Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Kush ka turp që është shqiptar!

Kush ka turp që është shqiptar!

Nga Artan Fuga - 10/05/2018

Hajde kuptoje çfarë dreqin e Zotit ka RTVSH, që çon këngë pa pikë identiteti muzikor shqiptar në Eurosong? Çfarë keqkuptimi disavjeçar!

Duan të hiqen si gjoja europianë, dhe harrojnë se Europa është pikërisht mozaiku i kulturave të ndryshme ku ajo shqiptare si traditë nuk është hiç më pak sesa kultura muzikore e popujve të tjerë.

Mirë që harxhojnë lekët tona kot fare duke prodhuar pa ngjyrë, pa erë, pa shije, por na paraqesin edhe si komb shterpë, në vend të shfaqen me identitetin tonë.

Cfarë dreqin ky provincializëm pa kuptim që na paraqet ashtu sikurse nuk jemi nga frika se mos ashtu sikurse jemi në rrënjët tona nuk u pëlqejmë!

Kush ka turp që është shqiptar?

Dhe jo vetëm në eurosong, por edhe në mjaft emisione të tjera televizive ku imitohet pa pikë shije modeli i huaj i degjeneruar; dhe jo sikurse ai është në të vërtetë, plot sharm dhe cilësi, i mbytur në ujëra të ndejtura deri në kulm.

Mjaft o mjaft!

Televizioni më i shtrenjtë në prodhimin e një minute transmetim.

Noton në lekë, të mbledhura me dhunë burokratike, dhe niveli i audiencave për ibret, dhe kërkon edhe më fort lekë duke e zhytur dorën buçko edhe më thellë në xhepat e pantallonave tona të grrisura.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arber10/05/2018 20:27

Te kenduarit ne Shqip dhe vokali i kengetarit ishin gjerat shume pozitive kete vit. Por profesori e ka te fryma, e ka ne teresi ne te gjitha aspektet per nivelin mizerabel ku eshte sot arti Shqiptar. Sigurisht nuk deshifrohet identiteti me cirrma patriotike e fustanella e brekushe. ka shume te drejte pavaresisht se do ti turren kunder te gjithe ata qe perfitojne nga kjo derexhe ku eshte katandisur arti Shqiptar.

Ajo10/05/2018 09:45

Z.Fuga me vjen keq, por besoj se ky i sivjetshmi eshte perfaqesim dinjitoz, perjashto vetem ate te A. Shahinit dhe Nishliut.
Nese ju deshironi qe ne te na perfaqesojne akoma me kenge patetike te mbushura plot me te thirrura e te bertitura “ patriotike” dhe veshur me fustanella dhe fustane kuq-zi, atehere mendoj se ky eshte nje perfaqesim prej provinciali.
Te pakten Bushpepa eshte vetvetja, biles shume patriot, perderisa vendosi te kendoje ne shqip. Dhe eshte kengetar me ze fantastik! Uroj dhe besoj se do te na perfaqesoje denjesisht ne Eurosong!

Shto koment

Denonco