‘46 minuta tek Monika’

‘46 minuta tek Monika’

Nga Agim Xhafka - 04/05/2018

Monika Kryemadhin e kam njohur qysh 26 vjet përpara. Atëhere kur ajo çupkë e vogël vinte tek selia e PS-së e atje na u njoh me një djalë të ri,që quhej Ilir Meta dhe që atëhere kjo dyshe nuk ndahet. Bashkë në një shtëpi e bashkë në politikë.

E di që takimi me Monikën nuk ngjall gazmend në mjaft friendsat e mij. Nga që ndaj çiftit Meta është hedhur plot llum e plot shpifje. Ka shumë që i besojnë,por unë si shën Thomai nuk bindem po mos pashë një vendim gjyqi ku të shkruhet e zeza mbi të bardhë faji a krimi që ata kanë kryer. Se deri tani fjalë,fjalë,fjalë. Bile Metës ia kanë hequr dy herë imunitetin e ncuk provuan gjë. Nejse,e kishim te Monika. Lashë një takim me miken time të vjetër dhe e gjeta më të re se para 25 vitesh. Më elegante,më syqeshur,më e bukur dhe po aq e shkathët dhe guximtare. Priste jo në zyrën e vet,por në paradhomë,me ca shoqe e sekretaren. Se kështu ka ngelur,njësoj anëtare,deputete,kryetare.

Kur kthej kokën pas e sjell pasazhe nga hyrja e saj në PS,më kujtohet se bashkë me Ilirin,qysh më 1993 kérkonin që partia të bëhej anëtare e Internacinales Socialiste. Por kërkesat rrëzoheshin se e kaluara e kësaj partie ishte kriminale. Ndaj çifti Meta gjeti veglën,kërkoi që FRESSH të hynte në Internacionale. Dhe ia dolën,u pranuan. Më pas u fut nëna parti. Por merita eshte e Monikës dhe e Ilirit. Jo e Ruçit,Nanos,Xhafajt,Pëllumbit e plot aparatçikëve që e detyruan këtë çift të rinjsh ta braktisnin socialisten që iu doli pak shtatzanë,parti shfaqi mosmirënjohje ndaj tyre.

E them hapur që Monikës në politikë askush nuk i ka falur gjë. As post,as rol,as miqësi e përkrahje. Ka luftuar dhe i ka rrëmbyer. Kur i them asaj se Rama sot është i fortë se ka kompetenca dhe shumë para,më pyet:”Më i fortë se Hitleri!” Kur i them se opozita duket e përgjumur dhe nuk ngjall shpresë më thotë se edhe më 1997 nuk kishte opozitë të fortë. Ajo beson tek populli. Beson shumë,ngre sytë lart duke thënë se zoti e ka shkruar rrëzimin e Ramës.

Në biseda pér mjerimin e për varfërinë tregon se borxhi ka shkuar 81% e prodhimit të brendshëm. Nuk do ketë para as për investim,madje as pér rroga. Pérplasja sociale duket në prag. E kësaj i shton skandalin Tahiri. Një qeveri mafioze që mbron krimin e ministrit të vet do hedhur në plehra. Për vettingun thotë se e kanë votuar me ndërgjegje. Rama nuk e donte,por i ngeci nga që pandehte se ne do thoshim jo. Tani ka sjellë kakofoni e drejtësia nuk di ku ka kokën. Jemi pa gjykatë kushtetuese e pa gjykatë të lartë,si shtet fisesh të Amazonës.

Beson se Edi Rama do e çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Ndryshime në kod zgjedhor nuk shpreson,por futjes së banditëve në zgjedhje ua ka gjetur zgjidhjen. Si,e pyes. Do gjejmë dhe ne banditë,shprehet duke qeshur.

Në diskursin e saj duket sikur mungon kritika ndaj Lali Erit. Nuk ia vlen,se ai nuk do kandidojë më. E shpreh të sigurt se sipas saj Lali Eri ka kuota më të larta se Rama e ketë i gjati nuk e gëlltit dot.

Pyetjes në se do jenë në koalicion me PD,Monika pa dyshim e pranon. Bile e avancon si mendim duke nënkuptuar se me Bashën po mendojnë një kandidat të përbashkët fitues për Tiranën. Të mos jetë militant dhe një njeri i pëlqyer nga një masë e madhe.

