Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Rama ka ngritur ‘strofkën mediatike antigjermane’

Rama ka ngritur ‘strofkën mediatike antigjermane’

Nga SYRI.net - 21/04/2018

Strofka anti-perëndimore e narko-medias së Ramës, me urdhër të Ramës dhe Endri Fugës ka sulmuar deputetin gjerman Gunther Krichbaum, që bën pjesë në grupin e CDU të kancelares Anxhela Merkel.

Krichbaum është kryetar i Komisionit për Europën në Bundestagun gjerman. Për afërsinë e ti me Merkel, media britanike e ka cilësuar si “qeni sulm i Merkel”. Arsyeja që Rama e sulmon Krichbaum lidhet me qëndrimin realist të deputetit gjerman: Shqipëria për shkak të korrupsionit e krimit qeveritar nuk është e përgatitur për të hapur negociatat.

Krichbaum ka qenë gjithnjë kritik ndaj qeverisë Rama gjë që provon se deputeti gjerman nuk ka rënë në rrjetën e komprometimeve të narko-parave të pista të Ramës, siç mund të ketë ndodhur në raste të tjera.

Dhe nëse dikush nuk pranon të komprometohet, ai sulmohet ashpërsisht, duke sajuar gjithçka. Kjo lojë e Ramës, pra sulmi ndaj Krichbaum, për fatin e keq të Ramës është publikuar nga media gjermane.

Sulmi i Ramës përmes narko-medias së tij mjerane është i tipit Stalinist, në stil dhe në përmbajtje. Është po ajo strofkë anti-perëndimore e konceptuar dhe menaxhuar nga vetë Rama e Endri Fuga, që sulmoi para zgjedhjeve të 2013 edhe ambasadorin amerikan në Tiranë. Është i njëjti shtab anti-perëndimor që drejtohet nga pinjollët e nomeklaturës së lartë të regjimit komunist, Edi Rama dhe Endri Fuga.

Sepse deputeti gjerman kur erdhi disa kohë më parë i përplasi Ramës të vërtetën në sy dhe gjithçka doli ashtu siç tha ai duke hedhur në erë mashtrimet e Ramës. E njëjta gjë po ndodh përsëri dhe Rama është në panik. Panik që Ramës i shtohet edhe nga fakti se pala gjermane mund ta testojë Ramën me ndëshkimin e Tahirit, test që Rama nuk do të pranonte në asnjë rast sepse e ka të qartë që “kamikaze” Tahiri do ta “shpërthente” në ajër gjatë kthimit nga Berlini.

Deputeti i djathtë gjerman sulmohet nga narko-media e Ramës me sajesën se gjoja është pro-rus. Për këtë është përdorur një artikull i një gazete ruse i shkruajtur me shkronja cirilike (ruse) (http://www.lragir.am/index/rus/0/politics/rss/43146).

Në shkrim nuk ka asgjë që të tregojë lidhjet apo ndonjë simpati të deputetit gjerman për Rusinë apo Putinin, por thjesht ai përdoret si “argument” nga media klienteliste e Ramës, sepse askush tjetër, përveç njerëzve pranë Ramës, nuk është në gjendje ta lexojë atë shkrim në gjuhën ruse. Por edhe nëse dikush do ta lexonte nuk do të gjente qoftë edhe një fjalë të vetme për lidhjet e deputetit gjerman me Rusinë apo Putin.

Një sajese e ndyrë, por që si çdo e keqe edhe në këtë rast ka një aspekt “pozitiv”: Kancelarja përmes medias gjermane është bërë me dije se ky sulm monstruoz është orkestruar vetë Rama.

Pavarësisht se çfarë ka shkruar media gjermane, kancelarja gjermane Merkel dhe ambasada gjermane në Tiranë duhen bërë me dije zyrtarisht se pranë qeverisë shqiptare është aktivizuar “strofka antiperëndimore” ose më saktë “anti-gjermane” e drejtuar nga Edi Rama dhe Endri Fuga, e cila këtë radhë ka vënë në shënjestër Gjermaninë, më konkretisht një deputet të rëndësishëm gjerman të grupit ku bën pjesë Anxhela Merkel.

Ndoshta është momenti i përshtatshëm për ti bërë me dije edhe faktin që kjo media paguhet me paratë e pista të narkotrafikut, korrupsionit dhe krimit dhe është një revolver në duart e Ramës për të goditur cilindo që thotë të vërtetën, pra që sulmon lidhjet e Ramës me krimin, trafiqet dhe korrupsionin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

tironci21/04/2018 17:04

Pupu cfare turpi. Ktyre su thu dot as ku ju con mushka. Se ska mushke te beje shtegun injorant e mailnj qe kan celur keta.
Po kokes do tju bjere se spi uje alabaklleku ne Europe kujtojne se jane te pazari gjase keta injorante.

Shto koment

Denonco