edhe kjo nuk mjaftoi, por gjeti një sebep për të shkuar në SHBA dhe marrë pjesë në një aktivitet të një organizmi hebre për të mbuluar diellin me shoshë, Kjo gafë e futi në një pozicion shah-mat me të gjithë aktorët ndërkombëtarë të cilit deritani i ka mashtruar publikisht apo kokë më kokë.

Përse Rama mbajti një qëndrim anti-SHBA për Jeruzalemin Përse Rama e bëri gafën që dëmtoi shumë vendin?

Së pari qëndrimi anti-SHBA mund të ishte një porosi për Ramën e ardhur nga mentori i tij, në vijim të betejës që zhvillohej në SHBA kundër Trump, të cilën Rama mund ta ketë zbatuar me fanatizëm si në rastin kur ofendoi kandidatin Trump si “turpi i njerzimit” ashtu edhe më vonë kur do të rrjeshtohej kundër Trump.

Së dyti, Rama rezultoi i rrjeshtuar me Erdoganin, i cili e paraqiti mos miratimin e rezolutës amerikane në OKB për Jeruzalemin si triumfin e tij dhe dështimin e Trump; nuk përjashtohet që një qëndrim i tillë Rama ta ketë formalizuar gjatë takimeve sekrete e bisedimeve konfidenciale kokë më kokë, pa prezencën e personave të tretë, duke krijuar dyshime të shumë partnerë të Shqipërisë.

Së treti Rama u përpoq së koti ta maskonte qëndrimin e tij antiamerikan si rreshtim të orientuar nga BE, duke tentuar ta shesë si rreshtim me Merkel apo Makron, por doli bllof shumë shpejt sepse disa vende të BE dhe disa të tjera kandidate të BE nga rajoni i Ballkanit nuk mbajtën qëndrim kundër nismës së Presidentit Trump, duke abstenuar të votonin ndaj nismës së Trump Sepse në realitet BE nuk kishte qëndrim të unifikuar dhe ajo që tha Rama si justifikim ishte thjesht gënjeshtër.

Rama e ndryshoi qëndrimin për Jeruzalemin por ende nuk e ka deklaruar atë

Një ditë para ceremonisë së organizuar me rastin e hapjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem, mediat izraelite dhanë lajmin se “ambasadori i Shqipërisë në Tel Aviv, Bardhyl Canaj, është ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e datës 14 maj në Jeruzalem. Po të njëjat media bënin me dije se “ambasadori i Shqipërisë nuk e kishte konfirmuar pjesëmarrjen ndonëse pritej të merrte pjesë.”(https://www.timesofisrael.com/ambassadors-from-all-over-the- world-to-fete-us-embassy-move/).

Ajo që përforconte të këtë lajm ishte fakti se as Kryeministri, as Ministri i Jashtëm dhe as ambasadori shqiptar në Tel Aviv, cuditërisht nuk kishin bërë asnjë njoftim publik për pjesëmarrjen në këtë ceremoni të rëndësishme për SHBA dhe Izraelin. Së paku duke bërë me dije se Shqipëria do të përfaqsohej në nivel ambasadori. Kjo do të ishte edhe më e nevojshme po të kemi parasysh se pjesëmarrja në këtë ceremoni do të konsiderohej edhe ndryshim i qëndrimit të Shqipërisë apo korrrigjim i gafës së Ramës në OKB ndaj zhvendosjes së ambasadës së SHBA në Jeruzalem. Mesa duket kjo ka qenë edhe arsyeja e “fortë” që e ka shtyrë Ramën ta maskojë/ruajë sa më të fshehtë qëndrimin ndaj kësaj ceremonie. Thënë ndryshe, Rama nuk dëshironte të binte në sy që kishte ndryshuar qëndrimin e mbajtur në OKB, për shumë arsye!

Përse e ndryshoi Rama qëndrimin për Jeruzalemin?

