Kujt i shërbeni në të vërtetë, ju zoti Rama?!

Kujt i shërbeni në të vërtetë, ju zoti Rama?!

Nga Poli Hoxha - 07/05/2018

Në një shkrim të ditës së sotme, agjencia shtetërore e lajme gjermane DW me titull, “Gjermania drejt vendit në Këshillin e Sigurimit”, njoftohet se pas tërheqjes së kandidaturës së Izraelit, ky vend është shumë afër hapit të rëndësishëm.

Pas këtij zhvillimi për dy vendet e lira në Këshillin e Sigurimit tani konkurrojnë dy vende, Belgjika dhe Gjermania. Të dy kandidatët duhet të marrin shumicën prej dy të tretat të Asamblesë së Përgjithshme. Zgjedhja konsiderohet e sigurt, por interesant do të jetë qëndrimi politik i vendeve anëtare.

Pavarësisht se të dy këto vende anëtare të Bashkimit Europian duket se kanë të sigurt vendin në KS, ato do të kërkojnë votën nga çdo shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara. Ky është edhe një moment kur Gjermania në rastin konkret do të shoh qartë, se cilët vende e konsiderojnë atë një aleat të rëndësishëm.  

Ashtu siç ndodhi me çështjen e votimit të një rezolute për “Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit”, edhe ky votim në pamje të parë duket formal, por pavarësisht nga kjo për çdo vend duke përfshirë edhe Shqipërinë, ai ka një vlerë të madhe politike.

Për kë do ta japë votën Shqipëria në mbledhjen e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB; për Belgjikën, apo Gjermaninë e cila gjatë kësaj periudhe tranzicioni të vendit tonë, ka qenë partnere kyçe dhe ka investuar mbi 1 miliard euro?!

Këtë “enigmë” e ka zgjidhur pak kohë më parë vetë Edi Rama gjatë vizitës së shpejtë në Tiranë, të kryeministrit të Belgjikës, Chrles Michel, në 23 Prill.

Kur Rama kur u pyet për këtë çështje nga mediat gjatë konferencës së përbashkët, kryeministri ynë i surprizoi të gjithë. Ai deklaroi se i qëndronte një premtimi të bërë para disa viteve, ndaj Belgjikës.

Nuk dihet se kur dhe si e paska bërë këtë premtim Rama, por një gjë është e sigurt; ai ka vendosur që të zgjedh Belgjikën përpara Gjermanisë dhe kjo duket si një goditje nën brez, për vendin që njësoj si SHBA-në shqiptarët e shohin, si shpëtim për të ardhmen e tyre.

Kur është dhënë kjo deklaratë nga Rama, Izraeli nuk ishte tërhequr nga gara për një vend në KS, ndaj çdo votë presupozohej që do të kishte peshë të madhe. Pra pas këtij zhvillimi, edhe pse fitojnë edhe Gjermani edhe Belgjika, Rama e kishte “tradhtuar” kancelaren Merkel me kohë.

Është e vërtetë që të dy vendet janë anëtare të BE-së dhe vota e tyre nominale për hapjen e negociatave, ka të njëjtën peshë. Por nuk duhet harruar se Gjermania është kthyer veçanërisht gjatë keqqeverisjes së Rilindjes në strehën dhe rrugëdaljen e vetme, të dhjetëra mijë familjeve shqiptare. Edhe nëse shohim peshën në investimet dhe ndihmat ndaj vendit tonë, këto dy shtete, as që mund të krahasohen. Në fakt çështja e votës për hapjen e negociatave është thjesht një alibi dhe këtë e di, edhe shqiptari më naiv. Shtetet anëtare të BE-së duhet të votojnë të gjitha në bllok, nëse kanë ndërmend ti hapin edhe pak më shumë derën vendit tonë, drejt klubit të tyre. Por duket se “lepuri” fle diku tjetër.

Izraeli i hapi rrugën me një vendim politik Gjermanisë, për ta pasur të sigurt vendin në KS, kurse Shqipëria e Edi Ramës, e cila ka interesa direkte me këtë vend, (Të cilat as krahasohen me Belgjikën) njësoj si në rastin e votës anti-Trump për Jeruzalemin kryeqytet, shkon dhe i bën karshillëk kancelares Merkel.

