Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Timonierit i thyhet timoni!

Timonierit i thyhet timoni!

Nga Sali Berisha - 26/04/2018

Timonierit i thyhet timoni!

Kthehet nga Berlini me atlete te kuqe!

Të dashur miq, Noriega u nis në Berlin pasi, se bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike, për të mbuluar dështimet dhe rekordet e zeza si mosplotësimin e kritereve dhe standardeve të kërkuara për hapjen e negociatave, i shpalli në stilin e etërve mizor luftë të ftohtë grupit politik parlamentar më të fuqishëm në Bundestagut gjerman dhe Europë.

Shtypi gjerman njofton me transparence për takimet djeshme te piktorit dështak. Sipas gazetës Tagesspiegel:

1- Kancelarja nuk premtoi hapjen e negociatave pasi nga parakushtet dhe kushtet për hapjen e tyre Shqipëria ka plotësuar disa gjera dhe nuk ka plotësuar kushte te tjera. Pra Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet!

2- Deputetet e grupit CDU/CSU, në një akt te paprecedent kanë bojkotuar darkën e shtruar nga Edi Rama për shkak të fushatës së luftës së ftohtë, shpifjeve dhe trillimeve që ai së bashku me horrat dhe prostitutat e tij politike kanë ndërmarrë ndaj kryetarit të komisionit për Europën të Bundestagut, Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë të Bundestagut.

Në takimin në Bundestag, Rama doli një gënjeshtar i paskrupullt. I pyetur pse nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahiri, ai u gënjeu duke thënë se Saimir Trafikut i është hequr çdo imunitet. Kështu, ajo që mund te thuhet për këtë vizite është se: Timonierit ju thye keq timoni dhe nga Berlini u kthye me këpucë te kuqe!

Këtu më poshtë keni artikullin e gazetës gjermane për këtë vizite!

https://m.tagesspiegel.de/…/albanien-und-die-…/21214028.html

Gazeta e njohur gjermane zbardh detaje nga takimi në Berlin: Braktiset darka e Ramës dhe anulohet takimi në Tiranë

Që prej ditës së djeshme Edi Rama ndodhet në Gjermani në tentativë për tu mbushur mendjen se Shqipëria nën drejtimin e tij ka ecur para dhe meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, pas rekomandimit të Komisionit të dhënë pak ditë më parë.

Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin duket se ka vendosur në një farë mënyre vendimin që pritet të marrë Gjermania.

Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur sot detaje nga ajo që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, ku deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin.

Pala gjermane, deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e Edi Ramës, duke mos shkuar. Sipas asaj që shkruar Tagesspiegel, vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.

Por kjo është vetëm gjysma e dështimit të Ramës, pasi gjysma tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Gunther Krischbaum dhe kreu i Bundestagut, Ëolfgang Schäuble mësohet se kanë pasur një takim me Edi Ramën gjatë paradites, duke e marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi mësohet se është zhvilluara para se Edi Rama të takonte kancelaren, Angela Merkel.

Pas takimit me kreun e Bundestagut dhe Krischbaumit mësohet se deputetët gjermanë kanë vendos të anulojnë edhe një vizitë në Tiranë të parashikuar për në fillim të majit.

Sipas Tagesspiegel, këto zhvillime të djeshme dhe të sotme janë një ogur i keq para vendimit që pritet të marrë Gjermania në lidhje me vendimin për ti hapur bisedimet me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Azem Hajdari26/04/2018 19:33

lajm gezushem doktor Berisha, merit ka kontribue edhe Basha qe ka shku deri gjermani per mos me e lene edvin kanabisin me na pranu ne Europe, duhet mu cu ne protesta e greva urie, demostrata per me blloku posht komunizmi.

Asi26/04/2018 16:43

Shyqyr qe po i thyhet timoni nga nderkombetare, pasi deri dje kishte mbeshtetje absolute sa ishin dakort qe zgjedhjet te beheshin pa opoziten? E tani eshte rradha jone ti thyejme timonin pa mbyllur vitin se ndryshe na pret nje gjysem shekulli te varfer si para 1990 per shkak se taksat tona do shkojne per 50 vjet per PPP e tij.

Shto koment

Denonco