‘Diplomacia e kanabisit’ e Ramës për Tahirin, si ‘diplomacia e kaviarit’

‘Diplomacia e kanabisit’ e Ramës për Tahirin, si ‘diplomacia e kaviarit’

Nga SYRI.net - 07/05/2018

Zyrtarë të lartë europianë, nga vendet me demokraci të konsoliduar, kanë rënë në rrjetën e ‘diplomacisë së kavarit’ për të cilën stigmatizohet Azerbajxhani.

Shqipëria duket se ka aplikuar të njëjtën diplomaci por duke zëvendësuar ‘kaviarin’ me ‘kanabisin’ e cila është e njëjta diplomaci, por ka ndryshuar vetëm lloji i ‘grepit’ për të peshkuar dhe kapur zyrtarë të lartë të institucioneve dhe vendeve të rëndësishme, që zgjedhjet e manipuluara i cilësojnë të pranueshme, regresin e zëvendësojnë me progres, keqqeverisjen e zbukurojnë me fjali të ‘balancuara’, heshtin për korrupsionin, lidhjet e qeverive autoritare me krimin, mbyllin gojën për kultivimin dhe trafiqet e drogave deri edhe ndihmojnë zyrtarë e inkriminuar të fshehin lavatriçet e pastrimit të parave apo të vendosnin nën kontroll sistemin e drejtësisë.

Kohët e fundit, ka shpërthyer një skandal në Këshillin e Europës ku janë përfshirë zyrtarë shumë të lartë, pa përjashtuar as ambasadorë të vendeve të rëndësishme, lidhur me lustrimin e situatës në Azerbajxhan. Më parë ishte stigmatizuar në Britani Toni Bler për zbukurimin e situatës së të drejtave të njeriut në Kazakistan dhe disa vende arabe. Rastet janë të shumta.

Shqipëria mund të jetë një vend tipik ku diplomacia e kanabisit është aplikuar me sukses për të kompromentuar zyrtarë të lartë në Bruksel dhe ambasadorë të institucioneve dhe vendeve të rëndësishme që hartojnë raporte për Shqipërinë.

Rasti i Romana Vllahutin, të implikuar në blerjen e një vile të shtrenjtë me çmim tre herë më të lartë dhe të ‘mbyllur’ çuditërisht nga kupola në Bruksel, është një çështje që kërkon hetim  të thelluar për të zbuluar komprometimin korruptiv përmes diplomacisë së kanabisit.

Ndonëse dyshimet janë të mëdha për aplikimin e diplomacisë së kanabisit nga Edi Rama, vëmendja ende nuk është ajo që duhet të ishte për shkak të problemeve më të mëdha gjetiu në Ballkan. Por duket se ky hetim i thelluar poi  afrohet edhe Shqipërisë.

Gjermani është një nga vendet që është i angazhuar fuqimisht në luftën kundër kësaj dukurie që po bën pis edhe deputetë, ministra, dhe zyrtarë shumë të lartë europianë.

Shkrimi i fundit i radios gjermane Dojce Velle mban titullin “Brenda Europës: Diplomacia e kaviarit së bashku me Lavatricen e Azerbaxhanit”(http://www.dw.com/en/inside-europe-caviar-diplomacy-with-the-azerbaijani-laundromat/av-40400813).

Ndërkohë që në të njëjtën rubrikë ka një numër të madh artikujsh (http://www.dw.com/en/ex-council-of-europe-members-engaged-in-corruptive-activities-with-azerbaijan-report/a-43491160) ku flitet për implikim të një numri jo të vogël anëtarësh të Këshillit të Europës, dhe prej OSBE, të kompromentuar nga diplomacia e kaviarit.

Rasti Tahiri-Rama dhe përpjekjet e Ramës për të maskuar në raportin e Komisionit Europian për “progresin e Shqipërisë” çështjet e korrupsionit, të lidhjeve të krimit me qeverinë, të kultivimit të kanabisit e të trafiqeve të drogës dhe të pastrimit të parave, janë shembuj tipikë të aplikimit të diplomacisë së kanabisit.

Rama mburret kudo se punën e qeverisë sime mund ta lexoni në Raportin e paraqitur nga Mogherini dhe të shpërndarë nga Vllahutin dhe nuk denjon të thotë qoftë edhe një fjalë për raportet e DASH, të DEA, dhe të institucioneve të tjera ku stigmatizohet qeverisja Rama, e korruptuar, e inkriminuar dhe e implikuar në trafiqet e drogës dhe pastrimin e parave.

Së fundmi përpjekjet e Ramës janë përqendruar jo vetëm në fshehjen e lidhjeve të qeverisë me klanet mafioze dhe trafikantët por edhe në komprometimin e zyrtarëve të lartë europianë, por jo vetëm,  për të lustruar punën e qeverisë së tij në përgjithësi, por edhe për të shpëtuar në veçanti Tahirin i cili akuzohet për lidhjet me klanin mafioz dhe trafikantët. Lënia e mandatit është vetëm një nga elementët që Rama synon të mashtrojë zyrtarët e ndershëm europianë përmes “peshkimit/komprometimit” të disa zyrtarëve të lartë europianë që janë të prirur të kafshojnë “karremin” e diplomacisë së kanabisit.

Opozita urgjentisht duhet që në Bruksel e Strasburg, të kërkojë që rasti i diplomacisë së kanabisit të aplikuar nga Rama të futet në axhendat e tyre për tu hetuar thellësisht e imtësisht. Një prej tyre është ai i ambasadores Vllahutin. Por nuk duhet lënë jashtë vëmendjes edhe interesimi i disa senatorëve amerikanë që janë të shqetësuar dhe kanë dyshime për përdorimin e fondeve të taksapaguesve amerikanë në mënyrë jo adekuate në disa vende të Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë në mbështetje të individëve apo partive të caktuara; sepse me shumë gjasa edhe në këtë rast sponsorizimi mund të jetë i lidhur edhe me diplomacinë e kanabisit të aplikuar nga individi Rama dhe Rilindja.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco