Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Korrupsion, krim, trafiqe/ Vëllai i Ramës, vëllai i Xhafës, kushërinjtë e Tahirit…

Korrupsion, krim, trafiqe/ Vëllai i Ramës, vëllai i Xhafës, kushërinjtë e Tahirit…

Nga Shënim - 12/05/2018

Rama është ideatori dhe orkestruesi i korrupsionit elitar, ose thënë ndryshe i kapjes së shtetit. I lidhjes të qeverisjes me krimin dhe individët me rekorde të tmerrshme kriminale. I kultivimit të kanabisit nga policia dhe trafikimit të kokainës e heroinës. I pastrimit të parave përmes turizimit, ndërtimeve të kullave…

Rama i ka zbatuar këto strategji me ndihmën e një grupi individësh pjestarë të familjes së ngushtë “politike”, ministra, kryetarë të bashkive kryesore, biznesmenë, manjatë të medias, e të tjerë të lidhur ngushtë me klane e familje mafioze, trafikantë, individë me rekorde kriminale, që arrijnë deri në lidhje të ngushta familjare.

Në kupolën e këtij organizimi bëjnë pjesë njerëz shumë të besuar, anëtarë të familjes së ngushtë “politike” si dhe trafikantë e kriminele, të lidhur familjarisht me Ramën, Xhafën, Tahirin e tjerë.

Në këtë kupolë bën pjesë vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, i kthyer nga SHBA në momentin kur Rama është bërë kryeministër dhe i përmendur shpesh nga media si person i implikuar më shumë afera të dyshimta korruptive dhe trafiqe te kokainës. Media e ka raportuar emrin e Olsi Ramës të implikuar në cështjen Xibraka, përmes së cilës autoritetet gjermane zbuluan një “fabrikë të prodhimit të kokainës” në Elbasan ku thuhet se ishte i përfshirë edhe Olsi Rama. Kjo dosje është bërë e famshme gjatë kohëve të fundit, si një mekanizëm presioni që ish ministri i brendshëm Tahiri përdor ndaj Ramës për të shpëtuar nga burgosja që e kërkojnë partnerët ndërkombëtarë.

Anëtar i kupolës së ngushtë “politike” është Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit Agron Xhafaj, është i dënuar nga Gjykata e Kasacionit e Italisë, me 7 vjet e 2 muaj për trafik të kokainës dhe heroinës dhe që nuk është ndëshkuar për shkak të ndryshimit të Kodit Penal nga ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj. Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij, Agron Xhafaj janë kthyer së fundmi në objekt të ligjit anti-mafia.

Një anëtar shumë i rëndësishëm i familjes së ngushtë “politike” të Ramës është edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili është shkarkuar nga posti i ministrit, i është kërkuar kuvendit heqja e imunitetit nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe së fundmi ka lënë mandatin e deputetit sepse është i akuzuar për lidhje me mafian dhe klanin mafioz të Habilajve të akuzuar nga autoritet italiane për trafik droge dhe armësh. Ndëshkimi i Saimir Tahirit është kërkuar edhe nga autoritetet e larta gjermane. Rama e ka mbrojtur dhe mbron atë fuqimisht sepse ai e kërcënon me dosjen e Olsi Ramës dhe afera të tjera ku duket se Rama është i implikuar. Kaq larg ka shkuar loja për ti hedhur hi syve partnerëve ndërkombëtarë sa që Rama e ka këshilluar Tahirin të lejë mandatin kurse sot po me ndihmën e gjyqsorit të vendosur nën kontroll e ka vendosur në arrest shtëpie, pasi Tahiri në bashkëpunim me Ramën kanë prishur të gjithë provat dhe kanë këshilluar të gjithë dëshimtarët dhe të akuzuarit e tjerë se çfarë duhet të thonë.

Edi Rama, vetëm nga këto pak informacione rezulton se ka pasur dhe ka në përbërje të qeverisë së tij individë të lidhur ngushtë me korrupsionin, krimin dhe trafiqet. Fakti që në këtë grup bëjnë pjesë vëllai i Kryeministrit, ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllai i tij trafikant dhe ish-ministri i brendshëm dhe klani mafioz i kushërinjve të tij tregon se kemi të bëjmë me një kupole të korrupisonit me lidhje të fuqishme mafioze ku implikohen njerëz shumë të afërt të familjeve të tyre.

Rama, i cili e ka ideuar këtë skemë e ka të pamundur të luftojë apo të distancohet prej saj sepse ky oktapodh ka përfshirë jo vetëm kupolën politike të Rilindjes por edhe familjarë e të afërm të kësaj kupole të cilët janë përzgjedhur mesa duket si anëtarë të kupolës vetëm se të afërmit e tyre janë të implikuar në afera korruptive, kriminale dhe narkotrafiqesh.

S’ka si shpjegohet që vëllai i Ramës është i kudondodhur në të gjithë aferat korruptive dhe në disa nga aferat e trafikut të kokainës.

S’ka si shpjegohet që Ministri i parë i Brendshëm, Saimir Tahiri, rezultoi i lidhur me klanin mafioz të Habilajve.

S’ka si shpjegohet që edhe Ministri aktual i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që zëvendësoi Saimir Tahirin, e ka vëllain të dënuar për trafik kokaine e heroine, dhe të dy së bashku janë objekt i ligjit antimafie.

Kjo ngjason me një bandë që edhe Eskobar do tja kishte zili si përsa i përket lidhjeve ashtu edhe teknikave të përdorura për pasurim të paligjshëm dhe pastrim të parave.

Syri.net/ 12 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho13/05/2018 20:50

Fjalet nuk majftojne o anal-iste! Beni thirrje per revolte popullore pa ndalim; ose mos u beni vegla te bastardeve, e mos hani persheshin qe ju jep kryedoçi!

zaho13/05/2018 17:44

Fjalet nuk majftojne o anal-iste! Beni thirrje per revolte popullore pa ndalim; ose mos u beni vegla te bastardeve, e mos hani persheshin qe ju jep kryedoçi!

Landi12/05/2018 21:38

Ky eshte legeni me i madh pas sali berishes mjere shqiperia nga kush udhehiqet nga banda e saliut dhe edi bythqiut duhet revolucion shqiptare zgjidhni njerez te mire se faji eshte i joni qe votojme hajdutat

BUJAR12/05/2018 21:11

VRASJE VJEDHJE BERISHA BASHA BODE ZHENI ETJ

Shto koment

Denonco