Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Senator Schatz, edhe Demokratët kanë plot fanatikë të poshtër

Senator Schatz, edhe Demokratët kanë plot fanatikë të poshtër

Nga Munr Kazmir - 08/05/2018

Gjatë fundjavës, Senatori i Hawaiit Brian Schatz bëri këtë deklaratë të pabesueshme në Twitter:

‘Demokratët nuk e kanë versionin e tyre të Joe Arpaio apo Don Blankenship apo Roy Moore. ‘Ekstremistët’ tanë thjesht duan që çdo kush të arsimohet, të ketë kujdes shëndetësor dhe strehim.

Dua të sqaroj se e di që të dyja partitë kanë pasur shumë persona të papranueshëm në histori, por këtë vit thjesht duket shumë e pabalancuar dhe Arpaio, Blankenship e Moore nuk kanë version të tyre në anën D të kandidatëve të Senatit”.

Duhet të kesh një memorie selektive për të dalë me një deklaratë të tillë.

Senatori i Rhode Island Sheldon Whitehouse ka sugjeruar që skeptikët e ndryshimeve klimatike duhet të futen në burg.

Alan Grayson-i cili ishte kongresmen Demokrat deri më 2017-duket se beson që Republikanët janë vrasës masivë.

Hillary Clinton satha se gjysma e votuesve të vendit janë qenie njerëzore të diskredituara.

Por sigurisht, nuk ka aspak urrejtje, Senator Schatz.

Mund të vazhdoja pa pushim. Por në vend të kësaj do të kaloj tek promovuesi im i preferuar i urrejtjes për të gjitha kohërat, i cili rastis të jetë numri 2 në Komitetin Kombëtar Demokrat (DNC).

Kongresmen Keith Ellison.

Ja ç’thotë profesori i juridikut në Harvard Alan Dershoëitz për historinë e gjatë të antis-semitizmit të on Ellisonit:

“Kur protestohej për fjalimin e Stokely Carmichael në Universitetin e Minnesotas, Ellison thoshte se: ‘Pozicioni i Universitetit duket se është ky: Sionizmi politik është i ndaluar, pavarësisht se në çfarë rrethanash të dyshimta u themelua Izraeli; pavarësisht se çfarë bëjnë Sionistët kundër palestinezëve dhe pavarësisht se me çfarë regjimesh bëhet aleat Izraeli, si Afrika e Jugut. Ky pozicion është i pajustifikuar’.

Por ka edhe gjëra më të vonshme. Më 2009, Ellison organizoi një grumbullim fondesh për Esam Omeish, një ish-kandidat për delegat për shtetin e Virginias, i cili u thoshte palestinezëve se “xhihadi është rruga për çlirimin e tokës suaj”.

Duke marrë në konsideratë Izraelin, Ellison ishte vetëm një prej një grupi të vogël në Kongres që kohët e fundit votoi kundër financimit të Iron Dome, një sistem raketash i përdorur nga Izraeli për të mbrojtur civilët e tij nga sulmet me raketa të Hamasit dhe Hezbollahut. Rekordi i votimit të tij në lidhje me Shtetin e Hebrenjve është ndër më të këqinjtë në Kongres”.

Dhe sigurisht është edhe qershia mbi tortën anti-semite: Përkrahja për dekada të tëra e Reverendit Louis Farakhan nga Ellison.

Kohët e fundit, Farrakhan mbajti një flalim para mijëra njerëzve, përfshirë bashkëthemeluesen e marshimit të grave, Tamika Mallory.

Janë disa nga hitet e asaj dite nga Reverendi, sipas videoregjistrimit të CNN:

“Pak pas (kohës) 1:10:50 në video, Farrakhan deklaron se “çifutët e fuqishëm janë armiqtë e mi”.

Në 2:57:00 fillon të citojë disa nga komentet anti-semite të bëra nga Reverendi Billy Graham dhe Presidenti Richard Nixon në Zyrën Ovale.

Në 2:59:00, Farrakhan citon Nixon e Graham teksa sulmon çifutët për “kapjen e medias” dhe Hollivudit dhe se “si çifutët ishin përgjegjës për të gjitha pisllëqet dhe degjenerimin që shkaton Hollivudi, duke i kthyer burrat në gra dhe gratë në burra”.

Në 3:15, Farrakhan thotë ‘nëna dhe babai i aparteidit, çifutët”.

