Tre cilësitë e kryetarit të ri të PD

Tre cilësitë e kryetarit të ri të PD

Nga Frrok Çupi - 01/05/2018

Mund të tingëllojnë si 10 cilësitë e komunistit në epokën reale të Partisë Komuniste… Por edhe vetë ajo Partia i kishte ‘vjedhur’ nga Bibla me cilësitë e dishepujve…

Ndërsa këto tre cilësi, po të krahashohen me ‘Biblën’, i përshtaten më shumë vetë Jezusit se dishepujve. Janë  cilësi nderi dhe shëlbese:

E Para,

Të ketë qenë ndër themeluesit e Partisë Demokratikë në vitin 1990, në qendër apo në periferi- njësoj është. Të ketë ngrënë shkopinj gome nga policia e Partisë në pushtet dhe të jetë burgosur nëpër ato biruca të tmerrshme. Mundësisht, para qelisë së tij, të ketë ardhur një turmë e madhe demokratësh, mundësisht edhe vetë Azem Hajdari, dhe të ketë liruar të burgosurin politik të fillimit të epokës së Demokracisë. Kjo do ta lidhte përjetë këtë person me Partinë Demokratike; dhe si kryetar do të bënte jo autokratin, por shërbëtorin.

E dyta,

Të ketë mbetur duke jetuar, që atë ditë kur themeloi PD-në, vetëm me pagën e tij të djersës së ballit. Të mos ketë as vjehërr, as kunat hajdut e batakçi që vjedh tenderë e ku të mundet, dhe i sjell vjedhjet në shtëpi. Nuk është puna se dikush i vodhi ‘për ty si kryetar’ por se pasi të t’í dorëzojë këto vjedhurina, atëherë ti bëhesh shërbëtor jo i PD, por i krijesave çnjerëzore. Mundësisht, edhe sikur të kenë zbardhur ca thinja, të mos i lyejë flokët. Madje edhe kravatë të ketë vënë, vetëm në dasmën e tij. As të mos gënjejë, as të mos mashtrojë ‘për qejf’ këdo që të dalë në rrugë. Madje as të mos buzëqeshë si në librin e Viktor Hygo “Njeriu që qesh”. As të mos e ‘pickojë gjarpri” kur dikush e kritikon në Parti… Ky është për kryetar Partie.

E treta,

Të ketë dalë përballë policisë së shtetit, pa skafandër, pa kamxhik, pa roje, në krye të protestuesve që kundërshtojnë pagesa idiote në toll-in e Rrugës së Kombit. Madje edhe në kohën kur liderët nga partia e tij demokratike bashkëpunojnë fshehurazi me qeverinë, ky të dalë në ballë bashkë me popullin. Kështu ka ndodhur në vitin 1990 e 91, por tani liderët kanë marrë miliona dhe nuk guxojnë të mbrojnë popullin… Madje punojnë përditë, edhe si opozitë, si e si të mashtrojnë popullin, me qëllim që qeveria ta kapë popullin të trullosur. ‘Kandidati’ për kryetar i PD, pas protestës, të jetë gati të shkojë në shtëpi apo në burg; por jo si kryetari i tanishëm që i bën me sy qeverisë: “Eeeee, ja ku jam, jam në Tiranë, hajde më burgosni!”.

Dhe pas kësaj, ky ‘kandidat’ të vijë në Kuvendin e PD në Pallatin e Kongreseve dhe t’i tregojë të vërtetat edhe kryetarit Basha edhe sekretarit Ristani, që nuk kanë asnjë lidhje me PD, përveç përfitimeve…

Dhe një cilësi e vetme e PD:

Partia Demokratike duhet të ketë cilësinë dhe zotësinë që ta kërkojë dhe ta pranojë këtë kryetar; nuk ka nevojë të kërkojë Sali Berishën. Kandidati i ri mund ta ketë emrin ‘Ibsen’, ndoshta nga Henrik Johan Ibsen, dramaturg i madh i shekullit 19. Babai i këtij kandidatit që po propozoj, ishte më mendjehapur se këta ‘baballarët e qulltë” që rrojtën në Tiranë; ai ka njohur dramat e Ibsen, prandaj ia zgjodhi emrin për të birin.

/Veritas.com.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

edvin04/05/2018 20:23

Mua me tremb ngjashmeria vizuale qe Luli ka me nipin e ish Diktatorit Hoxha dhe me vete Hoxhen plak

Tiku02/05/2018 15:57

Une them te zgjidhet Edi Rama si kryetar i PD-se dhe mbyllet ceshtja.

Tarasi02/05/2018 13:06

Çpo na degjojne veshet e çpo na shohin syte, o njerez , mjaft u moret me Bashen se nuk eshte ai e keqja e ketij vendi. Merruni me Ed Drogen krye mafiozin e Shqiperise. Nje gje eshte e vertete se e djathta tradicionale ne Shqiperi ka vdekur . Nje kontribut te madh per shkaterrimin e te djathtes tradicionale, te te perndjekurve politike te burrave te mencur e fisnike te ndershem e antikomuniste ka dhene komunisti Sali Berisha, ky Kal Troje qe zbatoi pike per pike vendimet e Katovices , shkaterroje e perdhosi fisnikerine e ketij vendi genjeu pronaret duke i premtuar zbatim te drejte te çeshtjes se prones , dogji per se gjalli ish te perndjekurin politik Lirak Bejko dhe u tall me te gjithe te perndjekurit politike ku edhe sot e kesaj dite nuk jan demshperblyer akoma . Ja pra , në se sot vuan PD-ja shkaqet jane te ditura . Aty Berisha mblodhi veç sahanlepires te kapur fort pas karriges , u pasurun dhe sot pasi humben privilegjet akuzojune Bashen me te drejte e pa te drejte sikur eshte ai e keqja e PD-se. Shembuj e argumenta ka sa te duash , por nuk dua te zgjatem , gjithsesi du t'ju jap nje keshille. LERENI BASHEN TE BEJ PUNEN NE KRYE TE PD E REZULTATET DO TE VIJNE. TRAGJEDIA , GREMINA KU PO SHKON SHQIPERIA KA VETEM NJE EMER RILINDJA DHE KRYEQENI RAMA

Fieraku nga Ferrasi02/05/2018 08:42

Duhet te kete qene edhe spiun
E di vete ti

Gjergji02/05/2018 07:55

Eshte edhe nje cilesi qe Luli ne fakt e ka: Drejtimi i PD me ndihmen e vjehrit, dhe vjehri Xhafer Isufi, ka eksperience se ka qene Sekretaribj Partise ne nje repart ushtarak sekret. Zoti Frok, do te mundohem te gjej mundesine e te ta dergoj ty Teseren e PD time. Sepse nuk pranoj qe kryetari i PD/se time te jete ai qe me hoqi nga puna per biografine.

g01/05/2018 22:55

Ka edhe një "cilësi" tjetër që nuk lidhet vetëm me politikën dhe e ka emrin "i pa besë"
E gjeni dot së për cilët e kam fjaln që e kanë këtë "cilësi" ?

Dixi01/05/2018 21:01

Cilësitë më të mira i ka ai që brenda familjes instaloi bigaminë, që doli lakuriq në mes të kallabullekut, që përdor drogë cilësore të llojit 613 kg-ramsh. Ai që mblodhi rreth vetes kriminelë, hajdutë, matrapazë e trafikantë gjithfarësoji. Ai është i paarritshëm , i pakonkurrueshëm dhe mbetet njësh, as , number one etj.,etj. Ne e duam sepse vuajmë nga Sindroma e Stokholmit.

t01/05/2018 20:14

Po eshte provuar deri tani o daj jak,çfare te provohet me,qe te dalim me kepuce te kuqe ne 2019

Hasanizimi01/05/2018 19:57

Futja pordhes, Frrok, futja!
Dil ne Kukes e pyet Hasanin njehere per Ibsenin! Ose thirre Hasanin ne Tirane e pyete! Se ai ia njeh virtytet me mire dhe i ka dhene leksione lideri ! Do kuptosh qe asnje nga tre virtytet qe paske rreshtuar, nuk i ka! Vetem fakti qe ka emrin Ibsen, nuk mjafton, dhe nuk eshte ajo lidhja e emrit! Te ishte per emer, do mbanim Hasanin se keshtu e ka patur emrin edhe Hasan Prishtina.:)))

Daj Jaku01/05/2018 19:34

Një të tillë ku ta gjejmë? Jezu Krishti, thuhet se do kthehet në Tokë dhe do bëjë drejtësi, do marrë të mirët e të vuajturit, do lërë maskarenjtë, ky do jetë fundi i Botës. Luli do mbetet këtu bashkë me EDramën, me vëllezër e kunetër, me vjehër e Ristanër, me Pallokër & CO. Ibsen nuk e njoh, por një gjë kam të sigurtë, më keq se Luli nuk ka si bëhet, prandaj ta provojmë.

Shto koment

Denonco