Lidhjet e Ramës me Erdoganin janë jetike

Lidhjet e Ramës me Erdoganin janë jetike

Nga Syri.net - 11/05/2018

Rama është i lidhur ngushtësisht me Erdoganin. Lidhja e Ramës me Erdoganin nuk është aspak politike. Është një lidhje që ka nisur të konsolidohet pasi Rama është bërë Kryeministër. Dhe kur Erdogan sapo kishte shpalosur strategjinë e Neotomanisë. Një lidhje e mishëruar në foton e “vëllazërisë” ku shfaqen Erdogan, Rama dhe Thaçi. Lidhja e Ramës me Erdoganin është shumë e ngushtë dhe e pakrahasueshme me marrëdhëniet mes kryeministrave të vendeve të ndryshme.

Rama ndër të tjera e adhuron modelin e qeverisjes së Erdoganit. Adhuron sidomos sjelljen e Erdoganit ndaj kundërshtarëve. Ëndërron fuqinë ekonomike dhe kontrollin e bizneseve sipas modelit të Erdoganit. Synon të imitojë Erdogan me marifetet për të qëndruar gjatë në pushtet i vetëm. Madje do të dëshironte ta kishte Erdoganin një strofkë të sigurt nëse do të detyrohej një ditë të kërkonte azil.

Rama ka bërë dhe bën gjithçka që ta ruajë dhe forcojë këtë lidhje.  Madje duke shpërfillur edhe qëndrimet e SHBA apo Gjermanisë.

Rama ka shkuar të Erdogan privatisht pa pritur të bëjë betimin si Kryeministër dhe ka qëndruar si “vllam” në rezidencën e Kryeministrit të Madhërishëm.

Rama është ftuar dhe ka marrë pjesë në dasmën e vajzës së Erdogan.

Rama, sapo është  emëruar kryeministër e ka shpallur Erdoganin, për herë të parë pas vitit 1991, partner strategjik, njëlloj si SHBA, madje duke shkuar edhe më larg me premtimin për të pasur në çdo ministri këshilltarë turq të sjellë nga Erdogan.

Rama ka çuar te Erdogan si ambasador personal, njeriu e “besuar” që ka mbajtur financat e Ramës si kryetar i PSSH dhe ka kontrolluar “pastrimin e parave” duke mos pasur asnjë lidhje apo eksperiencë me diplomacinë.

Rama është përplasur me Trumpin edhe duke i bërë qejfin Erdoganit, në rastin e votimit në OKB, Rama është rreshtuar me Erdoganin kundër nismës së Presidentit të SHBA për Jeruzalemin.

Rama i ka premtuar Erdoganit dhe ka vepruar sipas kërkesës së tij për larguar nga Shqipëria e ndoshta në ndonjë edhe për të ekstraduar të gjithë ata persona që Erdogan i ka cilësuar “gylenistë”.

Rama ka përfituar nga Erdogan investimin prej 30 milion dollarë për Xhaminë e Tiranës duke i premtuar largimin e kryetarit të KMSH të cilin Erdogan e ka future në listën e “gylenistëve”.

Rama ka lidhje aq të ngushta me Erdogan saqë e ka të pamundur të largohet prej tij apo mbajë qëndrime parimore që mund të mos përputhen me interesat e tij; dhe nëse një ditë do të tentonte i detyruar të shkëputej nga Erdogan, pasojat do të ishin shumë të rënda për të. Thënë ndryshe, lidhja e Ramës me Erdoganin është kthyer në jetike për Ramën.

Rama ka biseduar me Erdoganin në mënyrë konspirative për shumë çështje të cilat nuk ka dijeni asnjë zyrtar tjetër i shtetit shqiptar. Madje disa nga këto biseda janë marrë këshilla sekrete të cilat kanë diktuar sjelljen e Ramës ndaj shteteve të tjera.

 

Rama për shkak të këtyre marrëdhënieve me Erdoganin kanë krijuar shumë dyshime në partnerët e tjerë strategjikë dhe kthyer Shqipërinë në një nga vendet kryesore ne rajon me ndikimin më të madh të Erdoganit.

Rama edhe aktualisht është i vendosur ta lidhë fatin dhe fundin e tij me Erdogan, sepse ndjehet më i sigurt dhe konfortabël edhe si Kryeministër por edhe pasi të largohet nga posti i Kryeministrit.

Madje për të gjithë këto arsye, Rama është gati të sfidojë apo të shpërfillë çdo këshillë që do ti mund ti vinte nga SHBA apo Gjermania që do të stigmatizonte lidhjen e tij të ngushtë me Erdoganin, pavarësisht se në biseda konfidenciale me ndonjë ndërmjetës të fuqishëm mundet ta shesë edhe Erdoganin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Adil12/05/2018 21:42

Ka 50milion euro ne bankat turke qe ka vjedhur popullit shqiptare Ky hajdut

t12/05/2018 07:32

Pse mos te beje si ti teket,kur ka nje opozite qe me skandalet qe i kane plasur kesaj qeverie duhej te kishte rene disa here,kurse nuk ka pesuar gje vetem sa ju eshte bere pis me miell kostumi

Miku mbahet fort12/05/2018 01:07

Rama jemi me Ty; Pse qysh po thue Ti i syri net kur krijon nje mik , a nuk duhet dashur e respektuar, kur Majko ishte kryeminister dhe ne nje situate Kritike, kush i doli ne mbrojtje, ne krah,; kush ja dha besen dhe ja mbajti, e di ti kete? nese se di, pyet! ai, Rapa pra, eshte me shba dhe gjermanine e te gjithe tjeret te rendesishem ka marredhenje shume miqesore, epo, nese Ti vllaje, kondicionohesh nga dikush dhe te imponohet me ke te jesh mik e me ke te mos jesh, atehere kuptoje qe nuk je i pavarur por Vasal! Rama do fitoje perseri zgjedhjet dhe do e pastroje maksimalishte grupin e tij qeveritar dhe politik ne teresi nga vagabontet dhe te paaftit! mbec me shendet, o ontirame e antiergodan!

Kevinjon11/05/2018 23:56

Ore ti lapsi inatçi qe shkruan ditaret e Rama&Erdogan, pse harron (qe qellim ose nga verberia) rolin e munguar apo te gabuar te BEse apo USAse ne politikat e tyre rajonale qe u paska ngrysur ne kete vorbull Rama&Erdogan? Mire poplli yne anadollak e komunist qe vetem Erdoganizma e Enverizma njeh e voton po mbikqyrja e nderkombetareve ku ka fjet gjum? A ka faj USA e BE qe lejuan keto vellazerira neootomane apo jo? Une mendoj se po! Atehere kot qe na çavet veshet Rama keshtu Rama ashtu, dhe kuçedra Erdogan!!? Ore! Kemi nje ambasador USA qe mban hapur anene e Rames! Kemi Valudinen qe mban hapur anene e Rames! Kemi Italine qe gjoja ka pergjegjesine per Shqiperine, edhe nga interesi i vet per drogen qe i shkon! Kemi Grekun qe e ka hale ne sy Erdoganin! Edhe te gjithe keto paskan deshtuar keshtu?! Çfare te beje populli atehere kur tere keto paskan fjet gjume???! Rama fitoi zgjedhjet bindshem! Atjere ka te drejte!!!!

Krira@live.com11/05/2018 23:24

Ah medet per ne qe qeverisemi nga njerez te tille !

Shto koment

Denonco