At 3;49: “Të bardhët po bien. Edhe Satanai po bie”. Dhe Farrakhan heq mbulesat e syve të Çifutit Satanik dhe thotë “koha jote mbaroi, bota jote mbaroi”.

Që ta dini: Unë jam hebre dhe zëvendëspresident i Kongresit të Hebrenjve Amerikanë. Kur lexoj apo dëgjoj ato që thotë Farrakhan, tmerrohem.

Jo sepse e marr seriozisht. Ai është një lunatik i marrë dhe anti-semit i madh.

Ata që më trembin janë njerëzit që flasin hapur me të dhe shoqërohen me të në një mënyrë që thjesht nuk është e duhura për njerëz si David Duke.

Mallory ishte në fjalimin e tij dhe është është e përfshirë rëndshëm me marshimin e grave. Vras mendjen se çfarë do të mendonin gratë hebre nëse do ta merrnin vesh këtë.

Dhe sigurisht, më e rëndësishmja, edhe Ellison – personi i dytë në rangun e DNC dhe një nga Demokratët më të rëndësishëm në Kongres -  i cili është takuar me Farrakhan shumë herë dhe është shfaqur shumë herë me të deri kur kandidoi për kreun e DNC dhe iu desh të distancohej për arsye politike.

Edhe Presidenti Obama takohej me Farrakhan kur ishte Senator.

Të bën për të vjellë.

Tani, disa mund të thonë se Farrakhan është disi ndryshe nga Arpaio apo Moore.

Nuk është.

Fanatizmi është fanatizëm. Ose pranohet, ose jo.

Nëse nuk e shihni kaq gjë, atëherë nuk di çfarë t’ju them.

Ajo që Farrakhan ka thënë në vite  — dhe Ellison e ka përkrahur — duke lënë mënjanë fjalimin e lartpërmendur, është po aq e poshtër dhe e neveritshme sa çdo gjë që dikush nga secila prej partive ka thënë.

Nëse dikush nuk e ka kuptuar ende, është koha ta quajmë Louis Farrakhan ashtu siç është në të vërtetë.

Ai është po aq toksik, i neveritshëm dhe racist sa David Duke, Richard Spencer apo çdokush tjetër në lëvizjen e identitetit të bardhë.

Dhe Ellison, duke përkrahur Farrakhanin dhe gjepurat e tij raciste, ka treguar në vite se është po aq i neveritshëm, në mos edhe më tepër.

Çdokush që mendon ndryshe, ose nuk dëshiron të shohë të vërtetën, ose është pjesë e problemit.

Çka me sa duket përfshin Senatorin Schatz.

Kështu Senator, të sugjeroj që nëse do disa shembuj pikërisht të asaj që thua se urren brenda partisë tënde, hidhu një sy atyre që përmenda dhe të tjerëve që i kam lënë pa përmendur.

Por më e rëndësishmja, hidhi një vështrim të gjatë e serioz numrit 2 të komitetit kombëtar të partisë tënde.

Mund të përpiqesh sa të duash ta shpjegosh atë Senator. Ai ekziston dhe racizmi i tij flet me zë të lartë e të qartë.

Marrë nga Medium.com-Përgatiti: SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Arbn 09/05/2018 04:34

Kujt iu hap barku per nazistat e Izraelit. Izraeli eshte nje shtet terrorist, vrases femijesh dhe grabites i tokes se palestinezeve. Ata kane 70 vjet qe vrasin palestinezet me lehtesine qe nje gjahtar vret nje thelleze. Aq sa e bren ndergjegjia nje gjahtar aq i vret ndergjegjia hebrenjte per palestinezet. Eshte nje aparteid i dyte dhe askush nga perendimi nuk reagon. Kur vritet nje francez shqyhet FB me flamur francez. Kur vritet nje palestinez askujt i plas trapi. Hipokrizia njerezore do tia kete neveritur edhe vete Zotit. Nese vertet ekziston ndoshta nje dite u jep hakun te gjitheve ne kete bote se ne ate tjetren e kane te garantuar.

Arber09/05/2018 03:40

Nuk e kuptoj ku eshte ekstremizmi ketu? Ata po thone vetem te verteta qe dihen. Dihet qe Hollivudi eshte prone e cifuteve, po keshtu gjithe mediat e medha, bankat e medha, korporatat e medha. Ky cifuti nga Pakistani ka harruar te permende nje thenie te famshme te Ajzenhauerit "Kur as Jezu Krishti nuk ishte ne gjendje ti bente te lumtur cifutet, si mundem une?"

Shto koment

Denonco