Rama në një situatë të komplikuar për shkak të skandaleve të shumta që po gërryejnë qeverinë e tij dhe të qëndrimeve të disa vendeve të rëndësishme të BE kundër hapjes së negociatave duket shumë i frikësuar dhe i tronditur. Ai duke menduar vetëm për fatin e tij post-politikë, mesa kuptohet po tenton të shmangë goditjet që po i vijnë çdo ditë nga brenda dhe jashtë, sidomos po tenton të evitojë një qëndrim të fuqishëm amerikan kundër qeverisjes së tij të korruptuar dhe të lidhur me krimin, trafikantët dhe familjet mafioze, qëndrim që do të ishte me pasoja edhe për atë vetë e të ardhmen e tij. Për më tepër që administrata e re që po ngrihet në Uashington nuk duket të jetë po aq friendly me marrazitë e tij.

Rama është në shah-mat, përballë Trump, Merkel dhe Erdogan

Sado që Rama përpiqet të shmangë reagimet e ndryshme, në një pozicion të vështirë për shkak të gafave të mëparshme, duket i kapur shah-mat. Njëlloj si në rastin e armëve kimike se i ka gënjyer të gjithë:

Së pari, Rama ndodhet i vendosur nën presionin e mentorit të tij për të vijuar të mbajë qëndrimin kundër nismës së Trump dhe vazhduar kështu betejën kundër Presidentit të SHBA. Prandaj nuk do të dëshironte që të jepte përshtypjen se kishte ndryshuar qëndrimin ndaj Trump, duke bërë të ditur bujshëm pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së ambasadës në Jeruzalem.

Së dyti Rama s’do të dëshironte të rreshtohej në këtë moment kundër Erdogan kur ai duket i pakënaqur me hezitimet e Ramës për dorëzimin e gylenistëve që ndodhen në Shqipëri.

Së treti, Rama ndërkohë që i lutet Merkel apo Makron ta mbështesin për hapjen e negociatave me BE, do t’ju duhet t’ju shpjegojë atyre përse e ndryshoi qëndrimin për hapjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem, pra përse doli kundër tyre, tezë e cila mund të fillojë të dobësojë shumë argumentat e tij për hapjen e negociatave.

Këto tregojnë përse Rama, i kapur në një pozicion shah-mat, kërkon të dalë nga situata e vështirë duke i mashtruar njëkohësisht të gjithë partnerët. Sepse Rama e ka të pamundur ti shpjegojë partnerëve kryesorë qëndrimin për pjesëmarrjen në ceremoninë në Jeruzalem në datën 14 maj 2018 ndërkohë që vetëm 6 muaj më parë kishte votuar kundër që kjo ambasadë të hapej në Jeruzalem.

Rama do të tentojë të mashtrojë përsëri edhe Trump, edhe Merkel, edhe Erdoganin njëkohësisht

Rama i gjendur në një situatë shumë vështirë, mesa duket ka udhëzuar që pjesëmarrja në ceremoninë në Jeruzalem duhet të jetë me profil shumë të ulët, aq sa të mund të mos bjerë në sy apo të merret vesh fare po të jetë e mundur. Dikush me të drejtë do të pyeste: Përse do të duhej të maskohej ky ndryshim i qëndrimit?

Arsyen e vërtetë e di vetëm Rama, por duket qartë se Rama kërkon më shumë hapësirë për ti mashtruar të gjithë partnerët njëkohësisht dhe nga pak secilin.

Europianëve, veçanërisht, Merkel apo Makron, ndoshta do t’ju thoshte se Shqipëria nuk mori pjesë zyrtarisht në ceremoni por thjesht dërgoi aty ambasadorin, duke vazhduar ti qëndronte besnik qëndrimit ani-Trump në OKB.

Erdoganin ndoshta do ta qetësonte në një takim kokë më kokë, duke iu përbetuar se gjithcka kishte ndodhur pa dijeni e tij apo se ambasadori shqiptar kishte marrë pjesë në ceremoni me kokën e tij. Me shumë gjasa Rama do të japë udhëzime që Shqipëria të mos marrë pjesë në mbledhjen urgjente të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI).

Kurse SHBA dhe Izraelit do t’ju mburrej se Shqipëria mbetet përkrah SHBA dhe Izraelit, duke ja shitur si ndryshim të qëndrimit ndaj Jeruzalemit, ndryshim i kryer me vendosmëri prej tij.

Kurse për shqiptarët nuk do ta çante shumë kokën ti sqaronte, duke menduar se kjo nuk përbënte ndonjë temë të rëndësishme e me ndjeshmëri të lartë për ta dhe opsioni më optimal do të ishte duke i lënë ta në terr informativ.

*Autori është ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco