Banorët e pallatit tim

Banorët e pallatit tim

Nga Agim Xhafka - 10/05/2018

Kishte ditë që nuk po shihja në oborr të pallatit Nestin, komisionierin socialist të qendrës së votimit. Ka punuar mekanik terë jetën, burrë babaxhan dhe na mbin në shtëpi para zgjedhjeve. Do vota për partinë e tij. Militant i thekur.

Por ka ca kohë që ia ka mbathur. Ka ikur familjarisht në Greqi. Atje nisi çunat para dy vjetësh dhe tani iku vetë. Mësova se ndihmon në një servis. Po ia kalon mirë e hë për hë nuk ka ndër mend të kthehet.

Dua ta shoh që t’i them se ku vajtën premtimet e tij në se do votonim Rilindjen! As veten e vet nuk rregulloi.

Banorët e pallatit tim janë të çdo partie. Dhe shkojmë aq mirë sa e themi duke qeshur kundërshtimin ndaj njëri-tjetrit. Pas pesë vjetësh të qeverisjes së majtë kanë ndryshuar shumë gjëra, por për keq. Për fat të keq.

Xha Llazi, më i moshuari, sa herë më ndesh në ashensor më kërkon:

-Më sill ca ilaçe nga Amerika, Gimo, se tek ne po shesin niseshte.

Bledi, pa punë ishte e pa punë rrotullohet te Blloku. Ka dy kartona dhe zë ca poste parkimi. Ua lëshon atyre që vijnë te lokalet e natës. Nxjerr bukën, kaq, thotë.

Llaqi, mjeku që çoi vajzat për mjekësi në Gjermani iku. Kur ne u gëzuam se do na bëhej pallati me tre doktorë, atëherë na la shëndenë dhe Llaqi. Me 400 euro as korrentin dhe ujin nuk paguan dot në Tiranë, u shpreh me të drejtë ai.

Nusreti, i përndjekuri i vetëm që kemi, nuk ka drita prej dy vjetësh. Ia kanë hequr se nuk ka me se t’i paguajë. Priste të merrte ndonjë këst nga burgimi, por hiç. E shoqja thotë se sivjet e ka kap sëmundja e harresës. Nuk njeh njeri dhe nuk kupton se po vuajmë më shumë se në internim. Lum si ai, loton ajo.

Oborri më parë kishte dy gropa, tani janë bërë gjashtë. Rrinë mbushur me ujë përherë e sa kalojnë makinat spërkatin njerëz dhe dyqane.

Vetëm Rropi e ka mbroth. Nuk voton kurrë. S’e dimë çfarë bindjesh ka. Por ja që nga një fuoristradë na u bë me dy.

I bleu edhe gruas. Qesh përherë e na përshëndet buzagaz.

Për pak harrova Petritin. Erdhi nga Lezha para ca vjetësh. Hapi një firmë ndërtimi. I eci ca kohë. Më pas mori kredi për një rrugë në Mirditë. Kishte fituar tenderin. Por pagesat i shtyheshin. Duhej që një pjesë ta paguante si ryshfet. Banka u nervozua dhe ia morën apartamentin, makinën dhe... kaq.

Se nuk kishte gjë tjetër. Iku sërish në Lezhë. Mbaroi ëndrra e tij, ia vodhi qeveria.

Banorët e pallatit tim janë rralluar. Pak kemi ngelur. U mpakëm në numër dhe në të ardhura. Jemi më të varfër e më të trishtuar.

-Të ishim më të rinj do e linim atdheun, - tha Agushi.

-Njësoj është dhe po të rrish. Se atdheu na ka lënë. Jetimë, të varfër e pa mbrojtje, - i thashë.

Oborri hesht dhe gropat e mëdha me ujë sikur na ftojnë të zhytemi. Të mbytur që të mbytur jeni, thonë e na presin në barkun e tyre të lagësht e të pistë...

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Krist11/05/2018 15:44

Dhe Daku,ka te drejte,don,apo nuk don-i pelqen,apo nuk i pelqen Dah Jaku-t.

Popull11/05/2018 11:42

Ke aq te drejte sa nuk shtoj dot nje presje. Na kishte ikur e qeshura nga fytyra, por keto 5 vjet te qeverisjes nga e majta na iku dhe buzeqeshja. U harrova se gajasen ata qe drejtojne drogen. Per ta eshte rritur ekonomia. O BOTE na merr ne qe kemi ngelur ketu ne Shqiperi e na shpernda e vetem ketu mos na lere. Jemi bere per te ardhur keq. Vrane shpresen perfundimisht. Sa turp qe jemi shqiptare.

Edivete11/05/2018 10:59

shum origjinale Gimo po ka nje gje qe ne si popull kemi qejf te mashtrohemi dhe c,eshte me e bukura jan akoma gati te hane bare vetem uniteti partise te mos prishet.

Dah Jaku11/05/2018 00:26

Për Dakun. Haletë votojnë PS dhe marrin 50 euro. Nga PD marrin një mut. PS-PD, kaloi rrota e qerres dhe e ndau bajgën (PPSH) përgjysëm, gjysma majtas e gjysma tjetër djathtas.

daku10/05/2018 19:34

pirdh o gim pirdh, perseri PS-ne do votojne halete.

Shto koment

Denonco