A do ta shpëtojë dot Ornela Vorpsi imazhin e EdRamës?

A do ta shpëtojë dot Ornela Vorpsi imazhin e EdRamës?

Nga Artur Zheji - 17/04/2018

E nurshme, e mirëmbajtur me kujdes, me të folme të kujdesshme, ka tre apo katër ditë që po ‘përmbyt’ mediat e varfra shqiptare me rrëfime prekëse, mallëngjyese dhe të rrëfyera në mënyrë romantike.

E ardhur enkas nga Parisi, dhe e vënë në qendër të vëmendjes si një ish-mike e dashuruar me kryeministrin e sotëm, Ornela, duket tërë kohës në një rol të mirëmenduar.

Ekspozita e saj në ambientet e kryeministrisë, në zyrat dhe nën përkujdesin e ish të dashurit të saj platonik, sot kryeministër, përbën në vetvete një ‘karem’ dhe një joshje mediatike, në të cilën ranë më së shumti mediat e lodhura nga konflikti politik në fshatin shqiptar dhe nga ripërsëritja e temave, shpesh bajate dhe gjit’e me pak ndjellëse.

Nëse do të merreshin thjesht me dukurinë ‘Ornela’, do të kishim thjesht të bënim me një dukuri sezonale, sepse, shqiptarët kanë kureshtje për profile të tilla, të cilat u japin një gëzimin naiv se edhe ndoshta fëmijët e tyre do të mund të shndërroheshin nga një kubiste trupgjatë, në një piktore apo në një shkrimtare që mbijeton në Paris…

Mirëpo si mundet një shkrimtare apo një piktore, bukuroshe dhe tërheqëse në të njëjtën kohë, të shpenzojë një energji dhe një vëmendje të posaçme, për të lajkatuar kryeministrin, nga intervista në intervistë?

Këtu edhe ngec mallëngjimi apo nostalgjia, përkundrejt kësaj dame të ftohtë, që rikthehet në vendin ku e kanë trajtuar padyshim, keq dhe padrejtësisht.

Sepse, a munden të jenë, shkrimtarët apo piktorët e mirë, që respektojnë vetveten, edhe vërtetashkrues edhe lajkatarë të pushtetit në të njëjtën kohë?

Kjo rrëfen se ‘dukuria Ornela’, është në Tiranë, më shumë një dukuri elektorale lokale dhe kjo është e mjerueshme për një artiste, me një mision të mirëfilltë politik të paracaktuar, që ka pak ose aspak lidhje me artin, që mjerisht duket se është një koperturë e misionit të vet të vërtetë.

Sepse ajo, ‘Ornela artiste’, nuk lodhet së ripërsërituri nga intervista në intervistë, ofshama teatrale, për ‘lidhjen e saj të dështuar me EdRamën, ngase ai nuk e dashuroi por njëkohësisht e formoi si njeri dhe si artiste…’ dhe se ‘Edi është shumë i zënë duke u kujdesur për Shqipërinë…’

E të tjera, blablabla të tjera si këto… që dalin nga buzët e saja të ngrira e të ngurtësuara, nga lufta e dëshpëruar estetike, kundër kohës dhe kundër rrudhave…

Është ky pra tipari rebel i artistes ‘self made’? Lajkatimi i pushtetit dhe i të pushtetshmëve, nën fjalët e trukuara të një ish studenteje të viteve ‘90?

Ornela, nuk është kthyer në Shqipëri, për të ringjallur dashurinë e saj të vjetër, përshkruar si nëpër telenovela, por dukshëm për gjëra shumë më konkrete… aspak platonike, shumë tokësore dhe lëndore.

Ka ardhur në Shqipëri si artiste apo si një kubiste e qeverisë Ornela? (Kubistet janë vajza që kërcejnë pothuajse pjeshkëjashtë, mbi ca kuba të ndriçuar, duke u mbajtur në ca tuba, me të cilat fërkohen provokueshëm…)

E njoh Ornelën e viteve ’80-’90, në planin personal, por nuk kam ndërmend ta komentoj, të paktën për ca kohë…

Di edhe shumë detaje që ajo nuk thotë, në lidhje me Ramën, asokohe i martuar me Matilda Makoçin, por nuk është rasti të lëndojmë askënd.

Pas 30 vitesh, duhet me pa e me dëgjuar: Komedinë e re, ‘Vorpsi-Rama’, për me harru kukësianët në burg, zhvatjen e ministrave të korruptuar të kësaj qeverisjeje dhe me restauru imazhin e shkalafitur të kryeministrit në krizë popullariteti.

Tepër antiestetike për besë!

Gjithësesi, duhet thënë se Ornela, nuk ka asnjë arsye ta dojë Shqipërinë, që është sjellë keq me jetën e saj. Pra le të marrë edhe ajo ndonjë kompensim të tërthortë nga taksat tona.

Por a do ta shpëtojë dot Ornela Vorpsi imazhin e EdRamës?

Ka shumë mundësi që “po”… të paktën përkohësisht…deri në zullumin tjetër të radhës të ish profesorit të pikturës, të përshkruar nga Ornela, e mbrritur nga Parisi si restauratore imazhi…

Sinqerisht nuk ndjehem mirë që kjo grua e hirshme dhe inteligjente, paska halle reale në Parisin e shtrenjtë dhe ka mbërritur në oborrin e dorëshpuarve shqiptarë, për të zbukuruar muret e njollosura me mëkate korruptive të kryeministrisë shqiptare. /360grade.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Miu te kiu21/04/2018 13:58

A tha ndonje fjale per artin e vet?
Vendi ka shku per lesh pidhoret vazhdojne botoksin. Kete gjindje neveri edhe me ufot po ta lesh, kur te kthehet ne toke po keto fjale do thote. Ne jemi gjindje ne degjenerim.

zaho17/04/2018 23:39

Kesaj teveqeleje duhet ti vije turp, sepse babane e saje e futen ne burg pikerisht baballaret e ketyre qe kjo ka ardhur ti ngreje ne syte e lolove shqipetare qe ngazellehen me dashurite imagjinare te eynukut te qeverihalese! Ndoshte nuk e botoni por nuk me prishet qejfi sepse ne fund te fundit edhe Trump ka then qe mediat jane plehra! Ps: Nuk e di ne rron babai i saje apo jo ( kemi qene te njohur),por di qe edhe nese ka shkuar ne ate jete do levizte ne varr nga tradhetia e se bijes shkruese mediokre e lajkatare me pagese!

koment17/04/2018 20:01

Kam njohur te jatin e kesaj cupes qe dikur thoshte: Mprehe shpaten per situaten. Ornela, cudia me e madhe tre dite zgjat. Shijoi si te mundesh keto tre dite.Realiteti per fat te keq eshte krejt tjeter nga ai c'ka mund te kuptosh.

Ajo17/04/2018 19:15

Turp per kete grua( nuk mund ta quaj zonje sepse me intuiten time e kam te qarte se nuk eshte) qe paska ardhur nga Parisi ti beje PR - in Rames ne momentin e tij me te keq. Sic duket do jete ne veshtiresi ekonomike te medha dhe e di se Rama me zullumet e tij ka ne duar shuma marramendese, keshtu qe te beje nje dore te mire edhe Ornela qe kurre me pare nuk pyeti per Shqiperine.
Nuk besoj se ajo ka vuajtur ne Shqiperi per shkak te te jatit qe e burgosen komunistet, sepse e jema e saj e paska divorcuar dhe braktisur bashkeshortin per kete shkak.
E jema dhe e bija, me aq sa kuptoj nga vete intervista e saj, kane vuajtur nga paragjykimi i shoqerise per shkak te sjelljeve teper liberale, per te mos thene ndonje fjale tjeter.
Ornela pyet e cuditur se cfare mund te bente nje grua e bukur pa burre pervec se tu “ nenshtohej” duarve te burrave qe zgjateshin drejt saj!!!! Dhe pastaj “ cuditej” se te nesermen po keta burra ecnin perkrahu me bashkeshortet e tyre dhe benin sikur se njihnin. Sigurisht qe do ndodhte ashtu se aq edhe meritonte. Nuk eshte cudi qe Ornela na qenkerka dashuruar me Ramen ( meqe ra fjala a nuk ishte ai i martuar me Makocin ne ato vite?).
Sic thote nje fjale e urte popullore: u rrokullis tenxherja dhe gjeti kapakun.

XXZIU17/04/2018 18:35

Ky shkrim eshte mjaf i goditur ne veprimtarine e zonjes ne fjale, sepse mundimi e veprimi i saj me ardhjen ne shqiperi tregohet me shume per afrimin e saj me KM, se sa ndihma artistike, apo kulturore qe mund te jape kjo me ate ndergjegje qe e shtyne ne veprime te tilla.Ka shqiptare qe na kane nderuare nderojne kombin, por kjo me c;thone nuk pranon qe tithone SHQIPTARE. e ketu kjo eshte e mbaruar, me te tjerat qe thote, thote populli, VARI HEJBET.

kv17/04/2018 17:34

o cfare karve kjo vorpsi

gramoz17/04/2018 17:11

Kurre mos thuaj kurre, sidomos kur behet fjale per edvin kokainen, shpreso Mirela shpreso ku i dihet mbase e le linden per ty. Vetem nje keshille kisha per ty, boll me byth lepirje se na hape barkun.

Ceni17/04/2018 16:57

Histori e perseritur e te semurit mendor Hitler me te dashuren e tij. Ehh ku je o Edvin psokopati, ja dole te hysh ne histori.

tironci17/04/2018 16:56

Asgje se justifikon Ramen nga sistemi mega kleprokratik te jetes social politik ne Shqiperi.
Qofte dhe nje dashuricke rinie. Cudi e madhe si e fryn gjith media nje person te tille. E cili nga te gjithe ne se ka nje histori te ngjashme te tille qe ka nxjere shprehjen te tjere duam te tjere na duan te tjere marim. Dhe Rama ne jeten e tij private si te tille e ka.
Thjesht luhet komedia e Shekspirit shume zhurem per asgje

juri17/04/2018 16:48

po kjo nga doli tani po pse i jepni redesi kesaj kushe eshte kjo a mos bene pjese ne shoqat pse na merzit kemi probleme te tjera AJO don te behet njeri puplik nepermjeet medjave mes ja vari se sja vlen...

Shto koment

Denonco