A do të flasë? 20 pyetje për Mogerinin

A do të flasë? 20 pyetje për Mogerinin

Nga SYRI.net - 16/04/2018

Është ‘fat i madh’ që Shqipëria ka një ‘mike’ si Mogherini që mendon dhe ja do të mirën Shqipërisë. Qoftë e bardhë vizita e saj! Le të shpresojmë që fjala e saj të bjerë në vesh të Zonjës Merkel! Shqiptarët mezi po presin fjalët e saj “të ëmbla” që ngjallin shpresë e optimizëm, se përndryshe mendjen për në Gjermani e kanë.

Por qytetarët, të cilët me mijëra presin të emigrojnë drejt BE pa pritur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, dëshirojnë të dëgjojnë nga goja e Mogherinit të vërtetat që ata përjetojnë çdo ditë. Konkretisht:

A do të flasë Mogherini për çështjen Tahiri, dosja e të cilit është edhe në tavolinën e Merkel?

A do të thotë ndonjë llaf Mogherini për presionin që Rama i bën drejtësisë që të mos ndëshkojë Tahirin?

A ka ndonjë fjalë për të thënë Mogherini për lidhjet e Tahirit me klanet mafioze, siç rezulton nga autoritet e ligjit të vendit nga vjen ajo?

A di gjë Mogherini që vëllai i Ministri të Brendshëm ka qenë i dënuar në Itali për trafik të drogave të forta?

Po për implikimin e policisë, masivisht në kultivimin e marijuanës, a di gjë Mogherini?

A e ka të qartë Mogherini se kultivimi masiv i kanabisit me pjesëmarrjen e rrjetit të policisë dhe nën drejtimin e Tahirit, ishte pjesë e  një strategjie të Ramës për të pasuruar kupolën qeverisëse dhe blerë zgjedhjet?

A do të flasë Mogherini për pasurinë 200 milion euro të Ramës të fshehur në llogari off shore, informacion që fle në zyrën e OSBE në Tiranë?

A do të shprehet Mogherini për emërimin antikushtetues të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme?

A ka ndonjë fjalë për të thënë Mogehrini për korrupsionin e Vllahutin me vilën e blerë me çmim tre herë më të lartë dhe që thuhet se kjo çështje është mbyllur në Bruksel edhe me ndërhyrjen e saj?

A ka diçka për të thënë Mogherini përse rreth dy të tretat e shqiptarëve duan të emigrojnë?

A e ka të qartë që Rama e ka edhe timonin edhe tepsinë e pushtetit ndërkohë që në Raportin e OSBE/ODHIR thuhet se “votat janë blerë dhe votuesit janë kërcënuar”?

 A e di Mogherini se cilët janë 10 biznesmenët që kanë marrë të gjithë koncensionet që po fundosin ekonominë e Shqipërisë dhe cfarë lidhjesh kanë me Ramën?

A e di Mogherini se si janë arrestuar në mes të natës, në dhunim te Kushtetutës e të ligjit ata kuksianë që protestuan para disa ditësh?

A mund të thotë Mogherini dicka sesa e lirë është media në Shqipëri dhe si Rama kontrollon mediat kryesore?

Çfarë mendon Mogherini për rolin e faktorit të tretë që ka përkeqësuar dhe vazhdon të pengojë përmirësimin e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri?

A i ka të qarta Mogherini lidhjet e Ramës me individët me rekorde kriminale që ende kontrollojnë një pjesë të rëndësishme të pushtetit?

A e ka të qartë Mogherini se në çfarë nivelesh ka arritur papunësia e të rinjve në Shqipëri dhe a mund të thotë se cila është përgjegjësia e qeverisë Rama?

A i ka lexuar Mogherini raportet e KLSH që flasin për korrupsionin e Ministrave dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë Rama dhe a diçka për të thënë?

A e ka të qartë Mogherini se shoqëria civile në Shqipëri ka vdekur ose ajo është tërësisht nën kontrollin e Ramës?

Dhe së fundmi, a i duket Mogherinit normal që Rama e quan popullin  e tij “një organ seksual që nuk ngrihet”? Dhe çfarë i duhet bërë popullit që të ngrihet, nëse ka ndonjë ide?

Kaq për këtë radhë. Të gjithë e dinë sa djalë i mirë është Rama. Se çfarë mendon Mogherini për Ramën. Të gjithë presin ndonjë fjalë për të mirën e shqiptarëve. Se nëse do të vazhdohet me stilin e zakonshëm, të gjithë të rinjtë i kanë gati trastat për të emigruar.

Ishallah Mogherini na thotë ndonjë fjalë të mirë për LGBTQ… apo na bën me dije për ndonjë projekt për mbrojtjen e tyre!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

e sakte 17/04/2018 10:44

te persh. dhe te pergezoj per guximin gazetresk,bravooooo

ariariu16/04/2018 23:34

Mos I kerkoni Mogherinit kaq shume memorje!Ajo nuk di per mbesen e vet,ne se eshte kapur me cocaine,e jo po di per E-dramen kryetrafikant?

Tarasi16/04/2018 14:53

Asqe behet fjale qe zonja e Brukselit te flase rreth te vertetave qe disa ngrihen sakte ne pyetjet e bera ne artikull. I sigurt jam , si gjithmone retorika e burokrateve te Brukselit ka qene dhe mbetet : Shqiperia ka bere hapa perpara , eshte ne rrugen e duhur e pallavra te tjera. .

Asidalim nga16/04/2018 10:55

Me rezerva lsyri ngre 20 pyetje duke perzgjedhur me pikantet, nderkohe qe si qytetar kam edhe une pyetjet e mia.
1- pse kupola e plocise qe duam eshte ne drejtim te paditur?
2- kush e goditi gazetarin Ismet Drishti dhe pse nuk jane kapur autoret?
3- 20 perqin e zgjedhjeve jane blere sipas nje investigimi te BE, pra 20 deputete ulegjitime kane krijuar maxhorance, a mundet Mogerini te na tregoje si te d kjo situate per ti kthyer pushtetin popullit
4- pse Rama nuk degjon Fondin monetar e BB por vazhdon me PPsp e koncebsionet?
5- si do veprohet me anetare e komosionit te vrtingut qe jane zgjedhur jashte kritereve dhe jane perfaqesues te mazhorances?
6- kush e mban pergjegjesine qe sot nuk kemi gjykate kushtetuese dhe cfare pergjegjesie kane BE?
7... Ka aq shume pyetje por....
Se fundmi....a ka mundesi mos ta shohim fytyren fare sepse ne kete derexhe na sollet ju te BE me konsulencat e majme qe moret por renuat besimin tone te nderkombetsret sepse bete eksperiment me ne duke na lene ne mjerimin me te madh e na vrate shprese. Ne do vejme si duam vete tani, si te na thote mendja jone pasi e duam veten shume e po te gabojme kure sdo benim fajet tuaja me legjislacionin dhqiptar.

Shto koment

Denonco