Kjo Shqipnija me krye n’hí…

Kjo Shqipnija me krye n’hí…

Nga Artur Zheji - 18/04/2018

“Ti ke pas kenë një Zojë e Randë, burrat e Dheut e thirrshin Nanë!”

Nuk e di pse ky varg mbetet pas më shumë se 130 vitesh, sikur ta shkruash sot, madhështor ky Pashko Vasë Shkodrani, i trishtuar dhe i pikëlluar deri në asht (kockë).

Sepse mishi tretet dhe ashti mbetet, mizeriet e të përditshmes do t’kalben herët a vonë në dheun e harresës, ndërsa kockat, ashti pra, ngurtësohet e rron e dëshmon egzistencën tonë për qindra e qindra vite…

Ashtu edhe ky varg i Pashko Vasës, këtij dijetari dhe këtij gjenerali të suksesshëm i Perandorisë Turke, Guvernator i Libanit, endet në kohëra si një “varg-asht”, që nuk tretet.

Jo thjesht sepse është i bukur, por sepse është, shumë i vërtetë.

Sepse t’paktë janë ata që e duan këtë Shqipni-Nanë, si një simbol të identitetit të tyre.

Sepse t’paktë ose të aspaktë janë ata, që u pikon një lot dhimbjeje, n’masakrën që u bahet pasunive të saja, në rrobtimin që u bahet, qyqarëve t’shumtë që jetojnë n’ktë tokë t’lashtë.

Sa kokrra mashtruesish që kan msue me rrejtë, para se sa me folë shqip, ja kanë hypë shpinës së kësaj Nane, me thika e garuzhde n’brez dhe nuk ngopen, duke e therrun mishin e tuj ja pi gjakun e pakët, ditë pas dite e vit pas viti.

Dhe banditët krekosen si sipërmarrës dhe një skërfyell i gjatë, një tullumbace e fryrë, që fsheh nën kostumet e shtrenjta 999 komplekset e tija të pashërueshme, u shërben si kryeministër -kryeshërbëtor, në pjatanca të florinjta pasuritë tona kombëtare.

Dhe nuk i plas trapi këtij kryeshërbëtori se çfarë vjen pas dhe se Shqypnija mbetet me kryet n’hi.

E kanë shtrirë Atdheun si një Drenushë të plagosur, që shqyhet nga lukunia e hienave, që qeshin neveritshëm pas shqyerjes së çdo llokme…

Dhe qeshin pështirshëm, kur Drenusha e përgjakur dhe me kryet n’tokë dhe n’hirin e shkrumbit që e rrethon, lshon britma e piskama dhimbjeje…

Dhe lëpinjnë gjakun e saj që u rrjedh nofullave epshqare, dhe përsëri qeshin kur n’agoni, kur kjo ish Zojë e Randë, u bërtet me të madhe e mes lotësh fëmijve të saj:

“Largojuni nga ky vend se do t’ju shqyejnë edhe ju… por pashi t’Madhin Zot!… Mos e harroni se asht gjynah me e bjerr, ktë tokë t’bekueme që na ka dhurue i Lumnueshmi!”

Dhe largohen me turma “klyshët” e Shqypnisë së dergjun, nëpër Botën e madhe, duke e lanë Atdheun e vet në pushtetin e hienave dhe rracës “mosShqypnidashëse”… 

/360 grade/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Djalli21/04/2018 16:20

Turp o Krist për pallavrat që nxjerr nga bodrumet e kryeministrisë. Hiqe pseudonimin dhe vër emrin e vërtetë, "Djalli".

Krist19/04/2018 19:33

Pashko Vasa,patriot t madh,qe na paska drejtue sukseshmen si gjeneral,perandorine turke (!!!),na e paska zhvidhue edhe Libanin e na e paska ba njashtu si Turqenia.E mbasi i rregulloi sic desh sa me siper,doli ne nje breg (me rane neper shkretetire),e na i shkoi mendja tek Shqipnia,qe na e paskan harrue me krye n'hi,ata burrat e dheut (Kush na qenkan keta burrat e dheut,a mos jane Mongolet,Osmanllinjte,sllavet,greket,italianet austrohungarezet,e francezet,qe na i paskan thane Nane?) Ky Pashkoja,njesoj si edhe ata Frashellinjte,apo edhe te tjere te hallakatur gjithandej botes se madhe (rreth e rrotull Osmaneve),por vetem ne Shqipni,si nuk erdhen nje here,ta shikonin,me qe u shkonin lotet cerrrrril,nga malli,e nga qe nuk kishin me se ta kalonin kohen ne mes te gjithe te mirave,fillonin dhe kendonin per ate qe nuk e shikonin (lexoje desheronin)-pra per Shqipnin,qe ata burrat e dheut qe i kishin thane Nane,ja kishin futun kryet n'hi.Ne fund,Zheji ka harruar te shkruaje edhe personazhin e shskrimit-Nastradinin.

Rabbi Yehuda19/04/2018 18:14

Me morrnicove mor, Artur!
Qofsh bekue per kët shkrim!
Ngrite prej dheut mbulue nji trajtë mretnore t'shqipes qi bash m'tinglloi porsi gjuha e Dantes!

Genishtja asht bash esenca e krejnis arbnore e komtare.
Gjuhat e nji kombi jan akseleratoret shpirtnuer t'idealeve.
Coptu paskan kulturen, shpirtsine shqyptare qekurse kam varros dhe denu me shurdhi gegnishten, muziken e shqypes!
Nje faleminers t'thell per knaqsin qi m'dhurove.
Prej nji toksu le e rrit

Fieraku nga Ferrasi19/04/2018 14:16

Bravo Zheji

Daj Jaku19/04/2018 11:18

Çohu shqiptar prej gjumit çohu, e t'gjith si vllazën n'nji bes shtërngonju, se pa ju ba nanat klyshave t'komunistave, me krye n'mut ka me mbet Shqypnia, me të gjith ne mrenë.

Askushi 19/04/2018 10:29

Vetem te shkruash nuk mjafton.
Kete Shqipni me kryet n'hi kush nuk po rrjep e po q*** dhe askush nuk don me ja di.....sepese ky popull eshte thjesht nje bageti pa bari...

Tarasi18/04/2018 22:41

Nje shkrim i perkryer i stilit Shekspirian qe brenda tij ka dhimbjen, ka brengen ka dramen e nje populli te keq qeverisur Nana shqipni qe lengon e vuan po nuk mallkon . Jane bijte e saj qe po i shkaktojne gjemen. E ne keto momente te nje dhimbje kaq te madhe , gjej pak ngushellim e optimizem se nana Shqipni ka dhe djem te ditur e te mbare , njeri prej tyre jeni ju Artur Zheji.

Kuksi trima hiq ska dert e bon nji lufte vjet per 18/04/2018 22:14

Shkrim plot me ndjenj dhe emocion , qe pasqyron realitetin e vertet , e nje Shqiperie qe lengon nga vuajtja ,qe pseudo shqiptare kriminel po e perdhunojne vendin , dheun dhe gjakun tone. Me pak fjale , respekt Artur Zhejit ,shkrim i bukur.....

Shto koment

Denonco