Para ‘Rilindjes’ edhe Escobari po duket diletant

Para ‘Rilindjes’ edhe Escobari po duket diletant

Nga Klodian Tomorri - 10/05/2018

Tani edhe Escobari duket si diletant.

‘Më mirë një varr në Kolumbi se sa një qeli ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Ky ishte slogani i bosëve kolumbian të drogës, kur qeveria amerikane nisi luftën ndaj tyre.

Në vitet 1980, kartelet kolumbiane krijuan një organizatë të quajtur ‘Los Extraditables’. Kreu i organizatës ishte Juan Pablo Escobar Gaviria, ndërsa qëllimi i saj ishte të parandalonte ekstradimin në Kolumbi ne nivel Kushtetues. 

Me pak fjalë, kartelet e drogës në Kolumbi donin të ndryshonin Kushtetutën për të futur aty një nen ku te thuhej specifikisht: Ndalohet ekstradimi i shtetasve kolumbianë. 

Në fillim ‘Los Extraditables’ nisi si fushatë sensibilizimi për të bindur shoqërinë kolumbiane që të mbështeste ndalimin e ekstradimit. Për këtë kartelet filluan të paguanin artikuj nëpër gazeta dhe madje të nxirrnin njerëz publikë që të flisnin kundër ekstradimeve.

Por megjithëse shpenzuan miliarda dollarë, sërish kartelet nuk arritën të korruptonin qeverinë dhe Parlamentin. Pasi dështuan të kapnin shtetit kaluan në metodat e dhunshme.

Në nëntor të vitit 1985 Escobar urdhëroi sulm të armatosur kundër Gjykatës Supreme të Kolumbisë duke vrarë gjysmën e gjyqtarëve. Ky ishte akti i parë i një vale të tmerrshme dhune, ku trafikantet vrisnin njerëz të pafajshëm për të nënshtruar qeverinë që të miratonte ndalimin e ekstradimeve.

Pas qindra atentateve ku mbetën të vrarë mijëra njerëz, në vitin 1991, fiks 10 vjet pas fillimit të luftës, parlamenti kolumbian e miratoi ndalimin e ekstradimeve. Jo ne nivel kushtetues, por me ligj.

Ajo që kartelet më të fuqishme të drogës në histori e morën vetëm pas 10 viteve luftë të përgjakshme dhe miliardave dollarë të shpenzuara, në Shqipëri qenka bërë në mënyrën më të sofistikuar.

Madje ne nivel kushtetues. Pa zhurmë, pa asnjë efekt anësor.

Erdhi dita që edhe Escobari po duket diletant.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku11/05/2018 00:36

Në Kolumbi, amerikanët nuk kishin dërguar një kinez për ambasador.

tarasi10/05/2018 16:35

Dakort z.Tomorri po kinezi Lu ska thene gje, prandaj ti ja fut kot.

Shto koment

Denonco