Vasilika Hysi, avokate e lidhjeve të krimit me qeverinë

Vasilika Hysi, avokate e lidhjeve të krimit me qeverinë

Nga Syri.net - 12/05/2018

Vasilika Hysi është parashutuar në politikë nga Rama. Thonë për shumë arsye që lidhen me marrëdhëniet e saj personale me Ramën, por jo vetëm. Pas gati 10 vjetësh që Vasilika Hysi është në parlament, këto arsye i mbajnë mend pak vetë dhe ndoshta do të kishin pak vlerë nëse Vasilika do të ishte një “politikane” dinjitoze ose paku që nuk do të binte fare në sy. Çfarë ka ndodhur me Vasilikën që ka krijuar shumë habi me qëndrimet e saj?

Vasilika së pari vinte në parlament me profilin e pedagoges të së drejtës. Së dyti ajo vinte nga Komisioni i Helsinikit me profilin e mbrojtëses së të drejtave të njeriut. Së treti, ajo vinte në parlament me etiketën e një gruaje e një feministeje për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Vasilika është shfaqur jo vetëm “naïve” se kjo do të ishte minimalja për proflilin e saj. As thjesht një servile që në momente të caktuara është rrjeshtuar me qëndrimet e Ramës. Vasilika është kthyer nga mbrojtëse e të drejtave të njeriut në avokaten e vendosur të individëve me rekorde kriminale, në mbrojtëse e lidhjeve të krimit me qeverinë. Nga pedagoge e së drejtës në avokate e së padrejtës. Nga mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të grave në avokate e individëve me rekorde kriminale dhe trafikantëve kundër grave dhe të rejave në politikë.

Ja disa nga qëndrimet e çuditshme të Vasilika Hysit.

Vasilika Hysi, si anëtare e komisionit kuvendor të mandateve dhe imunitetit, në fillim të legjislaturës 2013-2017 ka mbrojtur largimin e detyruar (nga Rama) të tre grave në listën e kandidatëve e PS për deputet të Lezhës për t'i hapur rrugën ardhjes në Kuvend të Arben Ndokës që rezultoi me rekorde kriminale. Individ që u largua nga kuvendi bazuar në ligjin e Dekriminalizimit, veprim që u mbështet publikisht edhe nga ambasadori amerikan. Ky ishte momenti kur Vasilika Hysi, u bë avokate e një individi me rekorde të tmerrshme kriminale duke dhunuar të drejtën e tre grave, që ishin detyruar nga Rama të dorëhiqeshin. Pra Vasilika nuk ishte në këtë rast thjesht një anëtare e komisionit që ngriti dorën me servilizimin e saj ndja Ramës por ajo u shfaq një nga mbrojtëset e flakta, në parlament dhe në media, e individëve me rekorde kriminale.

Vasilika Hysi do të shfaqej një avokate e flaktë e lidhjeve të Saimir Tahirit (anëtarë i kabinetit Rama) me klanin mafioz të Habilajve, kur do të diskutohej kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Tahirit. Ajo do të shfaqej tepër aktive në mbrojtje të këtyre lidhjeve, ndonëse këtë radhë kishte mbi kurriz edhe etiketën e zv/kryetares së Kuvendit, por mesa duket ky post i ishte akorduar pikërisht se kishte luajtur këtë rol dhe për ta luajtur akoma më fuqimisht këtë rol në të ardhmen.

Vasilika Hysi shfaqet për herë të tretë në nbrojtje të çështjes Xhafa. Ajo mbron këto ditë, me statusin e “avokates” së lidhjeve të krimit me politikën, dhe më konkretisht me qeverinë Rama,  cështjen komplekse Xhafja. Ajo mbron jo vetëm Agron Xhafaj, vëllain e Ministrit të Brëndshëm, të dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Kasacionit të Italisë. Por ajo akoma me më shumë zell mbron aktin e pashëmbullt e të dënueshëm të Fatmir Xhafës për të ndryshuar Kodin Penal, ndryshim që e shpall të pandëshkueshëm vëllain e  tij, Agron Xhafaj. Ky është një nga rastet e kapjes së shtetit nga krimi dhe trafikantët. Dhe Vasilika është venë përsëri në ballë si avokate mbrojtëse e krimit, trafiqeve dhe lidhjeve të tyre me qeverinë, Ramën dhe ministrin e brëndshëm. Vasilika ka qënë shumë aktive edhe në kuvend edhe në media edhe në këtë rast.

Këto janë tri nga momentet më pikante që njollosin rëndë figurën e një gruaje, pedagoje të së drejtës apo aktivistje të të drejtave të njeriut, Ky do të mbetet në historinë e kuvendit si shëmbulli i avokatisë së të keqes. 

Por edhe në një plan tjetër, në planin moral, Vasilika ka lënë shije të hidhur në publik. Ishte një nga gafat më të rënda në Kuvend, mbrojtja që Vasilika i bëri të sjelljeve perverse të Ramës. Fjalinë përmes së cilës Rama poshtëroi popullin me termin “organ gjenital që nuk  ngrihet”, Vasilika e mbrojti, duke thënë se ajo ishte thjeshtë një poezi e Ramës?! Duke u prezantuar thjesht një manekin që edhe vetë me siguri i vjen turp që e ka thënë. Sepse kjo ndryshe do të thoshte se Vasilika lexoka apo pëlqeka “poezi me organin genital që nuk ngrihet”. Një turp që me siguri ka vënë në pozitë shumë të vështirë qoftë burrin e fëmijtë e saj qoftë prindët e të afërmit. Apo që me siguri edhe saja vetë do ti vinte turp nëse në universitet do tja përmendte ndonjë student.

