1 Maj...

1 Maj...

Nga Ylli Manjani - 01/05/2018

Sot duhej të ishte dita që të kërkohej rritja e pagave.

Paga e ulët është maskarallëk i madh!

Madje sa më e ulët të jetë paga, aq më i madh është maskarallëku!

Paga e ulët tregon sesa e zezë dhe informale është ekonomia!

Sa më e ulët paga, aq më në të zezë punohet! Debati për taksat në këtë rast bëhet qesharak...

Paga e ulët tregon se sa i madh është korrupsioni. Sa më e ulët paga, aq më i lartë korrupsioni! E pastaj çuditemi përse politikës i duhen lekë!! Ja për të blerë votat e rrogave të ulëta...

Korrupsion me cikël të mbyllur! Të gjithë fitojnë diçka, por në të zezë!!!

Justifikimi: nuk na del rroga!

Paga e ulët është humbje e dinjitetit njerëzor. Pa dyshim, ska burrni me duar në xhepa .

Kur paga është e ulët çdo gjë kushton më shumë! Absolutisht çdo gjë!

Fukarallëk maskarallëk!

Por, sot askush nuk kërkoi asgjë! As sa për sy e faqe!

Sindikatat janë thjesht kolibe partish. Sindikalistët janë këlyshët e partive që jetojnë në këto kolibe.

Ndërkohë rrogat janë më të ulëtat në Europë!!!

1 Maji, pushim absolut....

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Daj Jaku01/05/2018 18:52

E drejtë vërtet. Këto gjëra dihen, mungon vullneti për ti përmirësuar. E keqja është se kur je në pushtet, flet ndryshe. Kështuqë nuk arrij të kuptoj se çfarë mendon vërtet. Më kujtohet që kur ishe ministër i pa/drejtësisë, je shprehur për ligjin e EDramës të kthimit/kompensimit të pronave pronarëve të ligjshëm. Deklarove se Ligji është i padrejtë por është ligj i mirë. I padrejtë por i mirë ?!?! Kjo tregon se çfarë konfuzioni ke në kokë, ose në shpirt (gjeje vetë se ku). Me këtë llogjikë ministri i drejtësisë, mendo ai bariu i dhive, ndoshra shumë më të konsoliduar. Edhe gjykatësi është i padrejtë por i mirë sepse na lejon të vjedhim pronën e tjetrit kundrejt rrushfetit, komisionit, përqindjes. Kështu të gjitha institucionet, të padrejta por të mira, për disa. Edhe EDrama është i padrejtë por i mirë, për disa, ca Vilma, ca Ilir Beqja, ca drogaxhinj, ca oligarkë. Z. Ministër, e para është fjala, ajo e krijoi botën. A jeni në gjëndje të perceptoni ndryshimet tek uniteti dhe lufta e të kundërtave, anët e ndryshme të kontradiktave, të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta, të bardhën nga e zeza, Drejtësinë nga PaDrejtësia? Katrani zbardhëllon apo nxin?

Zi_XU01/05/2018 17:27

Eshte edhe vete populli, qe eshte mesuar me kete lloje shtypie ekonomike, politike dhe kryesoria eshte qe dalin e na thone' edhe pa buke, uje, e drita rrime vetem ju mos na u grindeni. Ky eshte populli qe akoma jeton me parullat e komunizmit e friken e saj. Nje popull qe duron mizerabilitetin, eshte i detyruar te vuaj, nje popull qe e duron ate mbahet shume lehte nen zgjedhe. Psikologjia komuniste ndaj popullit ende egziston nga keta qeveritare,andaj demokracia eshte veshtire te kete rrenjat e perparimit per ne.Jam shume dakord me z MANJANI, qofte, kush qofte , sot per sot eshte opozitari me kerkuesper te drejtat qytetaree ekonomike te ketij populli.

Shto koment

Denonco