Të gjithë të kënaqur, veç ministrit Xhafaj?!

Të gjithë të kënaqur, veç ministrit Xhafaj?!

Nga Flamur Vezaj - 12/05/2018

Marrëveshja doli me sukses, ashtu siç ishte pralajmëruar, duke izoluar në banesën e tij Sajmir Tahirin pak ditë para Samitit të Sofjes!

  #Prokuroria bëri sikur është në krye të detyrës dhe e kishte seriozisht, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Tahirin edhe pse pa ndonjë prove të re veç atyre dëshmive të personave të ndryshëm, mes tyre shoferit e badigardit si dhe mikut O.Sota! Me këtë kërkesë prokuroria “nuk bie në sy” që po zbaton urdhërat nga lart!

  #Gjykata, pranoj kërkesën e prokururorisë duke vulosur përfundimisht se ka DYSHIME se Tahiri ka konsumuar veprat penale si trafik droge e korrupsion, por konstatoi se nuk ka rrezik ikje çka i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Vendimi i Gjykatës është i justifikuar sepse prokuroria nuk solli ndonjë provë të re dhe për të mos mbajtur barrën e presionit të politikës e diplomatëve i caktoi këtë masë sigurie. Njëherazi për shkak se edhe veprat janë të rënda dhe nuk mund të lihet i lire Tahiri ndërkohë që “trafikantët” me 500 gram hashash të qëndrojnë në burg!

  #Sajmir Tahiri është i lumtur me këtë masë sigurie, (edhe pse për çështje imazhi do ta ankimoj) dhe nuk do të QAJ pasi nuk do ndaj qelin me ndonjë person tjetër edhe pse aty do ta respektonin se ka miqtë e tij të fortë! Tani nga shtëpia me telefon dhe me pultin e televizorit në dorë do të vazhdoi të dërgoi mesazhe telefonike analisteve gjatë debateve në “mediat e kazanit” që ti bëjnë mbrojtjen si duhet!

  #KM Rama, është i kënaqur se i mbylli gojën atij që i “kërcënonte” bijtë e k... dhe do të respektoni vendimin e Gjykatës! Me këtë vendim dhe ai do ketë fytyrë edhe ti flas teta Merkelit në Sofje, pasi prokuroria dhe gjykata vepruan e ai nuk ndërhyn dot në Gjykatë! Teta Merkel do bëj sikur e besoj dhe kështu do bëjnë një foto të buzëqeshur!

  #Diplomatët janë të kënaqur se po fillon të ndihet era e ndëshkueshmërisë së politikanëve të lart që kanë abuzuar prej vitesh me pushtetin!

  #Nga ana tjetër ministri Xhafaj, është mbyllur në zyre dhe po kërkon ndihmë nga “ortaku” i tij dekan si ta zgjidh problemin e gjyqtares së Sajmir Tahirit. Pasi ky i fundit i ka lënë një precedent që duhet ta vazhdoi apo ta ndërpres! Atë të ankimit me anë të flet-rrufeve tek Presidenti i Republikës kur gjyqtaret japin një vendim favorizues për persona që kanë kryer vepra të rënda penale si ajo e trafikut të drogës e korrupsionit! Kështu që në respektim të afateve proceduriale, që i ka me qejf me i ndryshu, ministri Xhafaj ka vendosur të pres 15 ditë dhe më pas të shprehet, pro ose kundër zbatimit të këtij precedenti me 10 standarde!

#E kështu Shqipëria po ikën për lesh#

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco