Rama po përpiqet tinëzisht ta bëjë kurban Tahirin

Rama po përpiqet tinëzisht ta bëjë kurban Tahirin

Nga SYRI.net - 02/05/2018

Gjermanët e CDU dhe CSU kanë të gjithë informacionin, por edhe duhen furnizuar me informacione të reja, për korrupsionin që ka kapur të gjithë kupolën qeverisëse. Kapjen e shtetit që është përqendruar në koncesionet klienteliste. Në dhënie e lejeve të ndërtimit vetëm për anëtarët e kupolës qeverisëse. Në shpërndarjen e fondeve buxhetore te miqtë e klientelës së ngushtë të Ramës. Në evazionin fiskal nga miqtë e qeverisë që ka thelluar borxhin. Dhe te taksat e larta për qytetarët dhe privilegjet e shumta vetëm për klientelën. Ata dinë me saktësi emrat e 5-6 oligarkëve kryesore me të cilët Rama bashkëpunon dhe që ka marrë peng vendin.

Gjermanët e Merkel kanë po ashtu të qarta lidhjet e kësaj kupole me krimin dhe individët me rekorde kriminale, por ata duhen informuar çdo ditë për skandalet në të cilat është zhytur kjo qeveri dhe e ka të pamundur të dalë.

Ata kanë të gjithë informacionet sesi janë bërë deputetë disa individë me rekorde të tmerrshme kriminale, miq të mnRamës, të cilët u përdorën për të blerë zgjedhjet dhe kërcënuar votuesit. Ata dinë me saktësi se cilët janë personat e lidhur me krimin dhe familjet mafioze që janë të lidhur me Ramën e ministrat e tij. Dhe cilët prej tyre janë të emëruar në poste kyçe të administratës publike. Ata dinë se cilët nga këta individë merr leje ndërtimi, cili merr koncesione, cili ka marrë nën kontroll naftën shqiptare (ARMO) dhe atë të huaj (GULF).

Gjermanët e CDU dhe CSU kanë të gjithë informacionet sesi rrjeti i “cunave” me Tahirin në krye, me porosi të Ramës realizuan kanabizimin masiv të Shqipërisë, por edhe faktin që kjo ide “gjeniale” ishte e Ramës. Ata kanë shumë të qartë se me urdhër të Ramës dhe nën orkestrimin Fatmir Xhafaj po tentohet ti hidhet hi syve partnerëve ndërkombëtarë me gjoja luftën për eliminimin e kanabisit, ndërkohë që asnjë gram kanabis i fshehur nga miqtë e Ramës, Tahirit e të Xhafajt në magazina që i di shumë mirë policia se ku gjenden dhe pronë e kujt janë. Apo ndërkohë që nuk është kapur dhe asnjë trafikant nga rrjeti i policisë nuk është zbuluar.

Gjermanët e Merkel kanë të gjithë informacionet se individë shumë të afërt, madje familjarë të Ramës, Tahirit dhe Xhafajt kanë kontrolluar dhe kontrollojnë trafiqet e drogave të forta, duke e kthyer Shqipërinë në trampolinën kryesore të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut dhe të heroinës nga lindja.

Gjermanët e CDU dhe CSU po ashtu kanë të gjithë informacionet që për shkak të korrupsionit qeveritar dhe të lidhjes me grupet kriminale, Shqipëria është kthyer në një nga lavatricet më të mëdha të pastrimit të parave në Europë. Projektet e qeverisë për ndërtimin e kullave të larta, për investimet 1 miliardshe dhe investimet në turizmin me 5 yje janë veçse mënyrat që Rama e qeveria e tij po apolikojnë për pastrimin e parave të korrupsionit, krimeve dhe trafiqeve.

Gjermanët e Merkel kanë gjithashtu të gjithë informacionet dhe analizat përkatëse që tregojnë përse Rama është i lidhur me Erdogan dhe çfarë lojrash luajnë të dy. Madje kjo mund të jetë një nga çështjet që i ka detyruar të përshpejtojnë hapat për “cmontimin” e Ramës.

Gjermanët e Merkel, të qartë për gjithcka bën Rama dhe qeveria e Tij, kanë gjetur edhe “butonin” e përshtatshëm që të mos e lejojnë më Ramën të mashtrojë me arritjet dhe sukseset imagjinare të cilat i ka siguruar edhe nga kompromentimi i disa zyrtarëve të lartë në Bruksel apo disa ambasadorëve në Tiranë.

Butoni që hedh Ramën në erë është Saimir Tahiri.

Tahiri ose shndërrohet në kamikaz që e hedh Ramën në erë nëse Rama e lëshon. Ose nëse Rama nuk e dorëzon para drejtësisë, Tahiri e merr Ramën ne vehte. Kjo është e vetmja kërkesë e gjermanëve.

Rama duke e ditur këtë gjë, po përpiqet që të bëjë kurban Tahiri pa i dhënë mundësi atij të shpërthejë apo duke e penguar shpërthimin e tij. Me mirëkuptim kjo duket e pamundur se Tahiri e ka të vetmen mënyrë për të “shpëtuar”. Rama po përpiqet ta arrijë këtë qëllim me djallëzi.

Sidoqoftë Rama është shah-mat. Në një gjëndje pa shpëtim. Cdo përpjekje vetëm do të shtynte fundin në kohën, duke e bërë atë ndoshta më të tmerrshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Pafillo02/05/2018 23:52

Po makina e çunit mire i ka frenat? Se mbase nuk e ka kaluar kolaudimin dhe nje defekt teknik eshte shume probabel.. si tek KT

Anonim02/05/2018 21:48

Pa tjeter qe do plasi bomba por se di se si do te shpetoj por sido qe te bej dihet se tahiri ka qene i detyruar nga rama .

Shto koment

Denonco