Skandali i radhës në Fier/ Lidhjet e krimit me qeverisjen vendore dhe qendrore

Skandali i radhës në Fier/ Lidhjet e krimit me qeverisjen vendore dhe qendrore

Nga Shënim - 15/05/2018

Klanet mafioze janë të fuqishme jo vetëm në Tiranë por edhe në Elbasan, Fier, Durrës e Vlorë. Bëhet fjalë për klane dhe familje mafioze të lidhura ngushtësisht me pushtetin vendor dhe me personazhe shumë të larta politike të Tiranës që kryejnë aktivitetin politik, por jo vetëm në këto qarqe. Media ka raportuar për shumë skandale të tjera të mëdha që do të zbulohen në ditët në vijim bazuar në informacione dhe dokumenta të shërbimeve partnere.

Një nga qarqet për të cilat thuhet se ekzistojnë regjistrime të bisedave mes trafikantësh dhe anëtarësh të bandave kriminale dhe drejtuesve të lartë vendorë e figurave shumë të larta të Rilindjes në pozicione të rëndësishme në qeverisjen qendrore është FIERI.

Klanet dhe familjet mafioze në Fier janë të angazhuara fuqimisht në trafiqet e kokainës dhe heroinës, ndërkohë që gjatë vitit 2017 kanë qenë shumë aktive në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Po kështu këto klane dhe familje mafioze kontrollojnë nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe kanë marrë nën kontroll edhe industrinë e nxjerrjes së naftës por edhe dy rafineritë e përpunimit të naftës në Ballsh dhe Fier. Klanet dhe familjet mafioze të narkotrafikut kontrollojnë të gjithë sistemin e doganave dhe tatimeve në Fier e deri në Kakavijë. Këto klane dhe individë të familjeve mafioze të lidhura me drejtuesit e lartë të bashkive kryesore të këtij qarku kontrollojnë të gjithë lejet e ndërtimit, tenderat me fondet publike të bashkive dhe të sektorit të naftës dhe koncesionet që janë dhënë në këtë qark.

Lidhja e fuqishme mes këtyre grupeve kriminale dhe pushtetit vendor dhe individëve me pushtet në qeverinë Rama, paratë e tyre nga korrupsioni dhe aktivitet kriminale e narkotrafiqeve, janë përdorur në zgjedhjet e vitit 2017 për të realizuar “rezultatin historik” që i siguroi Rilindjes përqindjen më të lartë të numrit të deputetëve në të gjithë vendin.

Drejtues i Bashkisë së Fierit është Armando Subashi, që njihet për lidhjet e tij të fuqishme me të githë individët me rekorde kriminale që nga koha që ka qenë kryetar i Gjykatës së Fierit. Subashi është promovuar në politikë, si deputet dhe si kryetar i Bashkisë Fier nga Rama, me sygjerimin e Gramoz Rucit dhe Fatmir Xhafajt.

Të gjithë lidhjet e qeverisjes vendore me klanet dhe grupet mafioze, siç flitet gjerësisht në të gjithë Fierin kalojnë nga Armando Subashi. Lejet e ndërtimit, fondet publike dhe shërbimet kryesore të Bashkisë së Fierit kontrollohen nga klane mafioze ose anëtarë të klientelës së Subashit.

Një personazh më influencë të fuqishme është Gramoz Ruci, kryetar i Kuvendit, cili përmes rrjetit të disa klaneve dhe individëve me rekorde kriminale dhe në bashkëpunim me Armandao Subashin realizon lidhjen e këtyre klaneve dhe bandave me pushtetin qëndror.  

Gramoz Ruci përflitet në Fier si një nga pushtetarët shumë të fuqishëm që kontrollon Fierin. Çifti Elisa Spiropali - Salarion Totaj, i cili në Fier njihet si i familjar i Gramoz Rucit është po ashtu pjesë e këtyre lidhjeve të politikës me krimin dhe narkotrafiqet. Për shkak të origjinës së zotit Totaj nga një i njëjti fshat, Salaria, me Gramoz Ruçin, ky çift është kthyer në strumbullar ku janë të lidhur edhe shumë individë dhe klane kriminale me banim në Fier por me origjinë nga zona e Gramoz Ruçit.

Individ që shfrytëzon lidhjet me Ramën është edhe Beso i Tajvanit që vepron kryesisht në sektorin e naftës, në Fier dhe Ballsh. Përmes lidhjeve me Ramën dhe Gjiknurin, Beso i Tajvanit është shndërruar në personin që rrjep të gjithë fitimet e naftës duke hedhur në erë edhe Uzinën e Ballshit dhe nxjerrë në punëtorët e Uzinës në Ballsh.

Në Fier, por edhe në Lushnje, ka edhe disa banda e klane lokale (nuk pi i përmendim emrat në këtë shkrim por që të gjithë janë të mirënjohura edhe nga shërbimet partnere që i përgjojnë që nga viti 2013) që janë në shërbim të pushtetit vendor të orkestruara nga Armando Subashi dhe në lidhje me pushtetin qendror të përfaqësuara nga Gramoz Ruçi.

Met Kanani është kapur këto ditë pas përgjimesh prej një kohe shumë të gjatë nga shërbimet partnere. Thuhet se në këto përgjime zbulohen lidhjet e këtij personazhi me bandat dhe klanet mafioze të Fierit por edhe me shumë personazhe shumë të lartë të qeverisjes vendore e qëndrore të Rilindjes.

Duket se po i vjen radha Fierit të çlirohet nga lidhjet e shtetit me mafian dhe krimin…

Syri.net/ 15 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment