Dhia e zgjebosur, edhe pse kundërmon, e mban bishtin përpjetë…Të gjithë çuditen dhe pyesin si ka mundësi?
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se kujton se të tjerët nuk e shikojnë se është zgjebosur. Se kujton se duke e mbajtur bishtin përpjetë do ti mashtrojë ata që e shikojnë dhe do tju ndërrojë mendimin e ata do të mendojnë se s’është e zgjebosur…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se kështu i ka ndodhur gjatë të gjithë jetës, ka qenë gjithnjë e zgjebosur dhe gjithnjë e ka mbajtur bishtin përpjetë dhe gjërat i kanë shkuar për bukuri duke u sjellë si dhi e egër me të tjerët…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se mendon se kështu të tjerët e konsiderojnë krenare pavarësisht se është dhj*rë…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se gjykon se nuk ka çfarë t’ju fshehë të tjerëve…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se mendon se mund ti kërcënojë të tjerët me bishtin saj…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë se mendon se kështu mund të intrigojë të tjerët…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjetë sepse kështu kundërmon më fort gjithë dynjanë…
Dhia e zgjebosur e mban bishtin përpjetë duke u përpjekur të bindë të tjerët se të zgjebosur e ka bërë balta e kazanit…
Dhia e zgjebosur e tund bishtin përpjetë për të goditur “qenin e sulmit” të një zonjë të nderuar, të cilit i kërkon ndjesë dhe i lëpihet kur e ka përballë…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjetë sepse kështu e marrin vesh të gjithë pa përjashtim se është e zgjebosur…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjetë se të gjithë e kuptojnë se cdo të thotë krenari e një dhie të zgjebosur…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjetë se të gjithë e kuptojnë sesi i ka mashtruar gjatë të gjithë kohës me bishtin e saj duke menduar se fsheh zgjeben e saj…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjejtë se të gjithë ndërgjegjësohen së në c’gjëndje të rëndë mentale është …
Dhia e zgjebosur bën mirë qe mban bishtin përpjetë se ky do të jetë imazhi i fundit që do të ngulitet në kujtesën e të gjithëve përgjithmonë…dhe aroma që do tju nxjerrë zorrët gjithnjë…
Dhia e zgjebosur bën mirë që e mban bishtin përpjetë dhe e lëviz me vrull se kështu neverit gjithë dynjanë, edhe me kundërmimin e qelbur por edhe me pamjen e pështirë…
Të gjithë tani thonë: Ja, ja shikojeni dhinë e zgjebosur… se ka ngritur bishtin përpjetë… dhe se kështu mund ta dallojnë edhe nga era e rëndë edhe nga pamja e neveritshme…
Të gjithë tani e njohin mirë dhinë e zgjebosur me bishtin përpjetë…kjo është rruga pa kthim e një dhie të zgjebosur.
Syri.net/ 26 prill 2018
© SYRI.net
Për hir të së vërtetës duhet thënë se kjo dhi e zgjebosur kur i mer goditjet frontale, fillon e tkurret e nxin e tërra duke bëlbëzuar fjalë pa kuptim.
E kemi parë këtë dhinë e zgjebosur që të humbasë farë toruan, qëkur ju përveshën me protesta kundër sjelljes në Shqipëri të helmeve të Asadit.
Nxinte i tëri e fliste përçart kjo dhija e zgjebosur, edhe kur i pa kukksianët që i vunë zjarrin traut të ndarjes me Kosovën.
E pame edhe dje pasi u kthye nga Gjermania, me bishtin të ulur e përsëri duke folur duke ju marë fryma.
Kjo dhi burracake e zgjebosur me bishtin përpjetë, fillon dhe e mer veten e bëhet trime, sapo sheh që dikush ja përkëdhel bishtin.për ti marë erë nga pas.
AMIN!!!!
Fjala juaj ne vesh te Perendise Z. Islami!