Roitja e Shokut Gramoz!...

Roitja e Shokut Gramoz!...

Nga Bledian Koka - 09/05/2018

Ftesën e përsëritur një ditë më parë për të qenë i pranishëm në një aktivitetet që organizohen nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi e refuzova me të njëjtin argument që e kam bërë edhe disa herë të tjera në këto 8 muaj që ai ka marrë detyrën.

Nuk dua ti shtrëngoj dorën një ultrakomunisti të papërgjegjshëm që në 2 Prill vrau 4 të rinj të pafajshëm në Shkodër si Ministër i Brendshëm. Atëherë kur po mendoja se refuzimi i vazhdueshëm i një ftese të përsëritur nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë (kushdoqoftë ai, fundja edhe një ish komunist i zgjedhur me votë), ishte mungesë takti raportesh mes një gazetari dhe një institucioni, kuptova që nuk e kisha gabim.

Gramoz Ruçi nxori sot edhe njëherë nga fustanella labe me të cilën çau ferrën nga frika në vitin 1997, teserën e përkatësisë së tij komuniste. Nëse u shqetësuam se pak ditë më parë ca pleq të rroitur dolën sërish me fotot e Dullës dhe Mehmetit në duar duke i bërë rixha farës së kuqe, ajo që ndodhi sot me roitjen e Gramoz Ruçit është akoma më e rëndë.

Askush nuk ka dyshim se Ruçi flen e zgjohet çdo ditë me ëndrrën kur jepte urdhra direkte tipike KGB-je për të shpërndarë turmat e të rinjve që kërkonin “Shqipërinë si gjithë Europa” të tipit: “Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve.

Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona, zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur”. Sot 27 vjet më pas, Gramoz Ruçi sot për turpin e çdo shqiptari Kryetari i Kuvendit nuk ka ndryshuar qëndrim. Në ditën e themelimit të BE-së, Shoku Gramoz gjeti kurajon të thotë atë që një mendje e shëndoshë nuk duhet të guxonte ta thoshte përballë një populli që vuajti regjimin më gjakatar komunist.

“E di që do më quani nostalgjik, por fakt është që në komunizëm nuk kishte as drogë, as korrupsion e as kriminalitet”.

Imagjinoni për një moment Volfgang Shojble, kryetarin e Bundestagut gjerman të deklaronte se gjatë regjimit Nazist disa fenomene të kohës modern nuk ekzistonin. Me shumë gjasë sot ndërtesa e Bundestagut do të ishte djegur ndërsa Shojble do të ishte rrugës për në Argjentinë ku do të kërkonte strehim njësoj si dikur bashkëpunëtorët e Hitlerit pas Luftës së Dytës Botërore. Sigurisht që më shumë se një njeri do të thoshte që nuk është rasti që ne të djegim jorganin e Shqipërisë për një plesht komunist.

Problemi është që në këtë rast rezulton se insekti në fjalë mban postin e Kryetarit të Parlamentit. Atëhere kur mendojmë se disa gjëra nuk duhen vënë re, aty për aty ne bëjmë gabimin e pafalshëm si shoqëri. Heshtja prej neverisë që i kemi rezervuar shpërthimeve të paturshme të ultrakomunistëve të pandreqshëm si Shoku Gramoz, po rezulton dita ditës si dënimi që i kemi taksur vetes për krime që nuk i kemi bërë.

“Bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”- na u tha dikur që të mbyllnim gojën! Fakti që sot e 27 vjet nuk kemi një ligj për ndalimin e simboleve dhe pse jo edhe të diskursit pro-komunist në publik, është e pafalshme. Shpresa se këtë do ta korrigjojë PD-ja me lidershipin e saj letargjik është trishtim.

Ama çdo mendje e ndritur e këtij vendi e ka sot një hapësirë mendimi ku të mund të flasë kundër roitjeve të Shokut Gramoz me shokë, dhe kush nuk e bën atëherë realisht nuk e kupton se ku kemi përfunduar. Shoku Gramoz e quajti veten sot me delikatesë si nostalgjik kur kujtoi “sukseset” e komunizmit. Për një çast eshtrat Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës lëvizën nga vendi.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Leonard Mata10/05/2018 18:46

Te falenderoj per shkrimin. Problemi eshte trajtuar me mprehtesi dhe profesionalizem.

Artan10/05/2018 18:24

Të lumtë dora, e në veçanti mendja, për guximin dhe kurajon për shkruar një artikull të tillë, në një kohë kur ky soj është në kulmin e pusht-shtetit. Më kujtohet një shprehje e Jezuitit, At' Gjergj Vata, që me sa njohuri kam edhe Ai e kishte disi të huazuar: "Bisha ka ngordhur, por, krimbat që do dalin praj saj do zgjasin shumë". Kjo është koha më e e përshtatshme për të thënë se: eshtrat e atyre të vdekurve nuk munden të rrinë rehat dhe, "eshtrat" e disa të gjallëve janë aq të lodhura sa ua kanë "lakmi" atyre të parave.

shqiptar10/05/2018 08:08

Ky reagim i Gramozit, në fakt është akoma më shqetësues se kanabizimi i Shqipërisë.
Ky është tegues flagrant i rikomunistizimit të Shqipërisë nga e ashtuquajtura "rilindje".
I behet derman edhe mafies së drogës duke ju paraqitur prova për ti arrestuar.
Nuk është fort shqetësuese se akoma na dalin ca pleq të matufepsur me kasketa alla sigurimsash, e nderojnë me grusht para varrit të diktatorit.
Ama të dalë kryetari i Kuvendit e të deklarojë publikisht se është një enverist i vendosur e ka nostalgji për diktaturën komuniste, duke akuzuar përsëri demokracinë perëndimore si e keqja e botës, kjo përbën një pikë kulmore se ku ka arritur Shqipëria me këtë qeverisje, 26 vjet pas përmbysjes së diktaturës kriminale enveriste.

Fieraku nga Ferrasi10/05/2018 07:40

Bledi je ylllllllll ne ngjitje.

Arber10/05/2018 03:15

Derisa duam te hyjme ne BE atehere skemi pse cuditemi me Gramozin. BE-ja sot eshte imitim i ish Bashkimit Sovjetik. Ti more djalke duhet tu shohec pak biografine atyre qe bejne ligjin ne Europe si dikur Byroja Politike. Po te them per disa prej tyre, te tjeret gjeji vete. Mogherini Shefe e Politikes se Jashtme te BE. Ish anetare e Rinise se Partise Komuniste te Italise qysh 16 vjec (as Nexhmija nuk u be komuniste kaq e re). Me vone Partia e dallkaukut Renzi ndryshoi emer ne Partia Demokratike. Manuel Barroso ish President i BE, komunist Maoist, organizator protestash te dhunshme te studenteve ne vitet 70te. Sekretari i NATOs, Stoltenberg komunist, drejtues i fraksioneve komuniste ne Norvegji ne rini te vet, me vone maskohet si Socialist Liberal (keshtu maskohen sot ish komunistet ne liberale e socialiste). Te tjeret gjeji vet. Dua te them ai stan ate bulmet ka, ndaj nuk ndihet njeri as ne BE sesi nje ish Minister i Brendshem eshte Kryetar Parlamenti.

Zana10/05/2018 02:05

Duhet te ngrihet populli te mos pres me as opozite zs te tjere por populli ti tregoj keture kuqalasheve vendin ajo qe su be deri tani te behet tani e tutje

tarasi09/05/2018 23:39

Pergezime z. Bledian per artikullin, reagimi i juaj eshte mese i drejte . Populli i çorientuar , opozita pa nerv dhe keshtu Ruçi me shoke hedh valle. Duhet reagim , sidomos nga ajo pjese e shoqerise qe vuajti ferrin komunist. Por nje gje me çudit , ku e gjen kurajon e guximin krimineli Ruçi qe ben deklarime te tilla ?

Don09/05/2018 23:22

Faleminderit per shkrimin. Bashkombas keni mesuar te lexoni? Se per te kupruar nuk po pretendoj.

Trimi09/05/2018 23:17

Ne shenje te gabur...je o mik shkrus....kerkon nga qimja te terheqesh..nje Tra..
I jep ngjurat qe do dhe so do...nuk di fare vertet se ctym duhani pi...por si kulak qe jam...do filloja vertet kritiken nga enverista ne PD...qe lan ty e mua...pa parti e perkrahje te djathte...pastje vim dhe tek Ruci...qe te kuptojme vertet..se dhe ti ....sa i pavarur je vertet..se une shkrimin tende..e kuptova krejte ndryshe.
Godas Rucin...per te mu dhene mundesi te te te njofe dhe une e shume te tjere.
Po ta njofesh Rucin nga afer...do mesoshe...se dhe pse komuniste..ka perkrahur te internuar ne Tepelen,dhe me punen e ndershme te tyre..u ka dhen nje vende te respektuar ne shoqeri...Jo gjithe komunistet...kane qene komunist.
Ashtu si jo gjithe ne PD...jane te Djathte...le te bertasin e shkrujne keshtu sa te duan..
“Plumbat” mik drejtoi tradhetareve mashtrueseve enverista ne PD qe na shesin cdo dite e ne shume SAPUNIN PER DJATHE.Ja mik ky eshte mendimi i KULAKUT ARMIK I POPULLIT 1945

Nje shqiptar09/05/2018 22:35

Nje artikull i shkelqyer dhe shum i sakte ,por shqiptaret po flejne dhe nuk po reagojne dhe vendosja e ruçit ne krye te tempullit te demokracise eshte ngjarja me e neveritshme e periudhes post diktatoriale ky element i felliqur me ate zhargonin e tij te komunikimit prej çobani te punesuar (pa kope),na ka kthyer ne kujtese ditet me te erreta qe kemi kaluar si komb...por dashte zoti dhe populli zgjohet dhe kjo periudhe te ngelet si nje ender e keqe.

Bubrreci09/05/2018 22:04

Te lumte pena.

Bledi09/05/2018 22:03

Ama edhe ti o gaztari KOKA jo ke roitur por ke mbaruar fare dhe me vjen keq se nuk ke as moshen e Gramozit. Me gjej ne vend ne boten e some qe te kete nxjerre nje ligj siknder thua ty dhe udheheqesi yt shpirteror Lul Basha qe ka ndaluar simbolet e komunizmit. Nese nuk e di do te thote se je vetem me 8 vjecare ose me diplome te blere edhe ate deftese lirmi, sikunder quhet.

ceco09/05/2018 21:56

shume te drejte .te pershendes per artikullin,por mos valle pa dashje por me deshire ky parlament po behet perseri bashkefajtor,por jo bashke vuajtes

t09/05/2018 21:42

Ty te lumte pena o bledi,por ky ultrakomunist ben qejf tani sepse edhe ai qe udhehoqi vendin ne ato fillime te demokracise me motivin ' te gjithe bashkevuajtes e te gjithe bashkefajtore' ka dale nga i njejta tenxhere.

Shto koment

Denonco