Rama te Merkel për bërë kurban Tahirin, apo ….?

Rama te Merkel për bërë kurban Tahirin, apo ….?

Nga Shënim - 19/04/2018

Tahiri është shkarkuar pas kthimit të Ramës nga Berlini. Ka qenë sugjerimi gjerman që Tahiri të largohej nga qeveria. Sigurisht që dosja e lidhjeve të Tahirit me klanet mafioze kishte qarkulluar edhe në shërbimet dhe përfaqësitë e vendeve të tjera. Por Rama, këtë “pazar” mund ta bënte vetëm Gjermaninë, sepse vetëm mbështetja gjermane i siguron jetëgjatësi politike, përveç asaj amerikane.

Këtë radhë Rama i drejtohet Berlinit me kredenciale shumë më të dobëta. Me sa duket do të shkojë te Merkel me “brekë nëpër këmbë”, për herë të fundit. Madje duke mos pasur asnjë ide sesi do të mbyllet ky takim.

Merkel para një jave është takuar edhe me Vuçiç ku në qendër të bisedimeve ka qenë tema e marrëdhënieve Serbi-Prishtinë duke kujtuar se qëndrimi gjerman për avancimin e Serbisë drejt BE varet fuqimisht nga njohja nga ana e Serbisë e Kosovës.

Merkel do të takohet me Ramën po ashtu edhe për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë. Temë kryesore do të jetë lidhja e politikës me krimin, trafiqet dhe klanet mafioze. Një bisedë që ka dominuar edhe takimin e mëparshëm, kur pala gjermane do të kërkonte largimin dhe ndëshkimin e Tahirit. Ndërkohë që këtë radhë Rama shkon te Merkel përsëri me kokën e Tahirit në tavë ndërkohë që Tahiri e kërcënon Ramën në Tiranë me kokën e Olsit në tavë.

Merkel e ka shumë të qartë lidhjen mes Ramës e Tahirit dhe kërcënimin që Tahiri i bën Ramës me dosjen e të vëllait. Dhe pamundësinë që ka Rama për të dalë nga ky batak. Prandaj edhe Merkel i kërkon Ramës të veprojë, ose të dalë nga ky batak ose të qëndrojë aty së bashku me Tahirin.

Rama është gati të bëjë gjithçka, pra ta dorëzojë pa asnjë mëdyshje apo hezitim kokën e Tahirit dhe do ta bënte këtë gjë me shumë dëshirë te Merkel në shkëmbim të mbështetjes së saj në këtë moment shumë të vështirë. Por ai ka frikë së dalja nga ky batak do ta zhyste në një pellg edhe më thellë nëse Tahiri do të shpërthente sapo të merrte vesh që do të arrestohej, bazuar në pazarin që Rama do të kishte bërë me Merkel.

Rama po niset drejt Merkel për ta dorëzuar kokën e Tahirit sepse në takimin me kancelaren kjo do të jetë kërkesa kryesore konkrete. Ndërkohë është përpjekur shumë ta shtyjë këtë veprim duk i kërkuar asaj ta mbështesë me premtimin se ndëshkimi i Tahirit do të bëhet në rastin më të parë, por mundësisht jo tani se kjo mund ta hidhte në erë.

Ka shumë pak gjasa për të mos thënë do të ishte e pamundur që Merkel, e cila e njeh shumë mirë të gjithë dosjen e marrëdhënieve mafioze mes Ramës e Tahirit, të pranonte pazarin e Ramës për te shtyrë ndëshkimin e Tahirit.

Rama i bindur në vendosmërinë e Merkel për ndëshkimin e Tahirit, do të mund të propozonte edhe një Pazar tjetër. Të shtyhej hapja e negociatave por këtë përgjegjësi ta merrte përsipër Gjermania apo akoma më mirë një shtet tjetër. Dhe nëse kjo do të pranohej, Rama do të premtonte që për një kohë të shkurtër të prangoste Tahirin dhe të justifikonte mos hapjen e negociatave me qëndrimin francez apo hollandez. Duke e shitur takimin me Merkel të shkëlqyer dhe që arriti të garantonte mbështetjen gjermane (në fakt heshtjen) për hapjen e negociatave.

Ndërkohë që për mediat do të thuhej se çështja Tahiri, një sajesë e kundërshtare të tij në Tiranë, nuk u hap fare dhe që Merkel nuk ia kishte kërkuar ndëshkimin e Tahirit. Kjo do të ishte edhe një mënyrë për ta vënë në gjumë Tahirin për ta bërë kurban në një natë të errët.

Syri.net/ 19 prill 2018

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gac 23/04/2018 11:42

Nuk keni si ta shikoni kaq thelle e me imtesi kete problem.Nuk keni asnje te dhene vetem fantazi dhe deshire e juaja kjo qe shprehni.
Me realiste dhe mbeshtetuni ne ndonje fakt e jo duke udhetuar ne hene.

Kokmutin tahir21/04/2018 22:06

Koka e Tahirit eshte nje koke e pavlere , nje koke muti te cilen perplase me nje goditje shkaterruese, pa medyshme, pa dhimbjen me te vogel sepse eshte superLegen! Mos vono!

krasasi tp 19/04/2018 20:21

Te shpresojme mrekulline.Para "kokes se Shqiperise", Kryeministri, mund ti vere perpara "Sulltaneshes" se BE ,"koken "e Tahirit dhe te Olsit.

Shto koment

Denonco