Po përse edhe kur bëhet fjalë për qëndrime formale që nuk ndikojnë fare, Edi Rama “në emër të shqiptarëve” zgjedh krahun e kundërt të interesave reale të vendit tonë, të cilat ndërlidhen direkt me SHBA dhe Gjermaninë?!

SHBA pas votimit skandaloz të Shqipërisë, pro rezolutës anti-amerikane të iniciuar nga vëllai i madh i Edi Ramës, Taip Erdogan, na futi në listën e “vendeve jo mike”. Tani sërish edhe për një formalitet po në OKB, Edi Rama na rreshton në Europë, jo në krah të vendit më të fuqishëm dhe pro Shqipërisë siç është Gjemania.

Çdo herë, gjithmonë, natën, në gjumë, ditën, në çdo sekondë; nëse bëhet një sondazh me shqiptarët dhe pyeten; te cilët shtete keni shpresë se mund të bëjnë Shqipërinë, përgjigjja mbi 99% është: Te SHBA dhe Gjermania...

Atëherë përse kryeministri i tyre, sa herë që i jepet rasti edhe për çështje “koti” e pozicionon vendin tonë jo në krah të tyre?!

Kujt i shërbeni në të vërtetë, ju zoti Rama?!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

edvin08/05/2018 23:28

E-drama voton vetem ne krah te atyre,per te cilet ai mendon se do ia zgjasin qendrimin ne pushtet.E-drama tashme eshte i vdekur si njeri!

Xhepi08/05/2018 16:30

Xhepit.

Arber07/05/2018 23:47

Belgjika nuk eshte nje komb por nje vend i sajuar artificialisht, nga Britania. Nje bashkim i dy nacionaiteteve qe jo vetem skane asgje te perbashket mes tyre por urrehen. Duke mos pasur ndjenja kombetare zyrtaret e ketij shteti jane me te "zjarrtet" per te "shkrire" kombet Europiane ne diktature ku te mos kete me perkatesi kombetare. Arsyeja e Rames duhet te jete ngaqe Kryetari i Grupit te Partive Liberale (aka Komuniste) qe eshte edhe grupi me i fuqishem ne Parlamentin Europian eshte Belgu Verhofstadt nje njeri i Soros sic u zbulua nga wikileaks. Shpresa e Rames eshte se duke pasur me vete keta njerez jo vetem merr perkrahje per te hapur negociatat por kur te mos jete me ne pushtet ne Shqiperi te kape nje post ne PE. Mos u habisni, te gjithe ata qe kapin poste ne BE jane politikane qe nuk votohen me nga populli i vet, (Verhovstadi, Mogherini, Donald Tusk etj) por meqe i kane sherbyer globalisteve shperblehen me poste ne BE e pas BE me pune si "keshilltare" ne korporata si Goldman Sach (si puna e Manuael Barozos).

tarasi07/05/2018 12:04

Nese do ti kerkohej horrit Rama qe te bente nje zgjedhje ,Gjermanine apo Serbine , ai do te zgjidhte te dyten, e ka trashegim nga te paret e vet, gjithmone zgjedhin shtetet anti shqiptare. Ske çi ben eshte soj i keq

krasasi tp07/05/2018 11:25

Z.Hoxha, Ju jeni shqiptari me "naiv" ne krejt hapsiren shqiptare.Cfare vote i sygjeroni Ju Z.Rama per Gjermanine per KS.Z.Rama eshte ne konflikt te hapur me Zj.Merkel dhe me qeverine e saj, qe kur Znj. Merkel pa i informuar, shkeli "sovranitetin"e institucioneve shqiptare dhe i kapi si miu ne cark fabrikantet e Xibrakes ,SHBA dhe Gjermanija jane promovuesit e vertete te Reformes ne Drejtesi."Elitat " tona qeverisese mesa duket jane ne shumice dhe kete i kane rekomanduar Z.Rama.Por fjala e elitave te verteta dhe popullit te pa perfaqesuar nuk ka ku degjohet.

anonim07/05/2018 10:50

cdokujt vetem shqiperise jo

Shto koment

Denonco