Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Talente shqiptarë si Rita Ora, do të mund ta çanin nepotizmin tek ne?

Talente shqiptarë si Rita Ora, do të mund ta çanin nepotizmin tek ne?

Nga Artan Fuga - 12/05/2018

Kur sheh që ka artistë shqiptarë që performojnë në skenat tona, por edhe jashtë sikurse Ermali, Eleni, që bashkë me Eugentin sot do të jenë në Eurovizion, ndjen forcën e energjive kombëtare që po të përdoren si duhet çajnë vetë, sado ujq e dhelpra rreth tyre duan t'u përvetësojnë suksesin për qëllime të mbrapshta.

Por për këtë do të shkruaj javën tjetër.

Duke parë talente shqiptare që çajnë në Qipro, Itali, apo Angli si Rita Ora etj., më shkon mendja dhe pyes, a do të mundte një emigrant i brezit të parë, i ardhur në Shqipëri, ta çante nepotizmin tonë sidomos në institucionet publike, për të nxjerrë kokën mbi të gjithë ?

Dyshoj shumë.

A do të mundej një zezak të merrte nënshtetësinë shqiptare dhe të bëhej kapiteni i skuadrës kombëtare të futbollit? 
A do të mundej një qipriot i ardhur në një shkollë shqiptare të ngjitej lart dhe të përfaqësonte Shqipërinë?

Le të zbresim pak më poshtë.

A ka ndonjë deputet të ardhur nga zonat fshatare të vendit me profesion fermer, mekanik, mësues zonash rurale, mjek atje ?

Po ndonjë këshilltar bashkiak që është bujk ose fermer?

A mund të gjesh sot punë në agjencitë publike si në Bankë, Radiotelevizion, Ministri, Opera, Teatër, administratën e Akademisë të shkencave, Gjykata, po të mos kesh si thonë "mikun brenda"?

Po të jesh cigan, rom, boshnjak, a mund të bëhesh drejtor drejtorie apo qoftë edhe të punosh në një vend kyç të administratës?

Po të vish nga Bathorja, Kamza, Këneta e Durrësit, Vora, nga Dajti a nga Bregu i Lumit a mund të bëhesh drejtor në Bashki, nën kryetar Bashkie, këshilltar, apo edhe kryeredaktor në Radiotelevizion?

30 vjet demokraci mo!

Demos - cratos !

Hahahahaha!

Ik ore tutje, budallë, me këto ëndërra të çmendura, pse Qiproja jemi ne, apo Italia!!! Apo Anglia, Franca!

Nepotizmi po bën kërdinë.

A mund të punësoshesh dot nëse je pa një lidhje kushurilliku, miqësie, përkatësie politike, pa një interes të ndërsjelltë, pa paguar?

A mund ?
A mund?
A mund?

Pse studentët e mi të shkëlqyer që nuk kanë ose refuzojnë të kenë të tilla lidhje i shoh pa punë ose vuajnë për të zënë punë?

Ik ore u bëre ti! - më duket sikur u thonë.

Konkursi!!! - Hahahahaha!

Eshtë si puna e komisarit në det!!!

Ishte lojë, lojaaaaaaaaa!

Nuk besoni!

Thjesht le të japi Kuvendi ose Qeveria një fond sado të vogël për të bërë një studim sociologjik mbi burokracinë tonë, dhe do ta shihni se çfarë lemerie do të zbulojë nëse nuk i dinë.

Më duket se një shtresë me lidhjet e saj si një oktapod gjigand, si një re e madhe, si një tufë zogjsh grabitqarë, ka uzurpuar politikën dhe pastaj shtrihet në të gjithë administratën publike, rimerr në formë pagash, lekët që vijnë nga taksat që u merren qytetarëve, qarkullon paranë, ofiqet, shërbimet, nderet, rimarrjet në punë, pra riprodhohet duke i kthyer shpinën popullit që nuk ka asnjë shans në jetë vetëm të iki, të iki, të iki!

Merr lekët, i rishpërndan brenda vetes, dhe nuk jep shërbimet menaxheriale që duhen.

Duhet një studim i tillë sepse tregon me fakte gjendjen dhe nivelin e demokracisë dhe të shanseve të barabarta.

Po opozita përse nuk e vendos gishtin në këtë plagë të madhe!

Mos duhet të vijë Migjeni si opozitar?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zaho13/05/2018 21:11

Jam me zotin Fuga, si shpesh here! Ne ato dhimbjet kombetare qe permend z. Fuga mendoj te shtoj nje. ( nuk prishet puna se shtoj edhe une nje ne njemije te zeza qe ka Sqhiperia jone) Me rrespektin dhe admirimin qe kam per zerin e Bushpapes, une nuk kuptova asnje fjale nga kenga! Kjo tregon se shkolla jone e muzikes eshte zero! Kur nje kengetar nuk eshte ne gjendje te kendoje qarte qe ti kuptohen fjalet, kjo nuk eshte faji i tij, por i atyre qe kane mesuar! Prandaj eshe shkolla e muzikes eshte ne nivelin e shkollave te kakaçit..Ps; degjoni Vaçe Zelen e shume kengetare te huaj qe ju kuptohen fjalet edhe pse nuk e dini gjuhen, fjalet jane te qarta ! Dhe ne fund..... per pseudomuzikantet, nje kengetar sado ze te bukur e te veçante te kete, ai i humb te gjithe vlerat si i tille, kur nuk kupon asnje fjale nga ato qe thote! Tung, per trungj!

Ajo13/05/2018 17:11

Seriozisht po filloj te dyshoj se Z. Fuga eshte filozof dhe per me teper jep leksione neper universitetet e Frances!
Ku kemi arritur!
Z. Fuga i ka mbetur ora ne vitin 1990!
Kam vetem nje pyetje per Z. Fuga: cfare kuptonte me muziken shqiptare, te cilen Eugenti paska turperuar dhe basdarduar? Une nuk e dija qe muzika e lehte, rock, pop, apo edhe hip-hop ( te cilen personalisht nuk e pelqej) na paskerka karakter kombetar!
Ah po do ishte ndryshe nese i nderuari filozof nenkupton me muzike shqiptare te denje oer Eurovision kenge te tipit... Me dyqind petrita komunista lule.... apo Nene moj do pres gershetin. Sepse e verteta eshte muzika e lehte shqiptare i pati fillimet dhe zhvillimet e veta pikerisht ne kohen e nenes parti. Prandaj Z. Fuga mos na ver ne dyshim inteligjencen, thuaje troc: deshiron te perfaqesohemi edhe sot ne 2018-ten me muzike te stilit te realizmit socialist!
Sa per budallallekun qe kombetarja shqiptare e futbollit te kete per kapiten te saj nje afrikan, as nuk marr mundimin te bej asnje koment.
Komunistet e kishin shume per zemer internacionalizmin proletar ( gjoja!).

Tarasi 12/05/2018 17:02

Teper i sakte profesor, e pergjigja vjen vete , sa e paster dhe e ndjere! Jo Jo nuk mundesh , nuk funksionon merita!

Arber12/05/2018 15:18

Je fare i lene e i painformuar o akademik. As e ke ideane se cfare behet. Duhet ta dish se ne sa krevate ka fjetur ajo artistja e madhe Rita Ora sa here eshte detyruar te dali lakuriq para kushedi sa burrave per tu bere e famshme. Se pse duhet ti beje floket te verdhe e fytyren te nxire, pse duhet te perdori nje ze qe imiton zerin e nje zezakeje (qe po mos e shohesh ne video mendon se eshte zezake). Dua te them qe duhet te poshterohesh e tjetersohesh "ne vendet demokratike" qe te "besh hajer". Duhet te te perdori si skllave seksi nje tip si puna e Weinstein qe te behesh e famshme dhe me para te madhe. Kaq. Sa per mekanik ne parlament ke Nard Ndoken. Ndersa lajthitjen totale e demonstron kur thua se kerkon nje zezak per Kapiten Kombetareje, apo nje jevgjit per Kryetar Bashkie, a thua se nuk te mjaftonjne jevgjitet qe ke. Se cfare kuptimi ka qe nje zezak te perfaqesoje Kombin Shqiptar nuk ka dreq qe e merr vesh. Nuk e di a e ke idene se cfare eshte kombi? Sic duket te kane frymezuar shoket e BE qe kerkojne te shkaterrojne identitetin kombetar te popujve Europiane per te krijuar Negropianet, "njeriun e ri". O zot nga cfare njerezish presim te na japin mend. Ska faj Rama qe e shkrin Akademine, ju jeni ku therret qameti. Njerez te lajthitur ose te shitur qe punojne kunder atdheut.

i deleguari12/05/2018 13:19

Shoku Filozof, reagimi yt per ceshtjen ne fjale,eshte i stisur,apo i sforcuar dhe si per te plotesuar spektrin e temave te cilat ke "trajtuar" deri me sot! .Familja FUGA i tregonte rrugen e ndritur Shqiperise dhe shqipetareve gjate 50 viteve te komunizmit,Te perzgjodhi TY me nepotizem dhe per "merita klasore" te te mbaje ne France per ca dhjetra vite,perzgjodhi vllaun tend te na perfaqesoje ne organizmat boterore te shkences,per shume e shume vite,gjithashtu per "merita klasore". Pasi i bete mutin ardhmerise se Shqiperise me tufeza e me areza,na dilni tani si demokrate te kultivuar , perseri udherrefyes. Trego Ti i pari se sa nga sojesorollopi YT,krushqi,kusherinj,miq te familjes,miq te babait kane zene poste kyce ,ose me mire trego se cili prej JUSH qe shkaterruat kete vend per 50 vjet,nuk ka marre edhe sot plotfuqishmerine per t'i dhene derrmen e fundit cdo aveniri me kushtin e vetem qe vetem JU te mos dilni pa perfitim! Permendni emra zoti Artan Fuga,se edhe Migjenit "do t'i behej qefi" dhe ju do te ishit i besueshem. Keshtuqe nuk do te dukej se po na lexoni leksjone per studentet qe luajne me celular gjate referimit tuaj!!!

Shto koment

Denonco