Rama me fotot e Enverit tentoi të largonte vëmendjen nga Tahiri

Rama me fotot e Enverit tentoi të largonte vëmendjen nga Tahiri

Nga SYRI.net - 05/05/2018

Sot ishte 5 maji, Dita e Dëshmorëve, të cilën Rama e përdori për të hequr vëmendjen e publikut dhe të politikës nga Saimir Tahiri.

Në fakt sot opozita dhe e gjithë media opozitare duhet që ditën e “vrasjes së Qemal Stafës nga Enver Hoxha” duhet ta vinte në rezonancë me “bërjen kurban të Saimir Tahirit nga Edi Rama”. Për më tepër që Saimir Tahiri filloi ngjitjen në politikë si drejtues i Fondacionit Qemal Stafa, dhe që atëhere e “uruan” të mos kishte fatin e Qemalit. Por ç’e do, historia është mesa duket ciklike, që do të thotë se PSSH po kthehet te njerëzit dhe metodat e PPSH. Rama zëvendësoi Enverin, kurse Tahiri zuri vendin e Qemalit.

Dy ngjarjet ngjajnë si dy pika uji me njëra tjetrën, Enveri eliminoi një kundërshtarë duke i thurur lavde gjithë jetës pas vdekjes, aq sa edhe Ditën e Dëshmorëve e lidhi me ditën e vrasjes së tij. Kurse Rama e bëri kurban Tahirin duke e quajtur dinjitoz veprimin e tij.

Ndërkohë që nostaligjikët u thirrën sot nga Rama të shfaqeshin përkrah drejtuesve të PS me fotot e Enverit për të hequr vëmendjen nga kurbani Tahiri, Rama e kishte mendjen sit ë shmangte paralelizmin mes Qemal Stafës dhe Saimir Tahirit. Madje shkoi aq larg sa të fuste nostaligjikët e Enverit gjatë kohës që për homazhe ishin drejtuesit e PD për të bërë lajmin e madh që “Lulzim Basha pozoi përkrah Enverit”. Dhe për të vazhduar zhurmën edhe jasht vëndit që opozita është nostaligjike e Enverit. Propagandë diabolike.

Duke mos arritur këtë të fundit, Rama ja arriti të paktën të bënte lajm me fotot e Enverit, lajm që të gjithë mediat e tij nesër do të shtyjnë edhe 6 majin.

Por kot e kanë se as Rama dhe as fotot e Enverit nuk i mbulojnë dot bëmat, as të Tahirit dhe as të Ramës, jo më të mbulojnë lojën e Ramës me Kurbanin Tahiri. Këtë lojë naive Rama nuk do të mund t’ua luajë as gjermanëve sepse ata e kanë shumë të qartë se në çfarë aferash janë implikuar Rama e Tahiri. Dhe ata nuk bëjnë dallimin mes fotove të Ramës dhe Enverit apo vrasjes së Qemalit dhe lënies së mandatit të Tahirit.

Syri.net/ 5 maj 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ilir06/05/2018 07:14

Vazhdoni e rrihuni nderkohe qe Cakalli i kominizmit ben kerdine me tendera. Petrit Vargu, hajduti qe goditi serish taksat e shqipetareve duke u marre mbi 1 milion E nepermjet bankes boterore por qe sigurisht do pagihen nje nga nje nga ata qe sot rrihen.
Rrahje te mbare cuna ??

Shto koment

Denonco