Ndërkombëtarët, Rama dhe Tahiri

Ndërkombëtarët, Rama dhe Tahiri

Nga Kastriot Islami - 04/05/2018

Saimir Tahiri ka lënë mandatin duke bërë edhe një deklaratë të ‘fortë’, por edhe duke u përballuar në mbrëmje me arrogancë me analistë të medias. Edi Rama, pas vizitës në Gjermani, e ka më të qartë se ç’po ndodh dhe në intervistën pas largimit të Tahirit nga kuvendi, ka dhënë një intervistë ku i jep mesazhe edhe Tahirit, por mbi të gjitha lë të kuptohet se dëshiron të largohet butësisht nga politika për një jetë “post-politikë” pa shumë telashe. Madje këtë gjë duket dëshiron edhe për Tahirin me të cilin ishte dhe është i lidhur ngushtësisht, jo vetëm në të shkuarën e afërt, apo në të tashmen por edhe e ardhmja e afërt e tyre është shumë e ndërlidhur. Në kuptimin që një burgosje e Tahirit ja ndërlikon shumë të ardhmen edhe Ramës ndërkohë që një largim i butë i Tahirit dhe një harrim i tij ja lehtëson shumë të ardhmen. Rama e ka të qartë se do të largohet dhe po mendon vetëm të sigurojë jetën “post-politikë” pa telashe, edhe duke e lënë në baltë Tahirin nëse ai nuk e kupton koha e tyre ka mbaruar dhe se kjo që i ka ndodhur Tahirit është më shumë për shkak të “fajit të tij” që ka pranuar të bëhet vegël qorre.

Rama nuk garanton më stabilitet

Ndërkombëtarët tashmë duket e kanë të qartë se stabiliteti në Shqipëri nuk mund të sigurohet më me Ramën kryeministër. Ata prej vitesh i kishin të qarta lidhjet e Ramës me krimin e organizuar dhe trafiqet e drogës. Dhe korrupsionin në progres dhe faktin që Shqipëria është një lavatriçe e pastrimit të pista. Por për hir të stabilitetit ata nuk ishin kritikë për regresin demokratik, korrupsionin, kriminalizimin e politikës dhe lidhjet e saj me kultivimin e kanabisit e trafiqet e drogës. Kjo është një qasje që i ndodh çdo qeverisje në vende si Shqipëria. Në mandatin e parë qeveria e ka erën ndërkombëtare në favor dhe në fillim të mandatit të dytë nisin fortunat, turbulencat e tërmetet, thënë ndryshe nis paralajmërimi për ndryshim. Kështu ka ndodhur gjatë këtyre 20 vjetëve të fundit, kështu do të ndodhë edhe këtë radhë. Sado që Rama, si paraardhësit e tij, përpiqet të krijojë përshtypje të ndryshme, madje duke “ndërhyrë” përmes komprometimit edhe në raportet e disa institucioneve ndërkombëtare, duke ulur negativitetin ndaj qeverisjen e tij ose duke shtuar dozat e “sukseseve”.

Rama do të largohet duke filluar me Tahirin. Përse?

Rasti Tahiri, por jo vetëm, është pjesë e kësaj qasjeje. Përse i pari është Tahiri? Sepse Tahiri ishte më arroganti dhe në rresht të parë për gjithçka, edhe përsa i përket korrupsionit, edhe lidhjeve me krimin e klanet mafioze, edhe me lidhjet me trafiqet e trafikantët e drogës e të armëve edhe për madhësinë e pasurimit të paligjshëm. Fakti që Tahiri është  “monitoruar” duke filluar nga vetëm 3 muaj në detyrë, është argument në favor të kësaj qasjeje. Askujt të mos i shkojë mëndja se ndërkombëtarët janë naivë dhe kujtojnë se kur një kryeministër apo ministër vjen në detyrë e ka seriozisht për gjithçka thotë. Askush nuk mund ti mashtrojë ndërkombëtarët me fjalët e bukura që drejtuesit shqiptarë thonë publikisht apo në konferenca ndërkombëtar. Ata janë të detyruar të aplikojnë qasjen me dy faza; faza e parë si mbështetje për stabilitet duke krijuar idenë se ka vullnet për progres dhe faza e dytë, transparencë e gjithçkaje ka ndodhur për të çuar në ndryshim. Tahiri përbën vetëm fillimin e aplikimit të fazës së dytë. Kjo skemë do të çojë në largimin e Ramës. Ndëshkimi mbetet të vlerësohet, ai do të ishte në varësi të reaksionit për të pranuar realitetin e fazës së dytë. Duket se këtë radhë ka edhe një ndryshim në aplikimin e qasjes në fazën e dytë. Do të kërkohet edhe “vetingu” i politikës; qoftë drejtpërdrejtë përmes largimit nga politika, qoftë përmes vënies në lëvizje të SPAK dhe BKH.

Rama e ka të qartë qasjen e largimit nga pushteti

Rama duket e ka marrë mesazhin dhe e ka kuptuar mirë atë. Këtë gjë e ka kuptuar edhe Tahiri ndonëse nuk dëshiron ta besoj dhe disa nga anëtarët e kupolës së Rilindjes, që janë më të qartë. Nuk është e qartë nëse Rama po e kundërshton aplikimin e kësaj qasjeje apo po përpiqet të alinjohet me të por butësisht. Me synimin për të pasur siguri në jetën “post-politikë” dhe gëzuar gjithçka ka përfituar gjatë 20 vjetëve në pushtet.

Tahiri do të largohet nga politika, mënyra e largimit ende e pasigurtë

Tahiri me siguri do të largohet nga politika. Për shkak të karakterit të tij ai i është futur rrugës së “përballjes me drejtësinë” pra ai i është futur rrugës së “vetingut” përmes një vendimi të gjyqësorit. Ndëshkimi me burgim është ende herët për tu përcaktuar. Rama kërkon ta shpëtojë nga “burgosja” sepse ky ndëshkim ekstrem do të kishte pasoja edhe për të ardhmen e tij, ose më saktë do ta bënte të ardhmen e tij “post-politikë” shumë të pasigurtë për të mos thënë më shumë. Pra Rama nuk shqetësohet shumë për ndëshkimin me burgosje të Tahirit sesa për fatin e tij nëse Tahiri do të burgosej. Kurse Tahiri, për shkak të karakterit të tij dhe zhytjes në zullume të mëdha, mendon se rruga e përplasjeve do të ishte më efikase. Kjo e bën të pasigurtë të ardhmen e të dyve.

Pyetje të natyrshme…

Bëhen në këtë rast disa pyetje. A është marrë vesh Tahiri me Ramën për dhënien e mandatit?A i ka bërë Rama presion Tahirit për këtë veprim? A e ka kërcënuar Tahiri Ramën? A kanë ndërhyrë drejtpërdrejtë ndërkombëtarët te Rama për arrestimin e Tahirit? Cili do të ishte fati i Tahirit? A ka përfituar Rama nga ky veprim i Tahirit? Dhe sa të sigurtë e ka Rama jetën “post-politikë” pa telashe?

Rama dhe Tahiri janë marrë vesh?

Opsioni i parë do të ishte: Rama dhe Tahiri janë marrë vesh mes tyre përmes një takimi apo përmes ndërmjetësve; në këtë rast Rama do ti kishte shpjeguar Tahirit se opsioni më efikas për të do të ishte “largimi pa kompromis nga politika” dhe harresa, sepse në çdo rast ai do të vetohet pra do të largohet nga politika, butësisht apo me burgosje. Pra në këtë rast, Rama do të kishte kërkuar Tahirit largimin nga skenari i përballjes politike me drejtësinë sepse kështu mund të shpëtonte nga burgosja, duke e siguruar se nëse do të binte dakord ai do të ndërhynte që drejtësia gradualisht ta “harronte” rastin Tahiri. Nga reagimi i Tahirit, ky skenar duket shumë pak probabël.

Rama dhe Tahiri s’janë marrë vesh por kanë lexuar njëri-tjetrin

Opsioni i dytë do të ishte: Rama dhe Tahiri nuk janë marrë vesh mes tyre, por kanë lexuar “mendimet” dhe karakteret reciprokisht. Tahiri duke “lexuar” presionin ndërkombëtar mbi Ramën ka menduar të “përballet me drejtësinë pa petkun politik” por duke i dërguar edhe një mesazh “kërcënimi” Ramës sepse kështu mund të shpëtonte apo së paku të reduktonte rreziqet e ndëshkimit. Në fakt mesazhi i kërcënimit duket shumë i dobët sepse Tahiri e ka të qartë se “hedhja në erë” e Ramës nuk i volit shumë sepse me një qeveri tjetër ai do të ishte më i pasigurtë ose më saktë më i sigurtë për të përfunduar në burg. Rama nuk e ka “kërcënuar” Tahirin sepse nuk ka asnjë interes ta radikalizojë atë, përkundrazi ka për qëllim ta “ulë butësisht” Tahirin, pra ta nxjerrë pa zhurmë e bujë jashtë politikës. Tahiri, për shkak të karakterit dhe të arrogancës që i vjen nga pasuria marramendëse dhe lidhjet e krimin i ka lëshuar kërcënime të gjithëve, qoftë edhe Ramës, qoftë kolegëve, qoftë edhe ndërkombëtarëve, që në fakt janë veçse reagime nga dëshpërimi dhe karakteri. Sepse në fund të fundit, Tahiri e ka të qartë se Rama ka këtë qëndrim ndaj edhe tij sepse ka një “presion” ndërkombëtar apo ka shumë mirë parasysh qasjen e ndërkombëtarëve për mandatin e tij të dytë.

