Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Loja e koordinuar e Ramës me Arta Markun, për të shpëlarë llumin e Xhafajve

Loja e koordinuar e Ramës me Arta Markun, për të shpëlarë llumin e Xhafajve

Nga SYRI.net - 16/05/2018

Që nga momenti që Partia Demokratike bëri publik audio-përgjimin me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Geron Xhafajn, duke parë tërmetin politik dhe impaktin që bëri në publik, prokuroria e drejtuar nga Arta Marku, duhej sipas ligjit të niste hetimin kryesisht në mënyrë urgjente.

Por për më shumë se 24 orë, jo vetëm që nuk e bënë këtë, por madje as nuk dhanë të paktën një deklaratë ku të njoftonin, se çfarë do të bënin me këtë çështje. Edhe pse atë ditë në mbrëmje u këmbëngul nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe veçanërisht nga media për një reagim të organit të akuzës, heshtja misterioze vazhdoi.

Ashtu siç doli më vonë, në fakt Arta Marku nuk po “flinte gjumë”, por ishte e zënë në koordinim me Edi Ramën për të përpiluar planin, se si do të dilnin nga kjo situatë shpërthyese që ju kishte ngelur në derë.

Sot e gjithë loja në prapaskenë u zbulua hapur nga vetë kryeministri, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së.

“Nëse dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi ‘frikë’ se mos e vrasim, unë e kam marrë përgjigjen mbrëmë nga një nga laboratorët më seriozë të botës dhe më mjafton. Po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën kundër hetimi apo bërtitur montazh, montazh po më mjafton për tu thënë juve se nuk jemi para asnjë prove komprometues epo akti mashtrimi me një material jo autentik”. Deklaroi Rama duke marrë atributet e një prokurori të çështjes.

Nga ky rrëfim i sinqertë i kryeministrit, mund të nxjerrim shpejtë e shpejtë disa konkluzione.

Së pari; Edi Rama ka pasur në dorë që paraditen e djeshme kur prokurorët morën audio-përgjimin nga PD. Pasi ka siguruar materialin origjinal, ka marrë zërin e Agron Xhafajt (edhe këtë e ka çuar ai vetë në prokurori, siç deklaroi), pastaj e ka nisur urgjent nëpër laboratorë serioz nëpër botë, pastaj i ka ardhur përgjigjja e ekspertizës dhe foli sot…

Kush ja dha kryeministrit audio-përgjimin?! Nëse Rama ka çuar material të marrë nga mediat që e publikuan, atëherë ekspertiza e tij “serioze”, nuk ka asnjë vlerë, përveçse politikisht për të shantazhuar dhe kërcënuar deri me burg, Partinë Demokratike në bllok.

Nëse nëpër laboratorët e botës ka dërguar origjinalin, atëherë jemi përpara një skandali tjetër brenda skandalit “Xhafaj”. Prokuroria i ka dhënë kryeministrit dhe Fatmir Xhafajt një provë, ndërkohë që hetimi vazhdon. Këtu pastaj hyn ligji në lojë, ndaj të cilit duhet të përgjigjet Arta Marku e para, kurse zhurma politike e Ramës nuk ka asnjë  vlerë.

Së dyti; Pa u mbyllur hetimi për video-përgjimin, pa u deklaruar prokuroria në se është apo nuk është i vërtetë, kryeministri i vendit publikisht e deklaron të mbyllur këtë çështje dhe e quan montazh e mashtrim të PD-së. Madje shkon edhe më tej, duke dhënë edhe vendimin për këtë “vepër penale”; me burg.

E treta por jo më pak e rëndësishmja; Edi Rama zbuloi sot vetë, se të paktën në këtë çështje është në koordinim perfekt me prokurorinë e Arta Markut. Nga ana tjetër e gjithë retorika e tij; deklarimi paraprak se si do të mbyllet kjo çështje, pikërisht në mbledhjen e grupit parlamentar të shumicës qeverisëse, (të njëjtët deputetë që me dhunën e kartonëve “emëruan” kryeprokuroren) është në rastin më të mirë, ndikim i hapur mbi organin e akuzës dhe në rastin më të keq, një urdhër i prerë ndaj saj, për kahun që duhet të marrë hetimi kësaj çështjeje.

Nuk është çudi, që sot menjëherë pas mbledhjes Edi Rama ti ketë dorëzuar Arta Markut, edhe “ekspertizën serioze ndërkombëtare”, për audio-përgjimin në fjalë duke i vënë kështu kapak kësaj historie dhe lojës 24-orëshe të koordinuar në përpjekje të dëshpëruar, për të shpëtuar Fatmir Xhafajn, por veten në radhë të parë. 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Koli16/05/2018 18:23

Qe Rama eshte skizofren kete e dime. Pse Opozita nuk kerkon nderhyrje te nderkombtareve per kete skandal nuk e marrim vesh. Vendi per pak po kalon ne diktature e populli ka frike te ngrihet. Thjesht po iken nga ky vend!!! As nuk na duhet BE-ja me kete njeri, por as nuk na fut kush ne BE. Ky thjesht do perdori kete audio pergjim per mos celjen e negociatave dhe rrealisht do fuse deputete ne burg e jo Tahirin

Albani16/05/2018 17:02

Po juve fe PD. Edhe po fe thote Rama " fluturon gomari" juve thoni fluturon.
Si mund te behet nje ekspertise dhe te nxiret konkluzion brenda ne me pak se 12 ore ?
Kur e miri Rama perfjimin, kur u incizua zeri i Agron Xhafes, kur u dergua ne specialistet, kur u pranua nga specialiste,kur u studiua dhe kur u dha pelrgjigja?
Duhen dite te tera per nje pergjigje shkencore.
Po juve pranoni ate qe thote Rama " Fluturon go ari"

t16/05/2018 16:50

sipas kesaj llogjike te edrames,tani mbetet o te futen ne burg 2 deputete dhe situata te acarohet me keq ose te dorehiqet xhafa

Shto koment

Denonco