Monika nuk beson se ka marrëveshje Rama Basha. E quan të mbyllur të parin dhe për Lulin shprehet se është partner i besueshëm,serioz,i kulturuar,i sjellshëm dhe jo si ai rrugaçi,e ka fjalën për kryeministrin. Ndërsa Berisha ze një vend të nderuar ndër politikanët. Është me plot cilësi dhe i rrallë.

Në kohën që biseda jonë vërtitej rreth zgjedhjeve në televizion u shfaq Ahmetaj që komunikonte nga ekrani me biznesmenët e vegjël. Më kujton filmat shkencorë të hapësirës,më tha. Nuk guxojnë jo t’u afrohen njerëzve,por as t’i shohin në sy. Rrënuan ekonominë e krejt vendin. Më pas mësova se kanë nisur nga puna seksionet përkatëse në LSI.

-Më duket se do kemi zgjedhje,-i thashë.

-Do i kérkojë Rama vetë,se është zënë në çark. I ka ngelur bishti brenda.-qeshi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

respektuesi04/05/2018 22:37

Xhafka ia ke fut kot plako! Po kur plaket robi edhe lajthit ndonjehere po ty po te ndodh ca si shpesh

krasasi tp04/05/2018 20:27

Me kujtohesh Z.Agim koridoreve te PS, keshtu ke qene gjithmone, i qeshur e babaxhan.Me kujtohet edhe Monika por vecanerisht me ka ngelur ne kujtese ne mbledhjen e KPD se fameshme ku Z.Nano Ai i gardes se vjeter ,kish iniciuar katarsisin apo sic quhet sot ndryshe (pastrim-veting).Me kujtohen edhe presidiumi qe e trysnonte dhe e kercenonte se do ta hidhnin nga podiumi e poshte.Sigurisht qe me kujtohet edhe roli i vecante i Monikes fiks me atlete te bardha qe mundohej te vendoste rregullin "qetesine dhe dashurine" midis KPD- isteve pak te shushatur nga akuzat e Nano-s.Sigurisht qe me kujtohet se si borxhi nga viti 2013 e deri me sot u rrit me 15/% te PBB por nuk kuptoje se, ndersa borxhi rritet, investimet mungojne,investitoret e huaj na largohen si djalli nga temiani dhe se si shqiptaret kane humbur cdo shprese se ky vend mund te behet, sidoqe Znj.Monike i sigurone se kryeopozitari eshte politikane me vlera e cilesi te larta.Sa qejf i keni mor aman zgjedhjet e parakohshme.Pa ndryshime ne ligjin zgjedhor, pa reforma gjitheperfshirese, ne zbatim te atyre qe keni mare persiper bashkarishte.Megjitheate ne popull jemi.Si te na thoni bejme.Na thoni qe avionet sperkasin pishat e nuk transportojne kanabis, ne ua besojme.PS-LSI beheni bashke dhe i ndani pergjegjesite ne Gjirin e Lalsit ne u votojme dhe shpresojme.Jeni gati te kacafyteni me njeri tjetrin deri ne vdekje, ne te shkretet nuk dime nga t'ja mbajme.Rregulloheni prap dhe i mbyllini llogarite te Pazari i Ri, duke u dendur me peshk e me vere sa ju meren kembet kur delni nga lokali ne prap marim fryme te lehtesuar ,nuk duam asgje vetem keta te meren vesh.Mirpo prap sherri filloji si zakonisht.Te lutem Agim bisedoje edhe me Muc Nanon dhe na i ndani pak, kush eshte aleanca e qelbesirave ne kete vend.Po hap nje paranteze dhe ne fund do shtroji nje pyetje. qe lidhet me nje bisede midis Essat Pash Toptanit, Eqerem Bej Vlores dhe nje pjesemarresi tjeter. Pyetjes se pse Essat Pasha ishte bere spiun i Francezeve , ky ju pergjigj:"se me keta te tjeret nuk behesha dot, i kishit zene ju me pare". Pyetja eshte" kush i mbron interesat e ruseve ne Shqiperi"?.

Shto koment

Denonco