Rama, Merkel, Krichbaum, Tahiri….

Rama, Merkel, Krichbaum, Tahiri….

Nga Shënim - 26/04/2018

Rama e di shumë mirë se është korrupsioni i tij dhe qeverisë së tij, lidhjet me krimin dhe individët me rekorde kriminale dhe implikimi në narkotrafiqe që mbajnë peng hapjen e negociatave. Kjo është e vetmja arsye e qëndrimit të Gjermanisë, Francës, Hollandës…

Rama e di shumë mirë se nuk janë as skeptikët europianë dhe as “balta shqiptare” sic i quan ai qëndrimet e opozitës, që e pengojnë hapjen e negociatave, por vetëm e vetëm keqqeverisja e tij, korrupsioni, lidhjet me krimin e narkotrafiqet.

Rama e di shumë mirë se nëse mund të kompromentojë ndonjë zyrtarë të lartë në Bruksel apo ndonjë ambasador në Tiranë, nuk mund të kompromentojë zyrtarët gjermanë, madje e di shumë që kjo gjë është e pamundur sepse e ka provuara disa herë dhe ka dështuar. Ja tha qartësisht Dors Pack.

Rama e di shumë mirë se Gjermania, por jo vetëm, i ka të gjithë informacionet e nevojshme për Shqipërinë, për korrupsionin e qeverisë Rama, për lidhjet e krimit me qeverinë Rama dhe për pjesëmarrjen aktive të policisë në kultivimin masiv të kanabisit dhe trafiqeve të drogave të forta. Pavarësisht se dikush në Bruksel apo Tiranë ka heshtur apo nuk ka dërguar informacione.

Rama e di shumë se çfarë dosje ka në dorë Tahiri dhe shërbimi i cilit vend të rëndësishëm ja ka dhënë informacionet e dosjes së fabrikës së kokainës. Dhe se Tahiri është i gatshëm ta bëjë atë publike nëse Rama e bën kurban.

Rama e di shumë mirë që edhe të disa të tjerë e kanë të gjithë informacionin që Ramës i është kërkuar edhe largimi i Tahirit disa muaj më parë nga qeveria, dhe tani ndëshkimi. Dhe këtë gjë nuk e fsheh dot sepse e dinë të gjithë shqiptarët por edhe partnerët që ja përsërisin cdo interlokutori sa herë e takojnë.

Rama e di shumë mirë se çfarë përfaqëson Krichbaum dhe çfarë lidhjesh ka ai i Merkel dhe që gjithçka ai artikulon është e koordinuar me seriozitet gjerman me zonjën Merkel. Dhe çfarë thotë Merkel është e njëjtë me atë që thotë Krichbaum por vetëm një mediokër nuk arrin të dallojë nuancat.

Rama e di shumë mirë se gënjeshtrat e tij për të maskuar sulmin e porositur nga mediat e tij, madje duke i konsideruar ato të “poshtra e të ndyra” nuk kanë arritur të ndryshojnë mendimin e deputetëve gjermanë se ai është i pasinqertë. Ata e dinë shumë mirë se cilat janë tre mediat kryesore dhe analistët që marrin porosi nga Rama për të sulmuar të gjithë ata që nuk “blihen nga ana e tij”.

Rama e di shumë mirë se betejën me Krichbaum e ka të humbur se ajo në fakt është betejë me Merkel pavarësisht se ai përpiqet të mashtrojë shqiptarët duke paraqitur “Merkelin të mirë” dhe “Krichbaum të keq”. Kjo është një betejë e humbur.

Rama e di shumë mirë që vizita në Berlin ka qenë dështimi i radhës dhe sa më shumë kohë kalon dështimi do të bëhet edhe më i madh dhe më i sigurtë sepse po i del boja çdo ditë e më shumë për shkak se të gjithë po kuptojnë se ai mashtron, gënjen, dhe nuk mban premtimet, në Tiranë dhe kudo në Europë e SHBA.

Rama e di shumë mirë se laku po i ngushtohet sepse edhe shqiptarët nuk e durojnë më dot dhe se ndërkombëtarët po binden se ai nuk siguron dot as stabilitet sepse për demokraci kanë qenë të sigurtë që me Ramën nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk do të mund të kishte.

Rama një gjë nuk di mirë ose më saktë s’e beson, se po afrohet koha jo vetëm e largimit por edhe e ndëshkimit të tij. Ndëshkim që në rastin më të mirë do të ishte penal. Madje atij i duket e pamundur se do të mund të ndëshkohet nga ai mekanizëm drejtësie që ka ngritur vetë dhe të cilin mendon se ka vendosur nën kontroll.

Po ashtu siç Rama nuk është në gjendje të realizojë se do të jenë pikërisht ata që ka rreth tij që jo vetëm do ta abandojnë por edhe do ta fundosin sepse janë pikërisht ata që e urrejnë më shumë se kushdo nga që ai i ka ofenduar dhe dhunuar verbalisht e psikologjikisht.

Këto janë disa nga arsyet që Rama lëshoi lloj mufkash para takimit me Merkel. Si krahasimin e Merkel me Papën apo rrezikun e ndikimit rus te myslimanët shqiptarë…. Çfarë nuk po sajoi se ka biseduar me palën gjermane. Apo çfarë ofendimesh vazhdon të lëshojë për Krichbaum dhe halucinacionesh se Krichbaum transmetoi në gjermanisht “baltën shqiptare” të shpërndarë në Bundestag nga opozita….

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco