Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Rrënim moral… ‘Biri i ku*vës’ (bk) si modeli i trimit, të zotit, të aftit…

Rrënim moral… ‘Biri i ku*vës’ (bk) si modeli i trimit, të zotit, të aftit…

Nga SYRI.net - 20/04/2018

Në Shqipëri gjithçka po kthehet me kokë poshtë. Modelet e së keqes po kthehen në modele suksesi. Për shembull, për të treguar se dikush është trim, i fortë, i zoti, i shkathët… i thonë që ai është b.k…. Madje ka nga ata që për të treguar forcën e tyre, trimërinë, zotësinë, shkathtësinë… shkojnë deri aty sa të thonë që “unë jam një bk…që nuk ma del njeri tjetër”.

Ndërkohë që kjo mënyrë banale dhe e turpshme, e të shprehurit është bërë e zakonshme edhe për politikanët, madje edhe për individë që mbajnë poste shumë të larta, deri kryeministër apo ministër.

Në vijim të këtyre lloj replikave me fjalor banal, një politikan shumë i lartë lëshoi batutën në shkallën sipërore të perversitetit se “unë jam bk… më i madh në këtë vend, pavarësisht se nuk e kam nënën k…”. Një degjenerim i pashembullt që nuk ekziston në asnjë vend tjetër.

Në harku kohor të 15 vjetëve, Edi Rama i pari në 2003 dhe i dyti, Saimir Tahiri në 2018 kanë lëshuar kërcënime (sigurisht për shkak të frikës dhe të pasigurisë) me fjalor banal e fjalë të turpshme duke mos treguar respekt as për qytetarët, as për familjet, as për gratë e vajzat dhe as për postin, duke dashur të ekspozojnë fuqinë dhe trimërinë e tyre. Në realitet arrogancën e tyre të shprehur në trajtë perverse dhe fjalor të shëmtuar banal.

Edi Rama ka qenë kryetar bashkie kur ka lëshuar piskamën në mes të sheshit ‘Skëndërbej’, duke ulëritur me fjalor të turpshëm dhe xheste perverse. Aq sa edhe vetë mesa duket e kishte kuptuar më vonë dhe prandaj është detyruar të futet në të gjithë faqet e internetit dhe ta fshijë shprehjen e turpit për të mos lënë asnjë gjurmë.

Nëse do të analizohej me vëmendje ajo që ka thënë Rama në 2003, se “nuk ka asnjë një bir nëne dhe asnjë bk… që të fusë duart në xhepat e mij e të gjej paratë e vjedhura” kuptimi është se “unë Edi Rama jam më i zoti e më i afti nga të gjithë të tjerët, prandaj nuk ka asnjë që mi gjen në xhep paratë e vjedhura”. Sepse nëse do të ishte normal do të thoshte se “nuk kam asnjë lek të vjedhur dhe nuk keni çfarë të gjeni në xhepat e mi”.

Por subkoshienca e detyroi të thoshte pikërisht atë që mendonte se “unë lekët i kam në xhep apo gjetiu por ju nuk mi gjeni dot se unë jam më bk.. se ju”. Thënë me fjalë të pastra: Edi Rama nuk mohoi se ka vjedhur, por tha askush nuk ia gjente dot se ai është më i afti, më i zoti, më i fuqishmi…”.

Por çuditërisht Saimir Tahiri që në 2003 ishte 24 vjeç, vetëm 15 vjet më vonë do të deklaronte në parlament dhe media se “nuk ka bir nënë dhe bk që të më ndalojë mua të bëj drejtësi”. Subkoshienca mesa duket ka prodhuar të njëjtën marrëzi si Edi Rama në 2003. Saimir Tahiri është i akuzuar per lidhjet e tij si ministër i Brendshëm me klanet mafioze, thënë ndryshe ndodhet në bankon e të akuzuarit.

Dhe pikërisht ky individ ka guximin të thotë se “do të bëj vetë drejtësi, dhe meqë jam më i zoti, më i afti, e tjerë e tjerë, drejtësinë do ta bëj vetë”. Që me gjuhën vulgare të Ramës e të Tahirit, ky qëndrim do të thuhej në këtë mënyrë: “Unë vërtet mund të jem i lidhur me klanin mafioz të Habilajve, por s’ka asnjë bir nëne apo bk… që të më pengoj mua të bëj drejtësi. Sepse bk më i madh jam vetë, në kuptimin se jam më i zoti, më i afti, dhe kontrolloj gjithçka për të bërë vetë drejtësinë...dhe ju nuk më dënoni dot…”.

Pra në vitin 2018, Saimir Tahiri, i ka bërë Edi Ramës kërcënimin më të fortë, me të njëjtën shprehje vulgare e të njëjtin mentalitet mafioz si para 15 vjetësh.  Por Edi Rama i është përgjigjur Saimir Tahirit, pa kaluar shumë kohë, në një emision televiziv, duke mos përdorur gjuhën banale, por duke i treguar se “jam më trimi, më i zoti apo më i afti se kushdo tjetër se tij” që pot ë përktheje në gjuhën vulgare do të thuhej se “jam më bk… nga ju të gjithë, prandaj nuk ka asnjë bk… që më të bëjë mua presion”. Në këtë rast shtrohet pyetja: Cili është më bk, pra më i forti nga të dy që nuk çan kokën për kërcënimin e tjetrit?

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

vlonjati21/04/2018 12:02

I drejte konstatimi. Duhet ta pranojme, jemi nje popull i pakuturuar ne pjesen dermmuese, shume pak te civilizuar qe gjithome jemi drejtuar nga njeres jo vetem te pa shkolluar dhe civilizuar, por shume te korruptuar dhe degjeneruar. Por e keqa nuk qendron ketu, por te perpjekjet qe bejme ne si popull per te permiresuar dicka per te ardhmen. Ketu jemi per te vene duart ne koke se edhe ato pak individe qe perpiqen me mish e shpirt per prosperitetin e vendit, shoqeria nuk perkrah. Nuk ka me keq se kaq kur edhe per nje gje qe na pelqen tani ka filluar te perdoret shprehja " q.a motren sa e mire qe ishte"

Labi21/04/2018 09:01

turp perkryeministrin dhe saimir tahirinper fjalorin rrugac qe perdorin.dhese keto jane personat qe na qeverisin. popull mrendohu mire

Niku20/04/2018 17:05

Ky samiri ka thon me tamon se oficerat i kan pas e i kan grate kurvat ma te medhoja keshtu qe dhe kalamojt jan bir e bija kurvash. Ky osht brumi baze i partise se punes tashti socialiste

Shto koment

Denonco