Heshtja e ERTV-së dhe nevoja për transparencë nga Edi Rama

Heshtja e ERTV-së dhe nevoja për transparencë nga Edi Rama

Nga Patrik Sadikaj - 26/04/2018

Kryeministri Edi Rama, ndryshe nga herët e tjera u kthye pa tam-tame nga Berlini. Ekskluzivet e ERTV-së u mjaftuan vetëm me pamje të bëra “mute”, duke na lënë të kuptojmë se propaganda ekselente e qeverisë p8yp9jpër herë të parë ishte në ditë të vështirë.

Në fakt të gjithë ne do të dëshironim të ishte krejt tjetër atmosfera e ekranit të Edi Ramës, duke shpresuar se në qershor “kampionia”Merkel të na garantonte një “PO” të madhe. Me sytë nga ekrani, të gjithë ne hapem veshët, por nuk dëgjuam gjë. Hapja e negociatave nuk na qenka një punë e mbaruar. Fraza “do të shohim”, ishte deri diku dëshpëruese për shqiptarët, për ta zbutur pak, ishte jo optimiste. Me siguri kjo është edhe arsyeja pse “mjeshtri” i fjalës, ERTV, nuk e zgjidhi dot gjuhën duke na lënë të shurdhër ne “dashnorëve” të Europës.

Në mes të kësaj heshtje, nga brenda më burojnë zëra të cilët pyesin: Po tani?

Deklarata e shkurtër para medias, që në shqip u soll prej ERTV-së, nuk na dha ndonjë përgjigje veç atyre që dimë. Nga takimi prej 90 minutash, nuk rrodhi as edhe një fjalë dhe këtu duhet të pranojmë dështimin e propagandës që disa vite më parë një takim të ngjashëm e shumë më të shkurtër, na e hodhi në “kazan” lajmin paradhënie.

Le t’i kthehem pyetjeve që më dalin nga brendia prej europeisti dhe të kërkojmë përgjigje për to.

Kryeministri Edi Rama, sot më shumë se kurrë ka detyrimin të na thotë se çfarë foli për një orë e gjysëm me kancelaren Merkel. Të na e hapë zemrën e të na tregojë se kun a pikon çatia. Cili është shkaku, që gruaja më e fuqishme e botës, heziton të na e hapë derën e Bashkimit Europian, qoftë edhe e oborrit ajo derë.

Pra, duhet që në vend të sajimit të alibive me “radikalë”, “rryma të trazuara të vendeve të BE”, “islamikë rusë”, e të tjera si këto gjetje propagandistike, të na thuhet troç: Çfarë detyrash duhet të bëjmë që në qershor ajo “po-ja”, të jetë kaq e qartë sa të mos kemi asnjë hije dyshimi te e ardhmja jonë. Zoti Rama, na e ka borxh një zbardhje të plotë të kushteve që nuk kemi plotësuar ende, për të merituar negociatat. Nuk mjafton e folura me heshtjen e ERTV-së, as të deputetëve rilindas që janë ngritur në këmbë për të gjetur armiq të jashtëm e të brendshëm.

Sot më shumë se kurrë, kryeministri duhet të përdorë artin e tij të fjalës e të na thotë atë që Merkel i vendosi si detyra në tryezën e takimit. Me siguri që në 90 minuta nuk është rrahur shpatulla e gjatë, për meritat me reformat në letër dhe vetingun e sapo nisur. Gjermania dhe rrjedhimisht edhe vendet e tjera të BE-së ka kërkuar më shumë nga Shqipëria, se përndryshe do të ishim duke kërcyer me daulle tani. E të gjithë këto ne duhet t’i dimë. Pra, thjesht për ta ditur, Rama duhet të na thotë nëse I është kërkuar “koka” e benjaminit të tij, mbrojtur me votë në Kuvendin e Shqipërisë. Duhet edhe të na thotë gjithashtu, nëse duhet pak më shumë se drejtësi në letër, por pranga të rënda për peshq të mëdhenj. 

Ky është momenti më I mirë për Edi Ramën që të na tregojë se është edhe ai dashnori i madh i Europës. Të na provojë se është gati që me të gjithë ne, qytetarët dhe opozitën të bëjë gjithçka që duhet për të çuar Shqipërinë aty ku e meriton, në familjen europiane. Duke na thënë edhe të mirat edhe ato duhet të bëjmë për këtë, do të na jepte ne mundësinë e vehtes meritën që të bashkojmë forcat e të rremojmë drejt Berlinit e Brukselit pa asnjë çedim. Por nëse nuk na thotë, ato që ne nuk kemi parë apo dëgjuar akoma, atëherë do të jetë i vetëm dhe një I vetëm sado trim të jetë, nuk fiton dot asnjë betejë.

Ndaj I dashur kryeministër, hajde e na fol për ato që zonja Merkel të vuri si kushte. Nëse nuk të ka vënë, hajde na thuaj se cila janë meritat që na bëjnë besimplotë që në qershor do hedhim valle me hymnin e BE-së. Në të mirë e në të keq ne duhet ta dimë. Në qershor, nuk kemi pse të tregojmë gishtin nga njëri-tjetri, nëse sot I themi njëri-tjetrit të vërtetën në sy.

Kaq duam prej teje I dashur kryeministër, të vërtetën që në këtë rast ka munguar të vijë me zë. Mbase kështu e ndihmojmë njëri-tjetrin dhe e çojmë këtë vend në BE, aty ku shqiptarët kërkuarn 27 vite ma parë me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Nuk ka rëndësi nëse në atë kohë nuk ishim të gjithë në atë kor të madh, ka rëndësi që sot të bëjmë detyrën ndaj vendit tonë.

Lavdet e thurura ndaj zonjës Merkel, apo armiqtë imagjinarë imperialistë nuk janë e vërteta që sot shqiptarët presin t’u vijë nga Berlini. Ata presin më shumë se fotot e bukura dhe pamjet pa zë që përsërit ERTV.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

zijadini27/04/2018 08:44

Rama po luan bllofin rus per te kompensuar deshtimin ne Gjermani. Keto dite vjen ne Shqiperi patriarku rus i kishes ordodokse ruse. Se cmutin do ky njeri ne Shqiperi per ata 5 ortodokse qe kemi ne ska bythe te rrije. Eshte nje loje ruse e Rames per ti bere presion halabak Europes qe o na futni o jua bera Rusi. Po a thyhet Europa me alabakllek ? Besoj se jo. Bile kjo do shpejtoje diskreditimin e Rames me tej.

Shto koment

Denonco