Pra Vasilika nuk është vetëm naive apo thjesht një servile e Ramës, por më shumë ajo rezulton një avokate e së keqes, një avokate e krimit, modeli i “politikanës së parashutuar” që duhet neveritur dhe përbuzur!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Tarasi12/05/2018 16:56

Siç duket funksionon maredhenja me jep te jap , Rama te ben deputet dhe ti mbron çdo poshtersi te tij . Keto jane njerez pa DINJITET .Shiten e blihen , turp e ka emrin grua!. Per me teper dua te shtoj , Kur Vasilika ishte ne Komisioni e Helsinkit vjen ne qytetin tim dhe une isha pjese e nje institucioni vendor , ne mbledhje na ben moral , na flet per te drejtat e njeriut e veçanerisht per ato te romeve, duke na rekomanduar qe te afronin ne institucion nga ai komunitet. Une i drejtohem direkt dhe i them: Po ju keni ne institucionin tuaj nga komuniteti Rom , jepeni ju shembullin me pare. Ajo heshti dhe e kaloi me nje buzeqeshje te shtirur. Thjesht Kameleone, politika i ka per qef kete lloj kallupi.

Daj Jaku12/05/2018 15:45

Vasillaqia ose Vasiloqja e EDramës i është bashkuar turmës servile të mbrujtur me fëlliqsirë dhe poshtërsi, ku seicili individ, i neveritshëm si lluca e kënetës në vetvete me vlerë më pak se zero, por fataliteti ynë i bën këta plehra të marrë së bashku, të krijojnë një numër të madh, e me forcën e numrit ata arrijnë të mbysin gjithçka të mirë që i rrethon, megjithëse sado shumë i madh të jetë numri i zerove, vlera azerohet, mbetet po zero, turmë me vlerë zero kjo e servilëve, fatkeqësisht në çdo lloj votimi numërohen votat, merret si bazë numërimi i thjeshtë i votave, pa i ponderuar me vlerën, që mbetet zero. "Arti i të mbijetuarit" vdes moralin, si konseguencë edhe shpirtin, në se ka pasur ndonjëherë ndonjë gjurmë, kjo shoqja Vasiloqja.

Ajo12/05/2018 15:29

Turp per kete grua intelektuale qe jo vetem mbron kriminelet, por po behet mburoje e skandalit me te madh akoma: falsifikimit te ligjeve te kushtetutes dhe kthimit te tyre ne nje mburoje ligjore per cdo kriminel. Sot Shqiperia me kushtetute mbron cdo shtetas shqiptar qe kryen krime jashte vendit, por qe ka mundur ti shpetoje drejtesise se atyre vendeve ku ka kryer krimin dhe vjen te vazhdoje jeten qetesisht, ose edhe me keq, veprimtarine kriminale ne Shqiperi pa i hyre gjemb ne kembe!
Dhe pastaj presim ne te na futin ne BE???!!!
Jam ende e shokuar prej emisionit Opinion te se enjtes se fundit: Lorenc Vangjeli i shnderruar ne bishe ne mbrojtje te Fatmir, Agron Xhafaj dhe te qeverise kriminale te Rames. Ne disa momente dukej se do ta sulmonte edhe fizikisht Alibeajn. Nese njerezve iu kujtohet disa muaj me pare Vangjeli pati edhe nje shperthim tjeter ne mbrojtje te hapur te Agron Xhafajt. Bertiti me te madhe se ai, Agroni, eshte njeri fantastik dhe shume here me i mire edhe se i vellai i tij, Fatmiri, biles ( ky eshte kulmi!) eshte aq i zoti sa te mbledhe te gjithe votat e Vlores per llogari te PS-se.
Ajo qe me beri pershtypje ishte se ky shperthim mizor, por edhe i sinqerte i hijenes Vangjeli kaloi pa asnje koment dhe Fejziu vazhdon ta mbaje ne panelin e te ftuarve si te perhershem. Perse valle? Nuk jetoj ne Shqiperi, por besoj dhe shpresoj qe shqiptaret te mos e ndjekin edhe aq shume ate program te rremujshem dhe te demshem. Ka plot moderatore te rinj qe e bejne ate pune shume here me mire dhe me cilesi se sa Fejvziu. Miqesisht do ti sugjeroja Fejziut qe te mos e perdore vend e pa vend shprehjen... ne nje fare menyre..... sepse me se shumti nuk ka vend dhe logjike te mbeshtete ata c’ka po thote. Jo per gje tjeter por sepse kane filluar edhe plot “ opinioniste” te tjere ta kopjojne kete shprehje dhe ta nderkallin( me pelqen kjo fjale e futur ne fjalorin e shqipes se shkruar Zhejit) vend e pa vend. Ashtu sic eshte edhe nje shprehje tjeter qe nuk mbaj mend ta kishim ne fjalorin tone: po fare!( !) Valle kush eshte autori i kesaj shprehjeje patetike?

Shto koment

Denonco