Rokada/ Përplasja e klaneve mafioze Tahiri-Xhafaj, Rama në shënjestër

Rokada/ Përplasja e klaneve mafioze Tahiri-Xhafaj, Rama në shënjestër

Nga Shënim - 15/05/2018

Rama e mori pushtetin në 2013 duke futur në parlament individë me rekorde të tmerrshme kriminale të ndëshkuar në perëndim. Në karrigen e kryeministrit në shtator 2013 Rama emëroi në postet kyçe të administratës të gjithë ata individë me rekorde kriminale që i kishin shërbyer për të fituar “1 milion shuplakat”.

Më tej ky veprim u shtri në zgjedhjet vendore të 2015 ku Rama në shumicën e zonave bastion të PD kandidoi përsëri individë me rekorde të tmerrshme kriminale.

Në qeverinë e tij të parë, Rama vendosi në Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahirin. I cili që në opozitë kishte ngjizur lidhje të fuqishme me klanet më të rrezikshme kriminale dhe familjet mafioze, ndër të cilat do të preferohej ajo e Habilajve me të cilët kishte edhe lidhje farefisnore.

Rama dhe Tahiri do të përdornin të gjithë këtë rezervuar të individëve me rekorde të tmerrshme kriminale, të klaneve të rrezikshme të krimit të organizuar dhe familjet mafioze të narkotrafikut gjatë aplikimit të strategjisë së kultivimit masiv të kanabisit dhe ngritje së rrjetit për trafikun nga deti, toka dhe ajri të kokainës nga Amerika e Jugut dhe heroinës nga Lindja drejt Europës. Shqipëria do të kthehej sipas raporteve të institucioneve të specializuara në vendin e parë në Europë për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit dhe në trampolinën kryesore e trafiqeve të kokainës dhe heroinës.

I gjithë ky arsenal do të përdorej nga Rama në zgjedhjet e vitit 2017 për fitimin i vetëm “edhe të timonit edhe të tepsisë” së pushtetit. Ky moment do të koinçidonte me shpërthimin nga shërbimet partnere të skandaleve për lidhjet e Tahirit me familjen mafioze të Habilajve dhe implikimin e vëllai të Ramës në trafiqet e kokainës.

Goditja e Tahirit nga shërbimet partnere dhe ndërlidhja e cështjes Tahiri me hapjen e negociatave me BE nga Bundestagu gjerman do të ishte një goditje e fuqishme për Ramën dhe strategjinë e tij për kapjen e shtetit, dhe bërjen njësh të qeverisë së tij me krimin dhe narkotrafiqet.

Në këtë moment Rama do të zëvendësonte Tahirin me një nga “armiqtë” e tij Fatmir Xhafajn i cili për shkak të komplekseve nga e kaluara por edhe për shkak të vëllait të tij të dënuar në Itali si trafikant i drogës do të fillonte të spastronte të gjithë rrjetin e policëve të Tahirit dhe ti zëvëndësonte ato me njerëz të të njëjtit format por që ishin pjesë e klientelës së tij. Sigurisht nën monitorimin dhe mirëkuptimin e Ramës.

Pa kaluar disa muaj Fatmir Xhafaj do të gjëndej i zhytyr në një skandal të lidhur me manipulimin e Kodit Penal me synim pengimin e ndëshkimit të vëllait të tij Agron Xhafaj të dënuar me 7 vjet e 2 muaj burg nga Gjykata e Kasacionit e Leçes si trafikant i kokainës dhe heroinës. Më tej skandali do të thellohej me daljen e një regjistrimi audio ku përmes një bisede me një trafikant tjetër, ish-shok i tij gjatë qëndrimit në Itali, evidentohej Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brëndshëm, i cili jo vetëm që lëvizte i lirë por vazhdonte të ishte i implikuar në narkotrafiqe. Media ka raportuar se ky përshkallëzim është nxitur edhe nga “armiku” i tij Saimir Tahiri.

Pra si përfundim mundet te thuhet se Rama duke zëvendësuar Tahirin me Xhafajn bëri një veçse rokadë mes dy individëve ‘armiq” për jetë a vdekje mes tyre por në realitet kjo ishte një rokadë e familjes mafioze të Habilajve të drejtuar nga Tahiri me klanin e narkotrafikut të Fatmir Xhafajt.

Kjo rokadë do të nxiste betejën e brendshme mes klaneve dhe familjeve mafioze. Këto klane dhe familje mafioze të kontrolluara dhe orkestruara deri më sot nga Rama dhe familjarët e klientela e tij janë në prag të shpërthimit.

Madje secili prej këtyre klaneve duke ndjerë rrezikun e eliminimit nga tradhtia e Ramës është i gatshëm ti sulet egërsisht Ramës, pra ka vendosur Ramën në shënjestër. Rama i dobësuar më shumë se kurrë dhe i frikësuar në ekstrem edhe për shkak se ndjen se zbulimi i të gjithë këtyre skandaleve është bërë me angazhimin e shërbimeve partnere ka filluar të humbasë qetësinë dhe të reagojë me arrogancë dhe i destabilizuar, jo vetëm me opozitën por edhe me ndërkombëtarët. Rama e pasi shiti

për interesat e tij personale Tahirin, po ashtu do të veprojë edhe me Xhafajn, pavarësisht se do të përpiqet fillimisht të krijojë përshtypjen se do ta mbështesë, sic veproi edhe me Tahirin, nga frika se mos shpërthejë.

Fundi i tmerrshëm i Ramës është tashmë i qartë. Diskutohet vetëm koha se kur kjo do të ndodhë…

Syri.net, 15 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco