Përse komisioni zgjedhor s’e trajton çështjen e sistemit zgjedhor?

Përse komisioni zgjedhor s’e trajton çështjen e sistemit zgjedhor?

Nga Kastriot Islami - 20/04/2018

Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore po zvarrit punën dhe në mungesë të plotë vullneti duket se do ti afrohet zgjedhjeve të ardhshme pa arritur objektivat. Votimi/numurimi elektronik dhe identifikimi biometrik do të dështojnë duke nxjerrë përsëri argumentin e mungesës së kohës. Blerja e votës do të mbetet një çështje e pamundur për tu zgjidhur. Për sistemin zgjedhor do të bëhet vetëm zhurma e radhës dhe duket se asgjë nuk do të lëvizë. Votimi i emigrantëve duket se do të shoqërohet vetëm me retorikë politike. Dhe në fund, situata do të tensionohet e [palët do të shkëmbejnë akuza recripoke. Ndërkombëtarët do të kërkojnë që palët të futen në zgjedhje dhe ndryshimet të shtyhen për radhës tjetër…

***

Një nga çështjet më të vështira dhe më të debatuara është ajo e sistemit zgjedhor, një çështje që edhe po pati vullnet të mirë, do të kërkonte një kohë relativisht të gjatë, që nga momenti i përcaktimit të saktë të synimit deri në miratimin e tij, që mund të shoqërohej me ndryshim të ligjit dhe/ose të kushtetutës. Dhe ajo që do të ishte më e vështira, do të lidhej me realizimin e një procesi gjithëpërfshirës dhe të një vendimmarrje pothuajse konsensuale, me mbi dy të tretat e votave e ndoshta edhe më shumë për të shmangur dërgimin në referendum të ndryshimeve kushtetuese nga 20 përqind e deputetëve. Pavarësisht të gjithë këtyre “vështirësive” çështja e diskutimit të sistemit zgjedhor kërkon një përgjigje.

***

Për komisionin e reformës zgjedhore do të shtrohej pyetja: Çfarë do të bëjë ky komision me sistemin zgjedhor? Do të zëvendësohet sistemi aktual me një sistem të ri zgjedhor? Do të ndryshojë sistemi aktual? Apo do të mbetet ky sistem zgjedhor? Këto pyetje kërkojnë përgjigje nga komisioni i reformës zgjedhore, për më tepër që nga momenti i futjes së sistemit zgjedhor aktual e vazhdimisht ka pasur kërkesa për ndryshimin e tij, të cilat janë shpërfillur duke heshtur.

Më konkretisht Komisioni do të duhet ti japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme:

I. nëse do të ruhet i paprekur sistemi aktual, komisioni duhet të japë një përgjigje të qartë dhe jo thjesht të “flasë me heshtjen e tij” duke e anashkaluar cështjen e diskutimit të sistemit zgjedhor. Natyrisht presioni më i madh duhet të vijë nga ato forca politike që duan ndryshimin e sistemit zgjedhor të cilat duhet të artikulojnë politikisht e publikisht kërkesat e tyre të qarta. Fillimisht brënda krahut ku bëjnë pjesë dhe më vonë duke mos përjashtuar edhe bashkimin me forca të krahut tjetër, nëse kanë objektiva të përbashkët.

II. nëse komisioni zgjedhor do të ketë vullnet real politik për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ai duhet të marrë vendimin nëse:

  •  do të zëvëndësohet sistemi zgjedhor aktual me një tjetër të ri, apo
  •  do të bëhen ndryshime në sistemin aktual.

III. nëse do të zëvëndësohet sistemi aktual me një sistem të ri, duhet të përcaktohet sipas “teknologjisë” së dezinjimit të sistemeve zgjedhore, “platforma” për hartimin e sistemit të ri zgjedhor, me qëllimin, objektivin, kriteret dhe procesin e kryerjes së kësaj refiorme deri në momentin e miratimit sa më gjithëpërfshirës.

IV. nëse do të bëhen vetëm ndryshime të sistemit aktual, do të duhet të jepet përgjigja nëse

  •  ndryshimet do të jenë radikale dhe në çfarë drejtimi, dhe
  • ndryshimet do të jenë të pjesshme dhe në çfarë drejtimi.

V. nëse ndryshimet do të jenë radikale, do të duhet të përcaktohet përmes një procesi gjithëpërfshirës se çfarë kërkohet të arrihet me ndryshimet radikale. Për shëmbull, do të synohet që output/rezultati final të jetë sa më afër një lidhjeje proporcionale mes mandateve e votave, pra të favorizohet përfaqsimi parlamentar apo do të synohet që të forcohet qeverisja e qëndrueshme përmes futjes së bonusit.

VI. nëse ndryshimet do të jenë të pjesshme duhet të përcaktohet përmes një procedure gjithëpërfshirëse,

  •  nëse do të lejohen koalicionet paralektorale apo jo;
  • nëse do të jenë të “hapura” apo të “rënditura” listat e partive;
  •  nëse do të ketë apo jo korrigjim kombëtar që e bën outputin/rezultatin në mandate të lidhur më nproporcionalisht me votat e grumbulluara;
  • nëse lejohen koalicionet parazgjedhore atëherë për cfarë koalicionesh do të bëhet fjale, për “koalicione të përbëra”, apo “koalicione klasike” (subjekte elektoral me vetëm një listë kandidatësh); dhe
  •  nëse do të lejohen “koalicionet e përbëra”, do të përdoren, formulat e D’Hondt + Saint Laguere apo formula të tjera për llogaritjen e mandateve nga votat e grumbulluara..

Së fundmi, për shkak të zvarritjeve të punës së komisionit zgjedhor, që me shumë gjsa vjen për shkak të mungesës së vullnetit politik për të kryer reformën zgjedhore, koha në dispozicion për të realizuar ndryshimin e sistemit zgjedhor është shumë e kufizuar, sepse:

  •  prekja e një sistemi zgjedhor kërkon shumë kohë për tu dezinjuar dhe mbi të gjithë për të ndërtuar një proces gjithëpërfshirës si për ta shpjeguar atë ashtu edhe për ta miratuar atë.
  •  do të kërkohej një diskutim brënda cdo partie, por mbi të gjithë mes partive, fillimisht brenda një krahu dhe më tej me mes të gjithë partive së bashku, që konsumon shumë kohë;
  •  do të kërkohej një ekspertizë e lartë vëndase dhe e huaj që kërkon kohë për tu siguruar;
  • do të kërkohej një mediatizim i mirëprogramuar dhe mirëpërgatitur për ta bërë procesin të kuptueshëm, transparent e gjithë përfshirës për publikun.
  •  do të kërkohej të veprohej me shpejtësi për të mbyllur këtë diskutim para zgjedhjeve të ardhshme vendore, sepse rimarrja e këtij debate pas zgjedhjeve vendore do të ishte më i vështirë dhe shumë më i komplikuar.

Syri.net/ 20 prill 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp21/04/2018 16:50

Drita ,respekte.Partite kryesore ne mazhorance dhe ne opozite nese kane vullnet e permbyllin brenda 1 muaji R.Z.Nuk duan se humbasin domenin politik.Partite kryesore ne M-O po te duan votojne nje sere reformash, te rendesishme per vendin, ndaj jane vene si kushte nga BE.Nese nuk do veprojne gjendja do precipitoj me shpejtesi dhe SHBA dhe BE nuk do lejoj as lufte dhe as shpopullim te vendit sic shantazhon Kryeministri.Identifikimi i Noriegve eshte bere me siguri dhe shtegu per te dale eshte akoma i hapur.Ne fund pushtemi i sheshit Skenderbe nga qytetaret dhe desantimi i marinasve Amerikane dhe trupave te NATO-s eshte i mirepritur.

Drita21/04/2018 15:23

Krasasi tp, lexoni me vemendje se cfare thote profesori. Largimi i Rames do te behet me menyra te ngjashme si Kadafi, Sadami apo Noriega; por pas largimit te tij do te behen zgjedhje. Prandaj duhet bere reforma, qe do te zbatohet pas largimit te Rames. Sepse me Ramen nuk zgjedhje dhe zgjedhje do te kete vetem pa Ramen. Kjo dite po vjen; lexo raportin e DASH. Pra, jane dy etapa, e para eshte largimi i Rames me protesta dhe e dyta zhvillimi i zgjedhjeve te lira e te ndershme. Reforma zgjedhore duhet per etapen e dyte. Une keshtu e kam kuptuar gjithcka shkruan profesori qe ka nje eksperience te gjate dhe te pasur ne shkence e politike.

krasasi tp 21/04/2018 12:52

Profesor, mire beni qe na i perkujtoni here pas here, rregullat e funksionimit te nji shoqerie demokratike.Por po Ju me te drejte mendoj Une ,i keni vene me dhjetra epitete,organizimit partiak,qeverises e shteteror.Ne nje vend ku Kryeministri guxon dhe shprehet para Parlamentit se "do iki, kur te dua une" , per cfare do duhen zgjedhjet .Ne nje vend ku Kryeministri zgjedh ta shantazhoji BE me "lufte dhe refugjate" po nuk na celet negociatat, nuk ka vend as per zgjedhje dhe as per reforma.Koha e reformave dhe e kryerjes se "detyrave te shtepise" qe cuan deri ne liberalizimin e vizave, ka perenduar.

Shto koment

Denonco