Ndërkombëtarët…

Ndërkombëtarët janë shumë të kujdesshëm në dhënien e mesazheve. Aq më tepër që ata kanë role të ndryshme, dikush është më “miqësor” në transmetimin e mesazheve dikush tjetër është “më direkt dhe i thatë”. Ata nuk bëjnë “presione” në vende si Shqipëria, ose më saktë “presionet e tyre” janë thjesht “qëndrime të forta publike ose kërkesa të qarta në takime konfidenciale”. Por çdo politikan, me një eksperiencë minimale në poste të larta të qeverisjes lexon qartas se çfarë mesazhi qëndron pas çdo kërkese apo pas çdo qëndrimi. Dhe reagimi varet nga sa mirë është lexuar mesazhi por mbi të gjitha nga karakteri i politikanit dhe këshilltarët që e rrethojnë, ndonëse në Shqipëri, drejtuesit e lartë i dëgjojnë shumë pak këshilltarët. Në rastin konkret mesazhe e ndërkombëtarëve janë të qarta. Duket se Rama i ka kuptuar drejt ato, Tahiri është më i paqartë, edhe ëpr shkak të karakterit por edhe sepse është i pari që duhet të vuajë…

Në vend të një përfundimi…

E vërtetë absolute është se s’ka një mandat të tretë për Ramën kryeministër. Mënyra sesi po keqreagon Rama dhe më shumë enturazhi i tij, flet në favor të një ndryshimi radikal të pushtetit, ndonëse për momentin kjo duket e vështirë dhe pothuajse e pamundur. Maxhoranca aktuale në varësi sesi do të reagojë në të ardhmen ndaj qasjes për largim nga drejtimi i vendit, do të futet në një rrugë më tre kalime “teorike”: i) humbje e thellë në zgjedhjet e ardhshme për shkak të“shpartallimit” para zgjedhjeve; ii) humbje modeste për të garantuar një opozitë të fortë në mandatin tjetër dhe iii) sigurimin e një situate elektorale që mundëson qeverisje të përbashkët. Tahiri për shkak të karakterit, frikës, pasurive të shumta që zotëron dhe lidhjeve me klanet mafioze dhe të dyshimeve që i janë rritur ndaj Ramës dhe ish-kolegëve është i prirur, me dashje apo pa dashje, të hedhë në erë Rilindjen. Kurse Rama mendon më shumë për jetën “post-politikë” pa telashe, për të gëzuar të gjithë pasuritë dhe privilegjet që ka siguruar gjatë 20 vjetëve në drejtimin e vendit. Lidhja e fuqishme e Ramës me Tahirin, por jo vetëm, dhe sjelljet e tyre, do të përcaktojnë fatin e tyre të ardhshëm. Gjithçka është e hapur…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Valbona05/05/2018 06:28

Nje shkrim i shkelqyer dhe nje analize plot argumenta. Profesorin mezi presim ta lexojme se eshte i vetmi qe pa mllefe dhe plot qetesi na jep nje panorame te qarte te gjerave qe ndodhin ne kete vend. Eshte per te ardhur keq qe njerez te kualifikuar dhe me eksperience si zoti Islami nuk jane me shpesh ne media dhe ne prezantime publike.

Profesori nuk duhet te shqetesohet nga personazhe te semure apo te paguar qe shajne dhe ofendojne neper portale se mendimi i njerzve te ndershem eshte pozitiv per profesorin.

Drita04/05/2018 16:25

Demo-Demokunisti dukesh qe je nje semure psiqik i pasherueshem me sindromin komunist-psikopat. Kot perpiqesh te gjesh ilac duke share e shkruar marrezi.

Ben mire te shkosh dhe te shkruash ne portalin e Mero Gelbazes apo ate te Lali Erit, sepse portalet e Saimir Tahirit jane menderosur.

Lexo me vemendje nga fillimi deri ne fund se cfare ka shkruar Profesori qe e lexojne me vemendje te gjithe njerzit e arsimuar dhe qe ju pelqejne analizat racionale.

Te nderuar lexues te portalit syri.net, mendoj se ky shkrim eshte per njerez normale qe edhe kur nuk jane dakord me te apo pjese te tij debatojne me mend ne koke. Eshte e turpshme qe mes nesh futen te tille sharlatane dhe ndoshta do te ishte e keshillueshme qe menaxheri i komenteve te mos pasqyronte te tilla lajthitje.

Demo-komunisti04/05/2018 13:53

Eshte me se e qarte se nuk mund ti lagohesh formimit e botekuptimit tend komunist ( lexo-banditesk) ne kete analize. Disa veprime e ngjarje i ke analizuar drejt , por kur vjen puna tek konkluzionet qe nxjerr prej tyre, aty shfaq botekuptimin tend.Pranon qe Tahiri sdhe Rama jane te zhytur ne krim e korrupsion, jane aleate apo vegla te krimit te organizuar por ama thua se megjithese "nderkombetaret" i kane "monitoruar" qe ne fillim na qenkan treguar te kujdesshem!? Te kujdesshem per cfare ? Qe te mos i hyje gjemb ne kembe e te mos pengohen deri ne perfundimin e misionit te tyre ? Qe te bejne detyrat qe u kane dhene por te mos i tejkalojne ato liri qe u kane dhene per te rrjepur e mashtruar kete popul te varfer e pa zot ? O "analist" me formim komunist e demokratik njekohesisht, o "Thyerres kafkash" majtist dhe perfaqesuaes i se djathtes njekohesisht, po si mendon ti se Tahiri me tru sa te zogut te pules dhe Rama , nje injorant sharlatan , pa asnje profesion e arsimim , jane kaq te zote sa te ngrene nje rrjet nderkombetar trafiqesh qe perfshin te pakten tre kontinenete dhe nuk ka bekimin e perkrahjen apo te pakten suportin e ketyre "nderkombetareve" ? Drejtesi e lufte ndaj korrupsionit ne se do te kete ndonjehere ne kete vend , do te kete vetem atehere kur secili te pergjigjet penalisht e moralisht per veprimet e mosveprimet e veta , kushdo qofte ky. Se pari , qeveritaret , politikanet si puna jote me shume flamure e se treti (i verteti) Keta "nderkombetaret" sic i quan ti e disa te tjere anal -ista, qe me ngjan me ate adhurimin e fanatikeve fetare qe nuk ja permendin kurre emrin zoti, perendise se tyre. Ne se do te kishte drejtesi, dinjitet e sovranitet ne kete vend nuk do te lejonte njeri qe ne cdo konference e tekim ne qytet, fshat apo ku di une cfare organizimi te grupeve te njerezve te na dali e te na mbaje fjalime X apo Y ambasador. Te na beje komente per ngjarjet qe ndodhin tek ne duke ju drejtuar popullit shqiptar me konkluzionet e tij. Ato komentet e konkluzionet le tja dergoje administrates se vendit (apo grup-vendeve) qe e paguajne, dhe ceshte me e rendesishmja, te mos nderhyje ne sistemin e drejtesise dhe te ligjvenies sone me rekomandime e kercenime e shantazhe. NUK mund te behet drejtesi me ane te nje padrejtesie, nuk mund te forcohet shteti ligjor duke shkelur ligjet.Pse nuk e thua drejt e shqip kush eshte fajtor per kete gjoja "tranzicion" me shume se cerk shekullor ? Kush i mban ne pushtet e i mbron keta palaco politikane, keta hajdute e satrape qe kaner zevendesuar njeritjetrin sa here u del boja, Kush e mbajti ne pushtet Nano hajdutin tend,Po Saliun tend , Po Ramen tend ? Kush u bente ato vleresimet si "burre shteti" "reformator" , Yll ne ngjitje " etj. Po Ku keta apostujt nderkombetare e dinin se po i monitoronin, perse nuk thane njehere nje fjale te vetme kunder shkeljeve qe keta benin ? Me xhaketa te kthyera si puna jote nuk mund te behet ky vend. Kam shprese, se shpresa vdes e fundit, se dikur, mbase femijet tane do te kene guximin ti thone jo pleherave te vetequajtura politikane si ty por edhe nderhyrjeve te te huajve , kujtdo qofte, ne punet e brendshme te ketij vendi, Vetem Shqiptaret, ata qe eduan dhe vleresojne vendin e tyre , dinjitetin e tyre , sovranitetin e pamvaresine tyre mund ta bejne kete vend. Por nderkohe ti shkruaj ndonje gje ne portale e gazeta se te duhen ca leke per tu kapardisur si i ditur kafeneve, se edhe kur kishe poste nga me te lartat ne kete vend , vec nje vrime ne uje bere.;

Shto koment

Denonco